<b></b> Bayern e mbyll me barazim sezonin kundër Wolfsburg, Dortmund me përmbysje fiton ndaj Hertha Berlin

Bayern e mbyll me barazim sezonin kundër Wolfsburg, Dortmund me përmbysje fiton ndaj Hertha Berlin

14.05.2022 17:28

Bayern Munich nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë ndaj Wolfsburg, derisa Borussia Dortmund me rikthim ka triumfuar kundër Hertha Berlin, në xhiron e fundit për këtë edicion në Bundesliga.

"Bavarezzët" ishin duke triumfuar 0:2 ndaj Wolfsburg, por këta të fundit u përmbysen në 2:2.

Talenti Josip Stanisic kaloi Bayern Munich në epërsi pas 17 minutave lojë, duke shënuar me kokë pas harkimit të mrekullueshëm të Joshua Kimmich nga këndi (17').

Ndërsa, shtatë minuta më vonë, Thomas Muller dyfishoi rezultatin, por që u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Ishte Robert Lewandowski që shënoi nga afërsia për të dyfishuar rezultatin pas një asistimi të Muller, gol që ndoshta është i fundit në fanellën e skuadrës gjermane pasi drejtori i klubit veçse ka konfirmuar se dëshiron të largohet nga "Allianz Arena".

Mirëpo, vetëm pesë minuta më vonë, Wind pranoi një top të bukur nga Kruse për të ngushtuar rezultatin (45').

Golin e barazimit për vendasit e shënoi vetë Kruse nga afërsia (55').

Kështu, Bayern Munich e mbyll edicionin me 77 pikë të mbledhura, derisa Wolfsburg e përfundon këtë vit si pozitën e 12-të me 42 sosh.

Kurse, në sfidën tjetër, Borussia Dortmund me një përmbysje në rezultat e ka mbyllur sezonin me fitore ndaj Hertha Berlin.

Mysafirët kaluan në epërsi përmes Belfodil që u tregua i saktë nga pika e bardhë (18').

Dy skuadrat kishin raste të mira shënimi, por që assesi nuk i konkretizuan, kësisoj kështu mbeti rezultat në këtë pjesë.

Erling Haaland shënoi golin e fundit për klubin ‘verdhëzinj’ duke u treguar i saktë nga pika e bardhë për të barazuar rezultatin (68').

Ndërsa, talenti Moukoko realizoi për të përmbysur dhe vulosur fitoren pas harkimit të Bellingham (84').

Borussia Dortmund e mbyll këtë edicion si pozitë e dytë me 69 pikë, derisa Berlin tani është në barazh duke qenë në pozitën e 16-të me 33 sosh.

Përfundon sezoni 2021/22 në Bundesliga

Me këto ndeshje të përfunduara, edhe ky edicion i Bundesligas ka marrë fund, me Bayern Munich që festoi disa xhiro më parë titullin e kampionit për të 10-en herë radhazi.

Borussia Dortmund, Bayer Leverkusen dhe RB Leipzig do marrin pjesë në Ligën e Kampionëve, Union Berlin dhe Freiburg në Ligën e Evropës, derisa FC Koln në atë të Konferencës.

Sa i përket rënies, Arminia Bielefeld dhe Greuther Furth bien në Bundesliga 2, derisa Hertha Berlin si pozitë e 16-të do zhvillojë një ndeshje në 'play-off'.

Tjera nga autori:
1