Superliga
Superliga
LIVE:
Përditësuar 3 muaj më parë
Valdrin Xhemaj/Nacionale
3 muaj më parë
16:27
3 muaj më parë
16:27
Deklarata e trajnerit të Dritës, Ardian Nuhiu, pas humbjes 1-0 nga Llapi, në kuadër të javës së 29 në Superligë, të dielën.
“Një ndeshje e luftuar. E dinim se do të jetë e vështirë por si njëra si tjetra skuadër bëmë ndeshje të madhe, ndeshje të mirë. Personalisht mendoj se ishte një paraqitje mjaft e mirë e jona në pjesën e parë, si në aspektin taktit ashtu edhe teknik, por thjesht mungoi finalizimi dhe ndeshjen e vendosi një rast i vetëm. Janë gabime që ndodhin dhe urojmë skuadrën e Llapit për fitoren, e ne vazhdojmë tutje.
"Çdo ndeshje është sfidë në vete dhe ndeshja e Kupës është shumë larg, asnjë ndeshje nuk është e njëjtë me tjetrën sepse ne futboll nuk ka dy gjëra të njëjta apo të përsëritura, thjesht ishte një ndeshje që luftuam për ta mare fitoren apo një pikë por nuk e deshi fatI. Mendoj se kemi merituar shumë më tepër. Gjithsesi edhe skuadra kundërshtare bëri realisht luftë për ta marrë fitoren nga dora jonë, e ne nuk e patëm finalizimin e duhur”.
3 muaj më parë
16:20
3 muaj më parë
16:20
Tahir Batatina ka dhënë një deklaratë interesante, pas fitores 1-0 të Llapit kundër Dritës, në kuadër të javës së 29 të Superligës së Kosovës, të dielën në mesditë.
“Kom mendu që vetëm supa e pulës është e lehtë por e peshkut koka ma e lehtë, sot e kom pasë supë të peshkut. Sot shumë herët e kemi bërë golin, gjithçka e kemi përfunduar herët, që në minutat e para e kemi pa që kemi mundësi me mposht Dritën.
"Kemi qenë të vëmendshëm gjatë gjithë ndeshjes, kemi krijuar shumë raste, e menaxhuam mirë lojën edhe pse nuk ka ndeshje të lehtë, të gjitha janë të vështira por ne kemi bërë maksimumin. Edhe pse patëm mungesën e Kushtrimit, mendoj se skuadra u paraqit shumë mirë, me fytyrë kampioni dhe mendoj se sërish një trofe do të vij në Llap. Treguam karakter në një lojë që duhej të fitohej, të tjerët menduan se Drita vjen na mposht. por jo veç Drita, askush nuk mund të na mposht në ‘Zahir Pajaziti’. Jemi afër objektivave për të shkuar sërish në Evropë edhe përmes Kupës edhe përmes ligës”.
3 muaj më parë
15:56
3 muaj më parë
15:56
Llapi ka mposhtur Dritën në Podujevë, me rezultat 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29 në Superligë.
Llapianët kaluan në epërsi me anë të një autogoli komik në minutën e 11.
Bujar Idrizi me një krosim sensacional në zonë gjeti Amadoun e Llapit, i cili devijoi topin në zonë ku, pas kontaktit me Princ Balden, përfundoi në rrjetë në një episod qesharak.
E ky gol doli të jetë vital në triumfin e nikoqirëve në 'Zahir Pajaziti'.
Pas kësaj fitoreje, Llapi grumbullon 47 pikë dhe zë pozitën e katërt, ndërsa Dritën është një pozitë më lart me 52 pikë.
3 muaj më parë
15:41
3 muaj më parë
15:41
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka reaguar pas fitores të skuadrës së tij me rezultat 2-0, kundër Prishtinës, të dielën.
Tekniku i skuadrës nga Suhareka potencoi se këtë ndeshje e fitoi me "ekip të dytë", pasi luajti me shumë mungesa.
"Përballëm patëm një ekip që vinte nga disa rezultate pozitive. Ajo që ka qenë më e rëndësishme është fitorja, pavarësisht se patëm shumë lojtarë të dëmtuar dhe me kartonë. Por në Ballkan kemi një ekip të dytë me shumë perspektivë.
"Sigurisht që çdo ndeshje jep vetëbesim më të madh, por jemi fokusuar që t'i marrim ndeshjet hap pas hapi. Entuziazmin e kemi, duhet që tani t'i japim edhe më fortë", përfundoi Daja.
3 muaj më parë
15:39
3 muaj më parë
15:39
Trajneri i Prishtinës, Ibrakovic ka reflektuar pas humbjes 2-0 të skuadrës së tij nga Ballkani, të dielën në mesditë.
Tekniku i djelmoshave nga kryeqyteti tha se të tijët u mposhtën me meritë.
"Uroj Ballkanin për fitoren, ishin shumë më të mirë se ne. Te ne u vërejt një lodhje, si në aspektin psikologjik si fizik", tha fillimisht ai.
"Mendumë në pjesën e dytë çka me ndryshu, por thjesht nuk shkoi. Tash e kemi një javë rikuperimi.
"Do t'i mbledhim forcat këto javë që vijnë dhe besoj që do të ngjallemi pak".
3 muaj më parë
15:27
3 muaj më parë
15:27
Ballkani ka mposhtur Prishtinën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29 në Superligën e Kosovës në futboll, të dielën pasdite, në Suharekë, me rezultat 2-0.
Ishte një përballje që u përcoll me një dominim të theksuar të suharekasve.
Fillimisht Blendi Baftiu kaloi në epërsi nikoqirët, me anë të një goli në minutën e 35.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, Endrit Krasniqi ia shënoi të dytin kryeqytetasve për rezultatin final.
