<b></b> Kosova e mposht Qipron falë një paraqitjeje të shkëlqyer nga Zhegrova

Zhegrova: Golin ia dedikoj legjendës Fadil Vokrri

Shpend Thaçi

24 ditë më parë

20:27

24 ditë më parë

20:27

Edon Zhegrova është prononcuar në fund të ndeshjes, ku tregoi edhe se kujt ia ka dedikuar golin që e shënoi sot.

"Së pari ka qenë shumë e rëndësishme që sot ta fitonim lojën. Kemi dhënë maksimumin. Kjo ishte gjëra kryesore. Gjithmonë mundohem që me kualitetin tim ta ndihmoj ekipin qoftë me gola, ashtu edhe me asiste.

"Tani prej që jam transferuar në Lillë kam kaluar në nivel tjetër. Kam punuar shumë. Jam në një klub fantastik ku jam i kënaqur.

"Golin ia kam dedikuar Fadil Vokrrit, pasi edhe e kam zgjedhur numrin 9-të", deklaroi Edon Zhegrova.

Rrahmani: Presionin e lartë jo gjithherë po arrijmë ta përballojmë

Shpend Thaçi

24 ditë më parë

20:21

24 ditë më parë

20:21

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, u deklarua në fund të ndeshjes, ku dha arsyet e tij për fillimin e dobët të ndeshjes që patën ata.

"Në pjesën e parë ishim paksa të hapur. Menduam të aplikonim presion të lartë, por nuk doli ashtu siç menduam, sepse pranuam disa kundërsulme.

"Ndërkaq, taktika që përdorëm në pjesë të dytë funksionoi dhe jemi të lumtur për një gjë të tillë. E kam thënë edhe gjatë herëve tjera që presionin e lartë jo gjithherë po arrijmë ta përballojmë. Ndoshta që s'e kemi ritmin e duhur në lojë.

"Grupin e filluam mirë. Tani na presin dy ndeshje ndaj kundërshtarëve më të fortë. Tri të ardhshmet në përgjithësi do të jenë të vështira", u shpreh Rrahmani.

Berisha: Nuk ka ndeshje të lehta, ndaj Greqisë mbështetemi tek tifozët

Shpend Thaçi

24 ditë më parë

20:20

24 ditë më parë

20:20

Valon Berisha u shfaq i lumtur në përfundim të ndeshjes ndaj Qipros, ku dardanët fituan me rezultat 0:2.

"Në pjesë të parë nuk mbërrinim ta rikuperonim topin. Ai ishte problemi më i madh. Në pjesë të dytë luajtëm më mirë. Secili lojtar qëndronte në pozitat e veta. Jemi shumë të kënaqur që arritëm ta tregonim një fytyrë të vërtetë në pjesë të dytë. Tani, në ndeshjen ndaj Greqisë llogarisim në mbështetjen e të gjithë shqiptarëve në Prishtinë.

"Nuk ka më ndeshje të lehta. Të gjithë mendonin që do të fitonim pa problem, por fitorja e sigurt nuk qëndron më në futboll.

"Giresse na tha të rrinim të qetë në përfundim të pjesës së parë. Taktikisht nuk ishim mirë. Edhe mua më tha që të mos dilja jashtë pozitës. Kësisoj, në pjesë të dytë edhe unë, edhe Blendi Idrizi luajtëm shumë më mirë", theksoi Valon Berisha.

Giresse: Isha i pakënaqur në pjesë të parë, nga lojtarët kërkova rivendosje në fushë

Shpend Thaçi

24 ditë më parë

20:20

24 ditë më parë

20:20

Përzgjedhësi Giresse ka folur në përfundim të ndeshjes.

"Një ndeshje mjaft e komplikuar në pjesën e parë. Orientimi i lojës sonë nuk ishte i mirë. Pati disa gabime taktike. Në pjesë të dytë jemi përpjekur të fokusohemi në principet tona dhe ta bëjmë atë që jemi të aftë ta bëjmë.

"Kam kërkuar nga lojtarët të rivendosen në fushë, të ripozicionohen dhe ta evitojmë lojën nga mesi i fushës, por të luajmë nga këndet tjera, si dhe u kërkova të ishim më precizë me lojën me top.

"Siç e thashë nuk e pëlqeva pjesën e parë të lojës. E dimë pse dhe duhet të mbështetemi te loja që e kemi zhvilluar në pjesën e dytë.

"Një rezultat i mirë ky i sotmi, i cili na ka dhuruar vetëbesim. Duhet të përgatitemi maksimalisht për ndeshjet e radhës, për një paraqitje sa më të mirë kundër kombëtares greke", përfundoi Giresse.

Kosova zgjohet në pjesë të dytë dhe del me pikë të plota nga Qipro

Shpend Thaçi

24 ditë më parë

19:52

24 ditë më parë

19:52

 

Kosova fitoi ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve në grupin C, ku në Qipro doli me tri pikë të plota, falë golave të realizuar nga Valon Berisha 65' dhe Edon Zhegrova 78'.


