Superliga
Superliga
LIVE:
Prishtina 3:2 Malisheva (Mankenda 59', Leotrim Kryeziu 68', Oto John 89'; Mërgim Pefqeli 45', Dreni Kryeziu 76')
Feronikeli 0:5 Drita (Simonovski 12', 37', Amir Kryeziu 25', Namani 34', Jashari 70')
Ulpiana 0:2 Llapi (Dardan Jashari 36', Alidema 77')
Përditësuar 3 muaj më parë
3 muaj më parë
16:10
3 muaj më parë
16:07
3 muaj më parë
16:07
Trajneri i Ulpianës, ka përgëzuar lojtarët për paraqitjen ndaj Llapit, pavarësisht humbjes duke theksuar se do luftojnë deri në fund për mbijetesë.
"Na kemi bërë lojë të mirë, mendoj që në pjesën e parë kemi dominuar edhe pse kemi pas përballë një ekip mjaftë agresivë. Rezultati nuk është real, jemi në presion të rezultateve dhe si pasojë ndodhemi këtu. Prapëseprapë i përgëzoj lojtarët për angazhimin e tyre. Do vazhdojmë deri në fund të kampionatit në këtë mënyrë".
Ai shtoi se orari i ngjeshur është duke ndikuar te lojtarët, por do provojë t’i motivojë futbollistët që të vazhdojnë të bëjnë paraqitje të mira.
"Për derisa na lejon matematika, do vazhdojmë të punojmë, t'i motivojmë futbollistët. Por, orari po e bën të vetën. Siç e patë pjesën e para kishim dy shanse qind për qind, por nuk shënuam. Ky është realiteti për momentin, do mundohemi të japim më të mirën deri në fund”.
3 muaj më parë
16:05
3 muaj më parë
16:05
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina pas fitores ndaj Ulpianës u nda i kënaqur me lojën e lojtarëve dhe lavdëroi lartë sulmuesin Festim Alidema, që ka pasur disa lëndime së fundmi.
"Jam shumë i lumtur për Festimin që shënoi, ka cilësi të jashtëzakonshme, por pushimi dhe lëndimet e bënë të vetën. E kemi ditë që do jetë e vështirë, sepse kam pauzar gati 11 lojtarë. Kemi treguar që jemi Llapi i kampionëve. Në pjesën e parë kemi pasur raste, por që nuk shënuam. Kemi qenë të kujdesshëm dhe të vëmendjes. Lojtarët që erdhën nga akademia dhe luajtën këtu janë shumë më të rëndësishme se fitorja”.
Batatina e vlerësoi ndeshjen e radhës si vendimtare ndaj Prishtinës, derisa beson që do kualifikohen tutje.
"Mendoj që është më e rëndësishme të mërkurën. Do ta bëjmë maksimumin, duke ditë që kemi legjendat pranë vetës. Mendoj që për herë të parë do jetë stadiumi i mbushur në Kosovë. Përpos spektaklit në tribuna, do japim maksimumin dhe besoj që do marrim pjesë në garat e Evropës. Besoj që pastaj do të kemi sukses, tu e ditë që tri ndeshjet e para kemi drejtë të luajmë në Zahir Pajaziti".
3 muaj më parë
16:04
3 muaj më parë
16:04
Tranjeri i Dritës, Ardian Nuhiu ka folur pas fitores së thellë ndaj Feronikelit. Ai lavdëroi juniorët e skuadrës nga Drenasi.
"Në ndeshje të tillë është e rëndësishme që të mbahet në nivel serioziteti. Duke respektuar kundërshtarin, respekton edhe vetveten”.
“Sot, disa lojtarë të ri luajtën. Ata kanë potencialë të jashtëzakonshëm. Tani e kemi një ndeshje të kupës të cilën duhet ta mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme", deklaroi ai.
3 muaj më parë
15:54
3 muaj më parë
15:54
Drita ka shënuar fitore të thellë, ashtu siç pritej ndaj Feronikelit, që vazhdon të luajë me juniorë.
