<b></b> Jeta ndryshe e Flamini si ambientalist: Misioni është të reduktohet ndotja kimike

Jeta ndryshe e Flamini si ambientalist: Misioni është të reduktohet ndotja kimike

18.06.2022 20:53

Mathieu Flamini mbahet mend nga futbolldashësit për sezonet e kaluara si ish-futbollist i Arsenal dhe Milan. Sot, si 38-vjeç, ka tjetër agjendë në jetën e tij. 

Futbollistët pasi ta përfundojnë karrierën e tyre zakonisht janë të prirë të licencohen si trajnerë futbolli, drejtorë sportivë apo në disa raste iu qasen edhe përvojës si opinionistë televizivë në platformat e ndryshme që paguajnë shifra të majme. 

Në rastin e Flamini, ai ka marrë tjetër orientim pasi ka vendosur të heq dorë si futbollist aktiv. Ai është bashkëthemelues i ndërmarrjes kimike, GFBiochemicals, e cila ka për qëllim ta luftojë ndotjen e ambientit, duke prodhuar acid levulnik, mirëpo në sasi të duhur për ta ruajtur mjedisin. 

Në të njëjtën ndërmarrje bën pjesë edhe një tjetër ish-mesfushor i spikatur, spanjolli Santi Cazorla. Rreth këtij angazhimi vetë Flamini sot shtë prononcuar për të përditshmen italiane Corriere Della Sera.

"Kur në 2008-en isha në Milano, për të luajtur si futbollist i Milan, kam njohur disa inxhinierë dhe shkencëtarë italianë. Së bashku e kemi marrë këtë rrugëtim, ku kemi arritur një marrëveshje edhe me universitetin Politecnico të Milano, ku ndër të tjera kemi zhvilluar edhe bio-levulnikun, duke e nxjerrë nga burimet biologjike të ripërtërijshme.

"Misioni ynë është ta reduktojmë ndotjen kimike. Kimia është e pranishme në produktet që i përdorim gjatë tërë ditëve dhe shumë konsumatorë nuk janë në dijeni për këtë gjë.

"Të gjitha produktet që përdoren përditshmërisht, si shamponët, kozmetika, produktet për ta higjienizuar shtëpinë - vijnë nga kimia. 
"Kam parë me sytë e mi dëmet e shkaktuara nga ndryshimi klimikatik: shkrirja e akullnajave apo rritja e nivelit të detit", ka nënvizuar Flamini.

Flamini sa ishte futbollist aktiv vazhdimisht ka luajtur në ligat më të mëdha evropiane. Në përjashtim të Bundesliga, në katër kampionatet tjera ka pasur përvoja të ndryshme. Getafe ishte skuadra e fundit në të cilën luajti, aty ku bëri 18 paraqitje dhe në vitin 2019 vendosi t'i japë fund karriës si futbollist, për t'iu fokusuar një lëmie të veçantë, si ajo e kimisë.

Francezi ishte llogaritur prej personave më të pasur në botën e sportit. Madje, mediat britanike raportonin një vit më parë se vlera e pasurisë së tij shkonte në 25 miliardë euro. Diçka të tillë Flamini e kishte demantuar. "Dua të saktësoj që nuk i kam të gjitha ato para në xhirollogarinë time. Ajo është një shifër që nuk përputhet as me vlerën e kompanisë sime", ishte shprehur ai.

Ajo që është evidente dhe që nuk mund të kontestohet, është se burimet financiare të sotme të Flaminis janë sa e sa më të mëdha sesa dikur si futbollist. Kjo në masë të madhe është një risi për ish-futbollistët, pasi të rrallë njihen ata që kanë prirje për ta programuar dhe ideuar një aktivitet biznesor. Në rastin e francezit Flamini, ai ka qenë bashkëkohor me idenë për themelimin e kompanisë së tij, duke thithur fonde dhe arkëtuar shuma të mëdha parash.

Tani është në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të kompanisë, si dhe bashkëthemelues i saj nga viti 2010, së bashku me partnerin e tij Pasquale Granata. Në vazhdim të aktivitetit të tyre, ata përveç që kanë instaluar një raport bashkëpunimi me universitetin e Milanos, një gjë të tillë e kanë bërë edhe me atë të Pisas, duke siguruar ekspertizat e nevojshme për të operuar. 

 

Tjera nga autori:
1