Për hir të së vërtetës Kosova nuk ka treguar asgjë në 45 minutat e para. Madje, në fraksionin e dytë të pjesës së parë ishin qipriotët më kërkues, ku arritën t'i bëjnë disa dalje të shpejta në kundërsulme. Për më tepër, edhe këndoret ishin në të mirë të tyre, ku i kishin katër sosh, ndryshe nga Kosova që nuk e ekzekutoi asnjë. Nga e gjithë pjesa e parë Kosova nuk ia doli ta krijojë qoftë edhe një aksion të vetëm të rrjedhshëm sa për t'u mbajtur mend. 

Valon Berisha provoi në minutën e 25-të nga gjysmë distanca të godasë, por topi përfundoi mbi portë. Në përgjithësi mesfusha ishte e çakorduar. Fazliji dhe Idrizi të pavërejtshëm, ndërsa në mbrojtje Lirim Kastrati shfaqi mangësitë e tij. Në fazën sulmuese Zhegrova në minutat e parë u mundua t'i japë disa shkëndija, por pa sukses. 

Megjithatë, rastin më të mirë në lojë e kishin mu qipriotët. Në minutën e 42-të fantazisti Sotiriou goditi nga 5 metra, por e djathta e tij nuk u koordinua mirë dhe topi përfundoi jashtë shtyllës së majtë pingule të Kosovës. Dardanët në këtë rast ishin me shumë fat.


Tek në minutën e 45-të Zhegrova u përfshi në aksionet sulmuese të Kosovës. Ai pas një seri driblimesh, goditi nga 25 metra, por portieri Michall e devijoi në këndore. Menjëherë pas ekzekutimit të këndores përfundoi edhe pjesa e parë, me gjyqtarin që nuk sinjalizoi asnjë minut shtesë.

Pjesa e dytë nisi me një dinamikë krejt tjetër. 

Në minutën e 51-të një harkim i butë nga Valon Berisha në drejtim të Vedat Muriqit, ia mundësoi këtij të fundit që të shkëputej dhe të godiste me kokë, por topi përfundoi fare pak mbi trasversalen e portierit qipriot.

Pak më vonë një trekëndsh tejet i bukur u vë në pah nga Zhegrova, Rashica dhe Muriqi, kur ky i fundit me këmbën e djathtë nuk ia doli që nga afërsia të shënojë me këmbën e djathtë. Topi u devijua në këndore. Në vazhdim të aksionit ishte edhe Idrizi që goditi nga brenda 16-metërshit, por topi përfundoi mbi portë.
Dy minuta më pastaj Milot Rashica brenda 60 sekondash shkoi përballë portierit nga këndi i majtë, por goditjet e tij ishin të pasakta.

Pritjes për ta zhbllokuar rezultatin i erdhi fund në minutën e 65-të, kur Valon Berisha ka shënuar golin e epërsisë për dardanët. Ai goditi nga afro 18 metra dhe topi përfundoi brenda kornizës së portës kundërshtare, duke shifruat në 0:1.

Ishte Vedat Muriqi ai që shërbeu për Valon Berishën, kurse ky i fundit pa u menduar gjatë goditi me të djathtën dhe në fund gjithçka shkoi mbarë, me Kosovën që më në fund ia doli ta zhbllokojë rezultatin pas një tryesni sulmuese të vazhdueshme në 20 minutat e fundit.

Kosova vazhdoi në minutat e mbetura që të sulmojë dhe ta ketë mbizotërimin e topit dhe të çdo elementi tjetër në lojë. Kjo bëri që në minutën e 78-të Edon Zhegrova në stilin klasik të tij të futej në brendi të zonës, për të goditur në mënyrë të saktë, me topin që përfundoi në brendi të portës. 

Deri në fund të ndeshjes nuk pati raste tjera të evidentura. Kësisoj, Kosova doli me tri pikë të plota nga ndeshja e parë. Ndeshja e radhës në program është gjatë ditës së diel, ku do të përballet ndaj Greqisë në "Fadil Vokrri".

 

 

Rashica largohet nga loja

Shpend Thaçi

24 ditë më parë

19:44

24 ditë më parë

19:44

85' Rashica është larguar nga loja. Në vend të tij u inkuadrua Bytyqi.

Magjeps Zhegrova, dyfishon epërsinë për Kosovën

Shpend Thaçi

24 ditë më parë

19:37

24 ditë më parë

19:37

78' GOOOL!

Edon Zhegrova në stilin e tij iu afrua portës kundërshtare duke bërë lëvizje mashtruese. Në fund koordinoi një goditje të saktë me të majtën e tij, e cila përfundoi brenda kornizës së portës. Kësisoj, Kosova e shënoi edhe golin e qetësisë.

