Kartoni i verdhë i Xhakës kundër Leeds është duke u hetuar nga NCA, dyshohet për përfshirje në kurdisje - NACIONALE

Kartoni i verdhë i Xhakës kundër Leeds është duke u hetuar nga NCA, dyshohet për përfshirje në kurdisje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Granit Xhaka është duke u hetuar nga Agjencia Kombëtare e Krimeve (NCA) për kartonin misterioz që mori ndaj Leeds United në sezonin që lamë pas, duke u dyshuar për kurdisje.

Federata angleze (FA) kishte vëzhguar rastin dhe për gjashtë muaj e ka ndjekur mesfushorin me prejardhje shqiptare për dyshimet e mundshme, pastaj informacionet e mbledhura i kaloi tek Agjencia Kombëtare e Krimit të organizuar në Angli, indikacione këto që tregojnë për shqetësime serioze nga federata për kurdisje të mundshme.

Kartoni i verdhë për të cilin po bëhet fjalë, Xhaka e mori më 18 dhjetor të vitit 2021 në fitoren ndaj Leeds United me rezultat 4:1. Pasi bëri buj të madhe atë kohë, FA e njoftuar për këso bastesh të dyshimta, filloi hetimet për rastin.

Xhaka njihet si nga ata futbollistët agresiv në fushë që ndëshkohen shpesh, por alarm i madh u ngrit kur një kompani bastesh teksa po zhvillohej ndeshja, vendosi 64 mijë euro për ndëshkimin e Granitit në 10-minutat e fundit të takimit ani pse londinezët ishin duke fituar me rezultat 4:1.

Ishte minuta e 86-të e takimit kur një faull i fituar nga skuadra e Arsenalit nuk po ekzekutohej dhe gjyqtari i takimit, Andre Marrnier, e ndëshkoi mesfushorin e Zvicrës për vonesë të lojë të panevojshme.

Pamjet e publikuara në detaje e fokusojnë Granitin në pjesë fushën e skuadrës së tij duke qëndruar mbi topin për 20 sekonda pa asnjë dëshirë për të vazhduar me ekzekutimin e gjuajtjes së lirë të akorduar për Arsenalin.

Kurdisja dyshohet se u bë përmes një kompanie bastesh online, ku një përdorues me 64 mijë euro të futura, i fitoi plotë 290 mijë euro nga ndëshkimi i Xhakës.

Kompania në fjalë e lajmëroi rastin në FA, për shkak se shuma ishte shumë më e madhe se paratë që zakonisht vihen për një karton të verdh.

Tjetër sinjal për kurdisje ishte edhe shanset për t’u ndëshkuar me karton Granit Xhaka në 10 minutat e fundit të takimit ishin më të mëdha se sa para fillimit të takimit.

Federata angleze nuk kishte hapur asnjëherë hetime për sjelljen e Xhakës, por siç u mësua informacionet që mblodhi për gjashtë muaj i dërgoi në Agjencinë e Krimit.

29-vjeçari shpesh kritikohet për disiplinën e ulët në fushë te skuadra e Arsenalit, ku për gjashtë vite të kaluara është ndëshkuar me pesë karton të kuq dhe 49 karton të verdhë në 180 paraqitje, dhe me llogaritjet e bëra i bie që Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë apo përjashtuar nga ndeshja në 25% të ndeshjeve të tija për klubin.

Rastet për kurdisje në Angli janë të rralla, megjithatë në vitin 2018 ishte dënuar mbrojtësi i Lincoln City, Bradley Wood, pikërisht për ndëshkim të qëllimshëm gjatë takimit të Kupës FA në vitin 2017. Ai u pezullua për gjashtë vite të mos zhvillimit të aktiviteteve sportive.

Te rasti në fjalë u zbuluan mesazhe që flisnin për një plan mes shokësh për dy baste të ndryshme, ku do të fitoheshin mijëra euro, por që ishin shumë më pak se te rasti i Granit Xhakës që u fituan qindra mijëra euro.

Lajme të ngjashme