Ballkani pati disa raste të tjera, teksa huqi edhe një penallti në pjesën e parë, gjithashtu duke goditur shtyllën dhe transversalen e mysafirëve.
Sidoqoftë, pas kësaj fitoreje, Ballkani grumbullon 63 pikë dhe rikthen diferencën në tetë pikë në krye të tabelës, ndërsa Prishtina mbetet në kuotën e 38 pikëve në vendin e pestë.
3 muaj më parë
14:26
3 muaj më parë
14:26
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Ballkanit dhe Prishtinës, e vlefshme për javën e 29 në Superligën e Kosovës.
Suharekasit e mbyllën këtë interval me epërsi prej 2-0.
Fillimisht Blendi Baftiu kaloi në epërsi nikoqirët me një gol në minutën e 35-të.
Gjashtë minuta më vonë, Endrit Krasniqi realizoi për 2-0, pas asistimit të të disponuarit për lojë, Nazmi Gripshi.
Ballkani ishte skuadra që dominoi, derisa Prishtina po mundohej të bënte diçka më shumë me anë të kundërsulmeve.
3 muaj më parë
14:20
3 muaj më parë
14:20
Llapi ka kaluar në epërsi kundër Dritës me anë të një autogoli komik në minutën e 11.
Bujar Idrizi me një krosim sensacional në zonë gjeti Amadoun e Llapit, i cili devijoi topin në zonë ku, pas kontaktit me Princ Balden, përfundoi në rrjetë në një episod qesharak.
Shikoni më poshtë golin.
3 muaj më parë
14:16
3 muaj më parë
14:16
Ballkani ka shënuar edhe golin e dytë dhe tash po avancon 2-0 si nikoqir i Prishtinës, në përballjen e xhiros së 29 të Superligës.
Nazmi Gripshi në formë drithëruese, vodhi një top dhe lansoi një kundërsulm të shpejtë, para se të asistonte për Ermal Krasniqin, i cili qëlloi prapa krahëve të Haxhos.
Shikoni golin më poshtë.
3 muaj më parë
14:10
3 muaj më parë
14:10
Ballkani ka kaluar në epërsi si nikoqir i Prishtinës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29 të Superligës së Kosovës.
Blendi Baftiu realizoi në minutën e 34-t, pasi u shërbye me një top në zonë dhe u orvat për mrekulli në mesin e dy mbrojtësve kundërshtar, para se të lansonte një goditje zhagas, e cila ishte e pamundur të pritej nga Haxho.
Shikoni golin më poshtë.
3 muaj më parë
14:06
3 muaj më parë
14:06
Lojtari i Ballkanit, Kuç është ndëshkuar me të verdhë por jo që nuk meritoi edhe më shumë.
Gjatë një vrapimi për top, ai absolutisht humbi kokën derisa harroi atë dhe u fut në një ndërhyrje brutale ndaj Kryeziut të Prishtinës.
Po të kishte qenë në ndonjë pozitë tjetër të fushës, shumë lehtë mund ta shihnim atë të përjashtuar.
Shikoni më poshtë.
3 muaj më parë
13:53
3 muaj më parë
13:53
Ballkani shumë lehtë ka mundur të ishte në epërsi deri tash kundër Prishtinës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29 në Superligën e Kosovës.
Suharekasit huqën një penallti dhe ishin të pafat në minutën e 16, kur një goditje e fuqishme nga Gripshi përfundoi në transversale.
Mesfushori i Ballkanit lansoi një goditje nga mëse 30 metra distancë, e cila goditi transversalen, para se të përplasej përdhe e pastaj të spastrohej nga zona e prishtinasve.
Vërtetë do të ishte një eurogol sikur të përfundonte në rrjetë. Shikoni më poshtë rastin.
3 muaj më parë
13:48
3 muaj më parë
13:48
Ballkani pati rast brilant të kalonte në epërsi kundër Prishtinës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29 në Superligën e Kosovës.
Gripshi u pengua në zonë nga Besnik Krasniqi në minutën e 10, me gjyqtarin që - pasi u konsultua me VAR - akordoi penallti në të mirë të suharekasve.
E goditjen dinjitoze të Besnik Krasniqit nga 11-metra distancë, e priti në mënyrë brilante portieri Eglant Haxho, i cili zgjati dorën e majtë për mrekulli për t'i mohuar gol të sigurtë suharekasve.
Shikoni më poshtë rastin.
3 muaj më parë
13:11
3 muaj më parë
13:11
Janë publikuar formacionet zyrtare nga ndeshja e javës së 29 në Superligën e Kosovës, mes Llapit dhe Dritës.
Pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante, për faktin se këto dy skuadra pozicionohen në vendin e katërt respektivisht tretë në tabelën e Superligës së Kosovës.
"Intelektualët" aktualisht grumbullojnë 52 pikë në vendin e tretë, ndërsa Llapi ka 44 në të katërtin.
Ndeshja fillon nga ora 14:00. Më poshtë, formacionet zyrtare:
Llapi:
Drita:
3 muaj më parë
13:00
3 muaj më parë
13:00
Ballkani pret Prishtinën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29 në Superligën e Kosovës në futboll.
Suharekasit në këtë përballje futen si favoritë, pas katër fitoreve rresht në katër ndeshjet e fundit, teksa aktualisht pozicionohen në vendin e parë në tabelën e Superligës, plot pesë pikë para përcjellësit më të afërt, me një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Prishtina, po ashtu futet në këtë takim në formë solide, pas dy fitoreve rresht.
Takimi fillon nga ora 13:30. Më poshtë, formacionet zyrtare:
Ballkani:
Prishtina: