Superliga
Superliga
LIVE:
Llapi 1:2 Prishtina (Veliu 51'; Mankenda 58', 61')
Malisheva 0:0 Dukagjini
Përditësuar 2 muaj më parë
2 muaj më parë
17:20
2 muaj më parë
17:20
Drenica ka arkëtuar pikët e plota lehtësisht në udhëtim te rivali, Feronikeli, për të siguruar pjesëmarrjen në Superligën e Kosovës.
Lojtarët e Tahir Lushtakut, triumfoi me rezultat të ngushtë 2:3.
Meziu hapi serinë e golave duke i dhënë avantazhin e Drenicës në fundin e pjesës së parë (45+2').
Kreshnik Uka pastaj u përkujdes për golin e dytë, njëkohësisht të qetësisë (56').
Drenica vazhdoi pastaj të luante sigurt dhe gjeti të tretin përmes Abazit (64'), por Feronikeli e ngushtoi rezultatin vetëm disa minuta më vonë përmes Kiqinës (67').
Vendasit arritën të shënojnë edhe të dytin përmes, Qorrit (74’), që ishte njëkohësisht i fundit në ndeshje.
Kështu, Drenica e mbyll sezonin si pozitë e gjashtë me 50 pikë, derisa Feronikeli përfundon aventurën me 12 pikë.
2 muaj më parë
17:00
2 muaj më parë
17:00
Ka përfunduar pa gola ndeshja mes Malishevës dhe Dukagjinit!
Në disa faza loja u karakterizua me tension të lartë, ku me ç'rast u dhanë edhe dy kartona të kuq. Në fund Dukagjini ia doli që të shpëtojë, ndërkaq Malisheva përfundon në barazh, ku do ta pret Vushtrrinë javën e ardhshme.
2 muaj më parë
16:57
2 muaj më parë
16:57
Malisheva në barazh - pa fitues ndaj Dukagjinit
FC Malisheva nuk ka mundur të arkëtojë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Dukagjinit, që është e pamjaftueshme për ta larguar nga barazhi.
Lojtarët e Arsim Thaqit zhvilluan lojë të bukur ndaj Dukagjinit, ku ishte futboll i hapur, me dy skuadrat që kërkonin golin, por u mungoi finalizimi.
Asnjëra skuadër pavarësisht aksioneve, nuk arritën të shënojnë në portën kundërshtare, kësisoj ndanë pikët.
Kështu, Malisheva mbetet në barazh me 48 pikë, derisa Dukagjini qëndron edhe për vitin tjetër në Superligë, duke zënë pozitën e shtatë me 50 sosh.
Malisheva ka gjasa të mëdha për qëndrimin në Superligë, por kjo do jetë e vështirë, pasi do përballen me Vushtrrinë.
Prishtina nuk bie në barazh – fiton sfidën e vështirë ndaj Llapit
FC Prishtina ka siguruar qëndrimin në Superligë, pas një edicioni shumë të vështirë, ku në xhiron e fundit fituan ndaj Llapit.
“Bardhëkaltërit” fituan me përmbysje 1:2, që të sigurojnë qëndrimin në Superligë, në kuadër të 100-vjetorit të formimit të klubit.
Llapi avancoi fillimisht përmes Valmir Veliut që u tregua i saktë nga pika e bardhë, pas një penalltie të shkaktuar nga Besnik Krasniqi (51’).
Por, me këtë gol të pësuar, Prishtina u këndell, duke shënuar dy herë për tre minuta për të mos lejuar asnjë befasi.
Mankenda ishte hero për “Bardhëkaltërit” duke shënuar dy herë nga afërsia pas dy aksioneve të shpejta (58’, 61’).
Kështu, me këtë fitore, Prishtina zë pozitën e pestë në tabelë me 51 pikë dhe nuk do luajë me Evropë, vend të cilin e ka ‘zaptuar’ Llapi duke pasur 53 pikë.
Ballkani e mbyll sezonin në stilin e kampionit - triumfon ndaj Gjilanit
Ballkani e ka mbyllur këtë edicion në mënyrën më të mirë të mundshme duke arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Gjilanit.
"Xhebrailat" që tani do nisin festën e titullit, triumfuan me rezultat komod 2:0.
Lumbardh Dellova kaloi Ballkanin në epërsi pas 25 minutave lojë, derisa pastaj Ermal Krasniqi dyfishoi rezultatin.
Situata për skuadrën e Ilir Dajës u vështirësua kur mbeten me 10 lojtarë në fushë, ky rezultat mbeti deri në fund.
Me këtë fitore, Ballkani e mbyll edicionin me 76 pikë, derisa Gjilani përfundon si pozitë e tretë me 62 sosh.
Drita bindëse ndaj Ulpianës, e mbyll edicionin si nënkampion i Kosovës
Ashtu siç pritej, Drita ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Ulpianës në kuadër të xhiros së fundit të këtij sezoni, për të mbyllur edicion si nënkampion i Kosovës.
