<b></b> Goli i Sergio Agueros që ndryshoi gjithçka për Manchester Cityn

Goli i Sergio Agueros që ndryshoi gjithçka për Manchester Cityn

13.05.2022 10:39

Goli i Sergio Agueros, që ia fitoi titullin në Premierligë Manchester Cityt një dekadë më parë, ndryshoi gjithçka për klubin, thotë presidenti Khaldoon al-Mubarak.

Mënyra se si e kontrolloi topin dhe pastaj gjuajti Aguero në minutën e katërt të kohës shtesë në ndeshjen e fundit të sezonin kundër QPR-së në Etihad Stadium ka mbetur në historinë e futbollit anglez.

Ai gol ia fitoi Cityt titullin e parë në Premierligë në epokën e Abu Dhabit.

Po ashtu, ai gol ia mohoi Manchester Unitedit titullin e kampionit që mendonte se e kishte fituar.

Aguero do të nderohet shërbimin e tij nëntëvjeçar në City me një statujë këtë të premte, pra sot, në 10-vjetorin e golit të tij të famshëm.

“Ai është çasti që ndryshoi gjithçka”, tha Khaldoon.

“Nëse i shikon 10 vitet e fundit, ai ishte çasti që na tregoi se çfarë na pret neve. Mendoj se ai është legjendë e këtij klubi”, shtoi ai.

Unitedi ishte kampion në fuqi para ditës së fundit të sezonit 2011/12, dhe besonte se e kishte siguruar titullin e dytë radhazi kur ndeshja e tij e fundit kundër Sunderlandit përfundoi, derisa lajmi për golin sensacional të Agueros mbërriti.

Që prej atëherë, City e ka fituar Premierligën edhe katër herë të tjera dhe është buzë titullit të pestë këtë sezon.

Derisa Unitedi ia doli ta fitojë titullin një vit pas titullit të parë të Cityt, trofeu i 2013-s është i fundit deri më sot për të, që tregon për ndryshimin e pushtetit nga Old Trafford në Etihad.

Karriera e Agueros në City mbaroi verën e kaluar, kur ai iu bashkua Barcelonës, por qëndrimi i tij në Camp Nou u ndërpre para kohe për shkak të problemi me zemër të që detyroi argjentinasin ta lërë futbollin.

Aguero është lojtari më i fundit që do të nderohet me statujë në Etihad Stadium, pas ish-bashkëlojtarëve të vet, ish-kapitenit Vincent Kompany dhe yllit të mesfushës David Silva.

Aguero do të jetë i pranishëm në shpalimin e statujës së tij të premten në mëngjes.

“Të them të drejtën, kjo është një gjë shumë e bukur për mua. Në ato 10 vite kam qenë në gjendje të fitoj shumë trofe dhe t’i ndihmoj klubit të bëhet njëri prej klubeve më të rëndësishme në botë”, tha Aguero.  

Tjera nga autori:
1