<b></b> Joshua para rimeçit me Usykun: Unë jam mbreti i rikthimeve

Joshua para rimeçit me Usykun: Unë jam mbreti i rikthimeve

22.06.2022 10:51

Anthony Joshua e ka vlerësuar veten si mbreti i rikthimeve, para rimeçit në kategorinë e rëndë kundër Oleksandr Usyk në Arabinë Saudite më 20 gusht.

Joshua doli ballë për ballë Usykut për herë të parë që prej se i humbi titujt në WBA, IBF dhe WBO në shtator në Londër.

Në një konferencë për media, Joshua foli me vetëbesim të plotë në synimin e tij për t’u bërë kampion i botës për herë të tretë.

“Nëse e dini historinë, e dini se unë jam mbreti i rikthimeve”, tha Joshua, 31-vjeçar.

“Mund të më rrëzosh, por është e vështirë të më mbash në rrëzuar”, shtoi ai.

Në të kaluarën, Joshua i kishte humbur titujt e njëjtë edhe kundër Andy Ruiz, para se t’i rikthente më vonë duke e fituar rimeçin.

Konferenca për media në Arabinë Saudite u mbizotëruar nga lëvdatat e mëdha për këtë vend nikoqir, i cili është përballur me akuza për shkelje të të drejtave të njeriut dhe tash është duke e kryer një sulm ushtarak në Jemen që ka shkaktuar krizë humanitare.

Joshua, i cili i lartësoi anëtarët e familjes mbretërore saudite në përgjigjen e parë, përkrah e kishte trajnerin e vet të ri, Robert Garcia.

Ndryshimi i trajnerit është njëra nga ndryshimet e shumta që boksieri britanik thotë se i ka bërë për këtë rimeç.

“Në luftën e shtatorit, unë gabova ndërsa ai (Usyk) nuk gaboi”, tha Joshua, i cili shtoi: “Më desh ta pranoja këtë disfatë si burrë dhe të marr përgjegjësi”.

Usyk, ndërkohë, ka kaluar kohë në Ukrainë duke ndihmuar përpjekjet për luftën kundër Rusisë, prandaj në fillim të verës dukej se rimeçi mes tyre do të shtyhej.

Por 35-vjeçari ukrainas mori leje për t’u larguar nga vendi në mars për të ushtruar për luftën e dytë me Joshuan.

I pamposhtur në 19 ndeshje profesionale, Usyk nuk tha shumë, vetëm se po luftonte për Ukrainën.

“Kushtet në shtëpinë tonë (Ukrainë) nuk janë mirë për momentin. Kurrë nuk kam bërë fjalime të mëdha, e gjitha që kam bërë është puna e madhe, në palestër, dhe këtë do ta bëjë deri në ditën e luftës”, tha Usyk.

Tjera nga autori:
1