<b></b> Giresse: Ndeshja kundër Greqisë është e rëndësishme, por nuk mund ta cilësoj si finale

Giresse: Ndeshja kundër Greqisë është e rëndësishme, por nuk mund ta cilësoj si finale

11.06.2022 18:03

Përzgjedhësi i  Kosovës, Alain Giresse, është prononcuar për shtyp një ditë para ndeshjes vendimtare përballë Greqisë.

 

"Ashtu siç e kam thënë që ndeshja është shumë e rëndësishme, ndaj Greqisë gjithmonë është e rëndësishme, por nuk mund ta them nëse është finale, por do jetë shumë e rëndësishme që do të vuloste fitoren dhe kalimin në grupin B", u shpreh fillimisht Giresse.

Giresse ka komentuar problemet me lëndimet që po i ka Kosova.


"Po është e qartë se kemi pasur shumë probleme me lëndime dhe suspendime, por me këta lojtarët që kanë mbetur pjesë e grupit do tentojmë të marrim më të mirën. Deri më tani këto janë mungesat, megjithatë shpresoj që nuk do të kemi probleme me mungesa në ndeshjet e radhës.

"Ne jemi këtu me këtë normë të futbollistëve që kemi dhe jemi obliguar ta përfaqësojmë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme me këtë grup të lojtarëve që kemi", nënvizoi ai. 

Njëherazi, Giresse komentoi edhe mungesat e Dresheviç dhe Fazlijit.

"Mungesat e Fazliji dhe Dresheviq? Po, është e vërtet që janë lojtarë shumë të rëndësishëm, por tashmë nuk janë me ekipin dhe nuk mund t'i përdorim. Nëse flasim për mungesa, do mbesim të flasim tërë natën. Duhet të formojmë një 11-she me këta futbollistë që i kemi", shtoi Giresse.
 
Giresse shpjegoi arsyen pse nuk u ftuan lojtarët e listës rezervë për të zëvendësuar të lënduarit.
 

"Pse vetëm 24 futbollistë dhe nuk janë ftuar lojtarët që ishin në listën rezervë? Fillimisht duhet të themi që të gjitha ekipet kanë pasur 24 futbollistë, ashtu si ne. Nga ky kontigjen kemi përdorur 17 futbollistë, ne kemi pasur probleme me lëndime dhe suspendime dhe nuk ka qenë e lehtë që t'i zëvendësojmë ata. 

"Janë dy forma që mund t'i përgjigjem kësaj pyetje, nëse do kishte lëndime në fillimin e kampit atëherë po do të mundësha t'i zëvendësoja. Por nëse i ftoj 30 lojtarë, atëherë në ekipe do kisha probleme sepse disa do ishin në stol dhe në tribuna, që do t'iu nxjerrte probleme skuadrave të tyra".

"Nëse është pyetja sa i përket zëvendësimit, atëherë duhet të them se koha është shumë e shkurtër që ata t'i bashkohen kampit", theksoi Giresse.
 
Në fund të konferencës për shtyp trajneri francez u pyet edhe rreth formacionit bazë që ka ndërmend ta zgjedhë për nesër, por ai hezitoi të japë detaje shtesë.

"Në fakt nuk mund të flasim për lojtarët se si mund të luajë ekipi në dhomat e zhveshjes, por sido që të jetë duhet ta përshtatemi në mungesat që kemi, por edhe në karakteristikat e lojës që ka skuadra kundërshtare", përfundoi Giresse.
 
 
 

 

Tjera nga autori:
1