<b></b> Aziz Salihu: Legjendat si Xhevdet Peci po vdesin prej stresi e nervoze, po lihen anash – ishte boksier i madh

Aziz Salihu: Legjendat si Xhevdet Peci po vdesin prej stresi e nervoze, po lihen anash – ishte boksier i madh

09.05.2022 21:24

Sot në orët e mbrëmjes ka ndërruar jetë Xhevdet Peci, boksier legjendar, i cili kohëve të fundit po jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pak orë më parë, vdekjen e tij e ka konfirmuar sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, duke thënë se ka qenë befasi se nuk ka pasur asnjë sëmundje.

Aziz Salihu, një legjendë tjetër e boksit kosovar, i tha Gazetës Nacionale se lajmin për vdekjen e Pecit e ka çuditur. Salihu tha se të gjithë sportistët që kontribuuan shumë po vdesin për shkak të nervozes e stresit që janë lënë pas dore.

U tranova krejt, u çudita. Unë po të kallxoj realitetin, sportistat e mëdhenj që janë, krejt prej stresit po vdesin, prej nervoze se t’u i lanë rrugëve njerëzit më të mëdhenj të sportit. Këto janë krejt problemet pse po vdesin, se edhe ai u kanë selektor tani e hekën prej selektorit, edhe prej nervozes njeri çka s’bën, a është qashtu? Për mue janë krejt këta që po vdesin njerëzit e mëdhenj, krejt prej stresit që po iu krijohet”, tha Salihu për Nacionale.

Madje, ish-fituesi i medaljes së bronztë në Olimpiadën e Los Anxhelosit të vitit 1984, tha se edhe ai do të vdes për shkak të stresit. Tutje, ai tha se Peci ishte një legjendë e madhe e boksit.

Krejt këta që janë të mëdhenj në vend që me i ruajt e me i dashtë më shumë jo me i lanë rrugës, e kjo është pse po iu shkaktohen sëmundjet apo vdekjet e papritura. Njejtë ndoshta ka me shku edhe unë. Edhe ky Xhevdet Peci u kanë bokser i madh, me të vërtetë po me vjen gjynah se si po shkojnë, si Fadil Vokrri, si Xhevdeti”, tha ai.

Ai ka treguar edhe për ndeshjen e Pecit që e mban ende mend.

Valla ka qenë një amerikan e pati mujtë me knockout në Vjenë. Në Jugosllavi ai ka qenë 6 herë kampion i Jugosllavisë, unë jam kanë 10 herë, unë e ai kena bo boom, jena më të mëdhenjtë, më të mirët”, tha Salihu për Nacionale.

Kush ishte Xhevdet Peci?

Xhevdet Peci vdiq sot, më datë 9 maj 2022. Ai vdiq në moshë 67-vjeçe. I lindur në një fshat të Mitrovicës, gjegjësisht në Zhazhë, filloi që herët të merrej me boks. Këtë e bëri që prej moshës 16-vjeçe. Ushtrimet i zhvillonte pranë palestrës ku i mbante aktivitetet e saj klubi mitrovicas i boksit "Akumulatori". Veçohej si njëri prej boksierëve më në emër dhe më premtues që atëherë. Ai, si edhe shumë ish-boksierë tjerë të gjeneratës së tij, patën fatin të punojnë me trajnerin e mirënjohur Lah Nimani.

Ky i fundit te Xhevdeti shihte një margjinë përmirësimi dhe talenti të veçantë. Përveç këtyre aspekteve që i cekëm, Xhevdet Peci shquhej për urtësinë e tij dhe zellin në punë.

Binomi Xhevdet Peci dhe Lah Nimani iu bashkuan klubit të boksit Prishtina në pjesën e dytë të sezonit 1973-1974. Me këto afrime klubi kryeqytetas i boksit do ta ndryshonte trasenë e saj njëherë e përgjithmonë në vitrinën e sukseseve që do t'i korrte në vijim.

Tjera nga autori:
1