<b></b> KF Llapi merr 'kurorën' si klubi më i shtrenjtë në Kosovë, Ballkani i dyti

KF Llapi merr 'kurorën' si klubi më i shtrenjtë në Kosovë, Ballkani i dyti

20.06.2022 20:46

Klubi futbollistik Llapi tani zyrtarisht është klubi më i shtrenjtë në Kosovë sa i përket vlerës së futbollistëve në ekip, ndjekur nga kampioni i Kosovës, FC Ballkani.

Skuadra e Tahir Batatinës ka pasur një ngritje të jashtëzakonshme në kartonët e lojtarëve prej 17.6 për qind, ose plot 600 mijë euro më shumë.

Momentalisht, Llapi vlen plotësisht 4.08 milionë euro me 29 lojtarë në skuadër, ndjekur nga Ballkani me 3.93 milionë euro, por kjo e fundit ka 27 lojtarë në skuadër.

Pas këtyre dy skuadrave, nënkampioni i Kosovës, Drita zë pozitën e katërt me 3.88 milionë euro, ndjekur pastaj nga Prishtina me 3.43 milionë euro dhe Gjilani që zë pozitën e pestë me 2.73 milionë euro.

Renditja e top 10 skuadrave që garuan në Superligë edicionin e kaluar sa i përket vlerës ekipore:

1.Llapi - 4.08 milionë euro (29 lojtarë)

2.Ballkani - 3.73 milionë euro (27 lojtarë)

3.Drita - 3.88 milionë euro (25 lojtarë)

4.FC Prishtina - 3.43 milionë euro (30 lojtarë)

5.S.C Gjilani - 2.73 milionë euro (28 lojtarë)

6.KF Drenica - 2.0 milionë euro (29 lojtarë)

7.FC Malisheva - 1.93 milionë euro (26 lojtarë)

8.KF Ulpiana - 1.75 milionë euro (26 lojtarë)

9.KF Dukagjini - 1.75 milionë euro (31 lojtarë)

10.Feronikeli - 925 mijë euro (24 lojtarë)

Në përgjithësi, Superliga e Kosovës vlerësohet rreth 26.38 milionë euro që është një ngritje afro dy milionë euro në krahasim me janarin e kaluar.

Përpos "çmimit" si klubi më i shtrenjtë, Llapi gjithashtu ka edhe lojtarët më të shtrenjtë në Kosovë

Përpos "çmimit" si klubi më i shtrenjtë për momentin në Kosovë, edhe lojtarët e Llapit qëndrojnë në krye si lojtarët më të vlerësuar në "Transfermarkt"

Francisco Rivera se bashku me Valmir Veliun ndajnë pozitën edhe me yllin e Ballkanit, Ermal Krasniqi, si futbollistët më të shtrenjtë në Superligën e Kosovës, me një vlerë rreth 350 mijë euro.

Pas tyre, renditen Marko Simonovski (Drita), Ilir Krasniqi (Llapi) dhe Rron Broja (Drita) me nga 325 mijë euro.

Kurse, top 10-shen e mbyllin Armend Thaqi (Ballkani), Albert Dabiqaj (Gjilani), Ardian Limani (Drita) dhe Edvin Kuc (Ballkani) me nga 300 mijë euro.

Kujtojmë, se muajin e ardhshëm, klubet si Ballkani, Drita, Gjilani dhe Llapi do të garojnë në garat evropiane.

“Xhebrailat” do të përballen me kampionin e Letonisë, Zalgiris në kuadër të kualifikimeve për raundin e parë të Ligës së Kampionëve.

Kurse, tre skuadrat e tjera do të fillojnë aventurën në Ligën e Konferencës. Për raundin e parë, Drita do të përballet me Inter Turkun, Gjilani me Liepajën, ndërsa Llapi kundër Buducnost Podgorica.

Tjera nga autori:
1