Kosova bën zëvendësimin e dytë

Shpend Thaçi

24 ditë më parë

19:35

24 ditë më parë

19:35

 

76' Giresse ka bërë zëvendësimin e dytë. Nga loja u largua golashënuesi i vetëm deri më tani në këtë ndeshje, Valon Berisha, kurse në vend të tij u inkuadrua Dresheviç.

Aliti godet shtyllën

Shpend Thaçi

24 ditë më parë

19:31

24 ditë më parë

19:31

 

71' Kosova ka rrezikuar sërish që të shënojë gol. Kësaj radhe përmes ekzekutimit të një ndërprerje. Ishte Aliti ai që e devijoi topin me këmbë, por i njëjti gjeti një tjetër devijim nga lojtarët qipriotë dhe topi kësisoj përfundoi në shtyllë. 

Kosova bën zëvendësimin e parë

Shpend Thaçi

24 ditë më parë

19:29

24 ditë më parë

19:29

71' Kosova ka bërë zëvendësimin e parë. Nga loja është larguar Idrizi, ndërkaq në vend të tij hyri Loshaj.

Valon Berisha kalon në epërsi Kosovën

Shpend Thaçi

24 ditë më parë

19:25

24 ditë më parë

19:25

65' GOOOL!

Valon Berisha ka shënuar golin e epërsisë për dardanët. Ai goditi nga afro 18 metra dhe topi përfundoi brenda kornizës së portës kundërshtare, duke shifruat në 0:1.

Ishte Vedat Muriqi ai që shërbeu për Valon Berishën, kurse ky i fundit pa u menduar gjatë goditi me të djathtën dhe në fund gjithçka shkoi mbarë, me Kosovën që më në fund ia doli ta zhbllokojë rezultatin pas një tryesni sulmuese të vazhdueshme në 20 minutat e fundit.

Rashica godet nga distanca

Shpend Thaçi

24 ditë më parë

19:21

24 ditë më parë

19:21

 

63' Rashica ka goditur nga distanca prej 20 metrave, por sado që goditja ishte e fuqishmja, ajo përfundoi në duart e portierit Michall. 

Kosova e fiton këndoren e radhës

Shpend Thaçi

24 ditë më parë

19:19

24 ditë më parë

19:19



61' Kosova e ekzekutoi këndoren e radhës, por prapë nuk ia doli të shfaq ndonjë rrezik që ia vlen të cekët.

Zhegrova bën gjithçka mirë, por i mungon finalizimi

Shpend Thaçi

24 ditë më parë

19:18

24 ditë më parë

19:18

 

60' Zhegrova pas një seri driblimesh është futur në zonën e rreptësisë, por goditja e tij me të majtën ishte e plogësht dhe si e tillë përfundoi jashtë shtyllës së majtë. 

Rashica gabon sërish para portës

Shpend Thaçi

24 ditë më parë

19:15

24 ditë më parë

19:15

 

57' Milot Rashica shpërdoroi dy raste të mira brenda 60 sekondave. Kësaj radhe goditi me të djathtën e tij në brendi të zonës nga ana e djathtë ku gjendej, por topi përfundoi jashtë shtyllës së majtë të portës qipriote. 

Kosova ka filluar të luajë futboll, ndonëse me vonesë.

Rashica shpërdoron rastin më të mirë në ndeshje

Shpend Thaçi

24 ditë më parë

19:14

24 ditë më parë

19:14

 

56' Milot Rashica shkoi përballë portierit nga këndi i majtë, por goditja e tij u bllokua nga Michall. 

Muriqi i afrohet golit

Shpend Thaçi

24 ditë më parë

19:13

24 ditë më parë

19:13

 

54' Një trekëndsh tejet i bukur u vë në pah nga Zhegrova, Rashica dhe Muriqi, kur ky i fundit me këmbën e djathtë nuk ia doli që nga afërsia të shënojë me këmbën e djathtë. Topi u devijua në këndore. Në vazhdim të aksionit ishte edhe Idrizi që goditi nga brenda 16-metërshit, por topi përfundoi mbi portë.

Muriqi rrezikon për herë të parë 

Shpend Thaçi

24 ditë më parë

19:10

24 ditë më parë

19:10



51' Një harkim i butë nga Valon Berisha në drejtim të Vedat Muriqit, ia mundësoi këtij të fundit që të shkëputej dhe të godiste me kokë, por topi përfundoi fare pak mbi trasversalen e portierit qipriot.

Kosova e fiton këndoren e parë në ndeshje

Shpend Thaçi

24 ditë më parë

19:06

24 ditë më parë

19:06

 

48' Tek tani Kosova e ka fituar këndoren e parë në ndeshje. Valon Berisha e ekzekutoi atë, por vendasit u treguan të vëmendshëm për të mos lejuar që të befasoheshin.

Lirim Kastrati jep shkëndijën e parë

Shpend Thaçi

24 ditë më parë

19:05

24 ditë më parë

19:05

47' Kosova provon të rrezikojë përmes Lirim Kastratit nga distanca, por goditja e tij përfundon mbi portë. 

 

1
1