<b></b> Kush ishte boksieri i ndjerë Xhevdet Peci?

Kush ishte boksieri i ndjerë Xhevdet Peci?

09.05.2022 20:50

Xhevdet Peci vdiq sot, më datë 9 maj 2022. Ai vdiq në moshë 67-vjeçe. I lindur në një fshat të Mitrovicës, gjegjësisht në Zhazhë, filloi që herët të merrej me boks. Këtë e bëri që prej moshës 16-vjeçe. Ushtrimet i zhvillonte pranë palestrës ku i mbante aktivitetet e saj klubi mitrovicas i boksit "Akumulatori". Veçohej si njëri prej boksierëve më në emër dhe më premtues që atëherë. Ai, si edhe shumë ish-boksierë tjerë të gjeneratës së tij, patën fatin të punojnë me trajnerin e mirënjohur Lah Nimani. 

Ky i fundit te Xhevdeti shihte një margjinë përmirësimi dhe talenti të veçantë. Përveç këtyre aspekteve që i cekëm, Xhevdet Peci shquhej për urtësinë e tij dhe zellin në punë. 

Binomi Xhevdet Peci dhe Lah Nimani iu bashkangjiten klubit të boksit Prishtina në pjesën e dytë të sezonit 1973-1974. Me këto afrime klubi kryeqytetas i boksit do ta ndryshonte trasenë e saj njëherë e përgjithmonë në vetrinën e sukseseve që do t'i korrte në vijim.

Boksieri mitrovicas gjeti mikpritje të ngrohtë te klubi i ri dhe publiku që ndiqte duelet e boksit. Këta të fundit fillonin ta përkufizonin me nofkën "knock-out", për faktin që ai i bënte kundërshtarët e tij që të shtriheshin në dyshime që në rundet e para. 

Ai ia doli të ishte mjaft i suksessëm përgjatë karrierës së tij, ku fitoi pesë tij në nivel ekipor dhe katër sosh nga petku garues individual në garat që mbaheshin në ish-Jugosllavi. Këtyre sukseseve iu shtuan edhe dy trumfe në rëng ballkanik. Gjithë kjo para se ai të kalonte në formë huazimi të Radniçki i Beogradit, pasi klubi në fjalë ishte në krizë dhe kishte qëllim ta siguronte mbijetesën. Peci ishte afruar për këtë qëllim. 

Mirëpo, nuk kaluan as katër muaj dhe ai u rikthye në vatrën e tij. Në fund, ai vendosi të boksonte deri në vitin 1986. Asokohe ishte një vendim i padrejtë i ndarë nga gjyqtari serb, në një duel të zhvilluar në Podgoricë, i cili kishte shtyrë Pecin që ta knock-out'onte gjyqtarin në ring. Për shkak të këtij episodi që u vlerësua jo i drejtë, i sjellshëm dhe sportiv, atij iu bë e pamundur që të boksojë, pasi mori dënimin në formë të prerë, njësoj sikurse edhe klubi i tij që përfaqësonte, Prishtina, i cili ra në ligën e dytë. 



Sukseset e Xhevdet Pecit në boks

(1975 – 1983) – Katër here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurencën individuale
(1975 – 1983) – Pesë here kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencen ekipore
(1978) – Kampion Ballkanikë
(1981) – Kampion Ballkanikë për herë të dytë
(1999  – deri me sot ) – kryetar e këshilit profesional së federatës boksit të Kosovës
(2000) – Qyteti i Mitrovicë-s e zgjedh sportistin e shekullit 

Tjera nga autori:
1