<b></b> Kurti pas fitores së Kosovës: Pasime shumë precize, do ta rishikoj lojën

Kurti pas fitores së Kosovës: Pasime shumë precize, do ta rishikoj lojën

09.06.2022 22:57

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ndarë i lumtur me lojën e Kosovës, pasimet precize e ka ‘premtuar’ që do ta rishikoj lojën sërish.

“Dardanët shënuan fitore të ngushtë ndaj Irlandës Veriore në “Fadil Vokrri” me rezultat 3:2.

Në ndeshje ishte i pranishëm edhe Kurti që e ndoqi nga afër, derisa më vonë foli në “KlanKosova”, ku tha se këso lojë s’ka parë moti.

"Ndeshje më të bukur unë moti s'kam parë dhe më vjen keq që teleshikuesit e kanë shikuar në TV dhe nuk kanë qenë këtu. Kjo ndeshje reflekton tek lojtarët tanë. Një lloj vetëbesimi që duhet ta mbajë në çdo ndeshje dhe gjithashtu kësaj i shtohet fakti që është bërë në katër vjetorin e legjendës Fadil Vokrri. Përndryshe nuk kemi parë moti lojë më të bukur".

I pyetur për kapacitetin e fushës, Kurti deklaroi se është i vogël dhe na duhet një stadium shumë më i madh.

"Nuk është i mjaftueshëm kapaciteti. Nëse vazhdojnë kështu të luajnë na duhet një stadium shumë më i madh. Kisha theksuar se loja e sotme ka treguar që Kosova ka ekip të jashtëzakonshëm që nuk duhet të kënaqet me pjesëmarrje dhe të korrim sa më shumë fitore. Ta bëjmë zakon që mikrofonat t'i testojmë jo më 1,2 por 3,2 - 3,2. Loja në 20 minuta e fundit të ekipit të Irlandës ishin të jashtëzakonshëm, por rezultati nuk e pasqyron lojën, por minutat e fundit kanë qenë mirë prandaj rezultati është ferr".

Në fund, Kurti tha se Kosova është duke i prirë në futboll, prandaj politika duhet t’i ndjek hapat e tyre.

"Nuk e kisha dallu asnjërin, sepse Kosova ka bërë një lojë fantastike. Ajo që më ka bërë përshtypje është pasimet precize, duhet ta rishikoj këtë lojë. Nuk dua ta veçoj asnjë futbollist sepse kurrë nuk ka qenë ekipi më i mirë se sonte".

"Të dyja, të dyja janë shumë mirë tash, por një këso fitoresh, ne politika duhet ta ndjekim futbollin sepse ka nisur të na prijë", nënvizoi ai.

Kështu, Kosova në ligën C të grupit 2, renditet e dyta me gjashtë pikë - tre më pak se Greqia, që vazhdon të mbetet e pamposhtur, derisa na pret të dielën në Athinë.

Tjera nga autori:
1