"Intelektualët" fituan me rezultat 0:5 në Drenas.
Simonvski hapi serinë e golave pas vetëm 12 minutave lojë, derisa Kryeziu dyfishoi rezultatin (25').
Kapiteni Namani u përkujdes për golin e tretë, derisa Simonovski tre minuta më vonë shënoi të dytin personal dhe të katërtin për mysafirët (37').
Fitoren e Dritës, e vulosi Jashari në minutën e 70-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Drita rimerr pozitën e dytë me 52 pikë, derisa Feronikeli qëndron në fund me 12 sosh.
3 muaj më parë
15:52
3 muaj më parë
15:52
Llapi pas disa humbjeve radhazi, me në fund ka shënuar fitore, duke mposhtur Ulpianën me rezultat 0:2.
Ndeshja ishte e baraspeshuar, me skuadrën e Tahir Batatinas që u largua me pikët e plota.
Dardan Jashari hapi serinë e golave me një gol të bukur pas 36 minutave lojë.
Ndërsa, ishte Festim Alidemaj që vulosi fitoren pas një gabimi të portierit (77').
Me këtë fitore, Llapi 'blindon' pozitën e katërt me 44 pikë, derisa Ulpiana qëndron në pozitën e nëntë me 24 sosh.
3 muaj më parë
15:43
3 muaj më parë
15:43
Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi, komentoi disfatën e pësuar nga Prishtina në përfundim të ndeshjes.
“Duhet thënë që Prishtina jo rastësisht i ka fituar ndeshjet e fundit. Ajo është kthyer në formen e vet. Sa i përket ndeshjes së sotme, futbolli i ka këto. Kështu që ia urojmë fitoren Prishtinës!", u shpreh fare shkurtër trajneri malishevas.
3 muaj më parë
15:38
3 muaj më parë
15:38
Gabim i tmerrshëm nga portieri Thaqi, Alidema shënon kundër Ulpianës
Llapi ka shënuar edhe golin e dytë dhe tash po avancon 2-0 si mysafir i Ulpianës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28 në Superligë.
Festim Alidema ka realizuar në minutën e 78 me një goditje zhagas nga distanca, e cila përfundoi në rrjetë falë edhe reagimit të dobët të portierit të Ulpianës, Thaqi.
Shikoni golin më poshtë.
3 muaj më parë
15:33
3 muaj më parë
15:33
Trajneri i Prishtinës, Abdullah Ibrakovic, është prononcuar në përfundim të ndeshjes, pasi skuadra e tij fitoi me rezultat 3 me 2 ndaj Malishevës.
"Ne gjithmonë jemi munduar që të shkojmë në çdo lojë për fitore. Për këtë arsye kemi bërë edhe disa ndryshime. Kemi vendosur në pah kualitetin tonë dhe kjo u vërejt gjatë lojës. Të enjtën e kemi pasur një ndeshje shumë të vështirë dhe për këtë arsye doja t'i pushoja disa lojtarë.
E di që kjo nuk është e thjeshtë, por ne është dashur të veprojmë në këtë mënyrë. Përveç kupës, ambicia jonë mbetet vendi i katërt në kampionat. Kjo është e thjeshtë, Prishtina gjithmonë synon të fitojë dhe s'ka se si të jetë më ndryshë", deklaroi trajneri i Prishtinës.
3 muaj më parë
15:32
3 muaj më parë
15:32
Vazhdon goleada e Dritës në Drenas, Jashari shënon të pestin
Drita ka shënuar edhe golin e pestë dhe tash po avancon 5-0 si mysafir i Feronikelit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28 në Superligën e Kosovës në futboll.
Muharrem Jashari me një goditje të fuqishme nga brendësia e zonës ka gjetur cakun - minuta e 70.
Shikoni golin më poshtë.
3 muaj më parë
15:26
3 muaj më parë
15:26
Prishtina ka arritur ta shënojë fitoren e radhës, duke mposhtur në stadiumin 'Bajram Aliu' ekipin e Malishevës me rezultat 3 me 2, falë golave që për kryeqytetasit i shënuan Mankenda 59', Kryeziu 69' dhe Oto John 89'. Golat për skuadrën e Malishevës i shënuan Pefqeli 45' dhe Dreni Kryeziu 76'.
