Ballkani përballet me Zalgirisin në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve - NACIONALE

Ballkani përballet me Zalgirisin në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kampionia e Kosovës Ballkani do të përballet me Zalgirisin në rrethin e parë kualifikues në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjen në garën më prestigjioze evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.

Në shortin e hedhur sot në Nyon të Zvicrës, Ballkani mësoi se do të përballet me klubin lituanez në debutimin e saj në kualifikime për një garë evropiane.

Fituesi i rrethit të parë kualifikues kalon në rrethin e dytë kualifikues. Klubi humbës në rrethin e parë kalon menjëherë në rrethin e dytë kualifikues në garën e tretë të UEFA-s, Europa Conference League.

Më 5 dhe 6 korrik zhvillohen ndeshjet e para të rrethit të parë kualifikuese, ndërsa ndeshjet e kthimit më 12 dhe 12 korrik.

Ballkani do ta zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi, ndërsa të kthimit në Lituani.

Klubi nga Suhareka e siguroi një vend në kualifikime për Ligën e Kampionëve për sezonin 2022/23, pasi e fitoi titullin në Superligë për herë të parë në historinë e klubit sezonin e kaluar.

Për Ballkanin, që ta sigurojë pjesëmarrjen në fazen grupore, i duhet t'i kalojë tri runde kualifikuese, plus play-off'in, pra t'i mposhtë katër skuadra seç herë e më të forta.

Në rast se Ballkani mposhtet nga Zalgirisi, atëherë ky nuk do të jetë fundi për të në kualifikime për garat evropiane këtë verë, sepse do të kalojë në rrethin e dytë të Europa Konference League, garës së kategorisë së tretë evropiane.

Lajme të ngjashme