"Intelektualët" triumfuan me rezultat të thellë 5:0.
Astrit Fazliu pas vetëm shtatë minutave lojë kaloi Dritën në epërsi, derisa tre minuta më vonë, Ardit Tahiri dyfishoi rezultatin.
Ndërsa, zhvillohej minuta e 66-të, ku pas një aksioni të shpejtë, Drita konkretizoi golin e tretë sërish përmes Tahirit.
Isufi pastaj u përkujdes për golin e katërt (82’) dhe fitoren e vulosi Almir Ajzeraj në fundin e ndeshjes (89’).
Kështu, Drita e mbyll këtë edicion si nënkampion i Kosovës me 64 pikë, derisa Ulpiana bie sërish në Ligën e Parë si pozitë e parafundit me 27 sosh.
2 muaj më parë
16:57
2 muaj më parë
16:55
2 muaj më parë
16:53
2 muaj më parë
16:43
2 muaj më parë
16:43
80' Malisheva assesi nuk po ia del ta zhbllokojë rezultatin, përkundër faktit që po ka iniciativë më të madhe në fushë. Harkimet tokazi nga Hasan Hyseni nga ana e majtë e repartit sulmues, janë ato që po e rrezikojnë më së shumti portën e Muhaxhirit. Gjithsesi, Dukagjini me sukses po arrin të rezistojë, duke iu afruar kësisoj edhe sigurimit të mbijtesës.
Ndërkaq, vendasit me këtë rezultat do t'i priste barazhi përballë Vushtrrisë pas një jave.
2 muaj më parë
16:43
2 muaj më parë
16:32
2 muaj më parë
16:32
67' Harkimi tokazi i Hasan Hysenit ishte shumë i papërshtatshëm, pasi Berisha arriti ta devijoi topin zhagas me këmbën e majtë, por sërish në nivel të detyrës u tregua portieri i mysafirëve, Muhaxhiri, i cili është më meritori nëse skuadra e Dukagjinit vazhdon ta ruajë portën e paprekur.
2 muaj më parë
16:25
2 muaj më parë
16:23
2 muaj më parë
16:23
2 muaj më parë
16:23
60' Dukagjini ka filluar ta kontrollojë ritmin e lojës, duke e qarkulluar topin. Lajmi për golin e shënuar nga Llapi përballë Prishtinës është pritur me ovacione nga publiku i pranishëm në stadium.
Në përjashtim të rastit që pati Bruqi, në minutat e mbetura nuk u shënua ndonjë aksion tjetër i rrjedhshëm që ia vlen të cekët.
2 muaj më parë
16:15
2 muaj më parë
16:15
2 muaj më parë
16:08
2 muaj më parë
16:07
2 muaj më parë
15:58
2 muaj më parë
15:58
Mbyllet pjesa e parë në Zahir Pajaziti, skuadrat shkojnë në pushim me rezultat 0:0.
Takimi filloi me një lojë më kërkuese të Prishtinës, por që edhe Llapi nuk ishte inferiore.
Të dy skuadrat patën rastet e tyre të shënimit por që rezultati nuk ndryshoi.
Ishte Prishtina që shënoi gol një minutë para se të mbyllej pjesa e parë, por goli u anulua si i parregullt për shkak të pozitës jashtë loje.
Krejt në fund të pjesës së parë, Qendrim Zyba goditi nga gjuajta e lirë por një pritje e jashtëzakonshme nga Ilir Avdyli ia mohoi golin mesfushorit fantastik.
2 muaj më parë
15:52
2 muaj më parë
15:52
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Malishevës dhe Dukagjinit, ku skuadrat nuk kanë arritur ta zhbllokojë rezultatin, duke shkuar në zhveshtore me shifrat 0:0.
Kryesisht ka qenë skuadra e Malishevës ajo që ka shfaqur më shumë dominim më fushë, por pa arritur të krijojë raste të volitshme shënimi, përkundër iniciativës më të madhe.
Në anën tjetër, Dukagjini gjatë pjesës së parë luajti me kujdes, duke u tërhequr në gjysmëfushën e saj. Kompaktësia dhe organizimi në mbrojtje i ndihmuan skuadrës së Armend Dallkut që të mos vihej në ndonjë rrezik të theksuar nga kundërshtari.
2 muaj më parë
15:50
2 muaj më parë
15:50
44’ Shënon Sulley Sadam por goli anulohet për pozitë jashtë loje.
Prishtina ka arritur ta gjejë golin me anë të sulmuesit Sadam të cilit goditjen e parë ia priti Ilir Avdyli por në topin e kthyer shënoi gol të bukur. Gjyqtari anësor ngriti flamurin e pastaj u konfirmua edhe nga dhoma e asistencës së gjyqtarëve {VAR}.
2 muaj më parë
15:47