3 muaj më parë
15:22
3 muaj më parë
15:22
89' GOOOOL!
Në fund u përkujdes Oto John që ta rikthejë Prishtinën në epërsi, përmes një goditjeje të fuqishme me këmbën e majtë, i gjetur në brendi të zonës, e la të shtangur portierin e Malishevës, Flamur Gashin. Ai u shërbye për mrekullisht nga Endrit Krasniqi.
Prishtina shumë afër konfirmimit të kësaj fitoreje, ku po udhëheq me rezultat 3 me 2.
3 muaj më parë
15:10
3 muaj më parë
15:10
76' GOOOL!
Ndeshje shumë e bukur në pjesë të dytë po zhvillohet në stadiumin 'Bajram Aliu'. Malisheva ka barazuar rezultati në 2 me 2, përmes një goditjeje të bukur me kokë nga Dreni Kryeziu. Gjithçka rrodhi kur mysafirët e ekzekutuan një goditje të lirë nga pozita anësore e majtë e gjysmëfushës kundërshtare. Harkimin tejet të bukur të Mustafës u përkujdes që ta dërgonte në rrjetë Kryeziu.
Edhe diç më pak se një çerek lojë mbeten për t'u zhvilluar, rezultati tanimë është 2 me 2 mes Prishtinës dhe Malishevës.
3 muaj më parë
15:00
3 muaj më parë
15:00
68' GOOOL!
Sulmuesi i Prishtinës, Leotrim Kryeziu, ka arritur ta kalojë në epërsi ekipin vendas, me anë të një goditjeje të bukur me kokë, ku nuk i dha asnjë mundësi portierit Flamur Gashi që të bënte diçka më shumë.
Prishtina kësisoj kalon në epërsi me shifrat 2 me 1 ndaj Malishevës.
3 muaj më parë
14:50
3 muaj më parë
14:50
3 muaj më parë
14:50
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjet Feronikeli-Drita dhe Ulpiana-Llapi.
Drita vulosi fatin e fituesit qysh në pjesën e parë kundër Feronikelit të dorëzuar në luftën për mbijetesë tashmë, teksa shënoi plot katër herë, për ta mbyllur intervalin me avantazh 4-0.
Golat nga Simonovski 12', 37', Kryeziu 25' dhe Namani 34', ia siguruan një epërsi komode 'Intelektualëve' në këtë pjeslojë.
Në përballjen tjetër, atë mes Ulpianës dhe Llapit, kjo e fundit po avancon 1-0 falë golit të minutës së 36 nga Jashari.
3 muaj më parë
14:45
3 muaj më parë
14:45
Drita ka shënuar edhe golin e tretë dhe të katërt, dhe tash po avancon 4-0 pas 36 minutave lojë, si mysafire Feronikelit.
Besnik Krasniqi me një krosim në zonë gjeti Namanin, i cili qëlloi aty ku duhet, falë edhe reagimit të dobët të mbrojtjes nikoqire.
Shikoni golin më poshtë. të Namanit.
Vetëm tre minuta më vonë, Simonovski realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Dritën në ndeshje.
Shikoni më poshtë.
3 muaj më parë
14:38
3 muaj më parë
14:34
3 muaj më parë
14:34
Drita ka shënuar edhe golin e dytë dhe tash po avancon 2-0 si mysafire e Feronikelit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28 në Superligë.
Almir Kryeziu ka realizuar në minutën e 26 të ndeshjes.
Pas një krosimi në zonë nga Drita gjatë një ndërprerjeje, mbrojtja e 'Niklit' nuk arriti ta spastrojë rrezikun si duhet, teksa topi përfundoi në këmbët e Kryeziut, brenda zonës.
E ky, nuk hezitoi dhe qëlloi zhagas prapa krahëve të portierit.
Shikoni golin më poshtë.
3 muaj më parë
14:23