<b></b> Bostoni e arrin fitoren në Chase Arena, aty ku askush nuk i mposhti ‘Luftëtarët’ këtë sezon në play-off

Bostoni e arrin fitoren në Chase Arena, aty ku askush nuk i mposhti ‘Luftëtarët’ këtë sezon në play-off

03.06.2022 19:11

Boston Celtics ka arritur që ta mposhtë Golden State Warriors si mysafire në ndeshjen e parë finale, dhe kjo nuk kishte ndodhur këtë sezon në play-off për këta të fundit. Ndeshja përfundoi 120:108 në të mirë të Celtics.

Kjo ishte ndeshja e parë e finales së madhe në NBA e deri këtu Bostoni pati rrugëtim më të vështirë për dallim nga Warriors.

Bostoni për të ardhur deri në finalen e madhe iu deshën dy fitore në shtatë ndeshje e ndërsa një tjetër e fitoi me lehtësi. Fillimisht u përball me Brooklyn Nets e që i kaloi lehtësisht me rezultat të përgjithshëm 4:0 e që ishte një nga befasitë më të mëdha të sezonit sepse Brooklyni i Kevin Durant e Kyrie Irvingut cilësohej si një nga favoritët kryesor për ta fituar të gjithë garën. Pas kalimit të pengesës së parë i erdhi radha gjysmëfinales dhe finales së konferencës lindore e që ishin më të mundimshme, ku të dyja përballjet i fitoi në ndeshjen e fundit. Fillimisht në gjysmëfinale ndaj Milwaukee Bucks e pastaj në finale ndaj Miami Heats.

Ndërsa për Warriors përshkroi rrugë paksa më të lehtë e që ndoshta edhe kundërshtarët nuk i kishte të nivelit siç i kishte Bostoni. Seria më e gjatë për luftëtarët në play-off deri më tani ishte gjashtë ndeshje. Fillimisht eliminoi Denver Nuggets me rezultat 4:1 për të kaluar në gjysmëfinale të konferencës perëndimore e ku u përballen me Memphis Grizzlies e të cilët i mposhtëm me rezultat të përgjithshëm 4:2. Finalja e konferencës perëndimore përfundoi më shpejtë seç pritej, sepse kundërshtar e kishte skuadrën e Luka Doncic, Dallas Mavericks. Askush nuk priti që Warriors do të triumfonte me aq lehtësi në finale, e ku e humbën vetëm një ndeshje për rezultatin 4:1.

Krejt kjo rrugë e të dy skuadrave na shpiu në finalen e madhe ndërmjet këtyre të dyjave.

Ndeshja e parë u luajt në Chase Arena, në shtëpinë e Golden State Warriors e që do të jetë nikoqire edhe në ndeshjen pas tri ditëve.

Siç edhe u tha më lartë, pika e fortë e Warriors është Chase Arena e ku nuk kanë pësuar humbje gjatë këtij play-offi më parë, e Bostoni ia bëri sefte.

Golden State takimin e filloi pak më mirë duke e fituar çerekun e parë me rezultat 32:28, pra +4 pikë epërsi. Çereku i dytë foli në të mirë skuadrës së Ime Udokas ku arritën ta shkrinin rezultatin e të shkonin në pushim me një epërsi të lehtë prej dy pikëve, pra çereku i dytë përfundoi 28:22 për Bostonin.

Çereku i tretë foli në të mirë të Warriors, e për përcjellësit e NBA e dinë që pikërisht këtë çerek luftëtarët kanë qenë gjithmonë dominues. Gjatë kësaj periode Golden State Warriors arriti të shkojë në +12 pikë, por kjo nuk bëri që të gjelbërit të dorëzoheshin. Jo vetëm që nuk u dorëzuan por ata arritën ta kthenin ndeshjen në favor të tyrin duke i demoluar tërësisht. Çereku i katërt përfundoi 40:16 për Bostonin, pra +24 pikë e që në fund triumfuan me epërsi 12 pikëshe, 120:108.

Më të mirët e ndeshjes ishin Al Horford e Jaylen Brown, me nga 26 dhe 24 pikë respektivisht e Jayson Tatum dështoi të impresionoi sërish duke u paraqitur mjaftë dobët. Tek Warriors si gjithnjë më  i miri ishte Stephen Curry me 34 pikë, 21 nga to i shënoi nga distanca për tre pikë.

Ndeshja e dytë finale do të zhvillohet më 6 qershor e sërish do të jetë vendase skuadra e Golden State Warriors.

Kujtojmë se edhe ndeshja finale luhet në shtatë ndeshje nëse është e nevojshme apo thënë ndryshe skuadra që arrin katër fitore shpallet kampion për sezonin 2021-22.

Tjera nga autori:
1