<b></b> Liga e Kombeve 2022-23: Gjithçka që duhet të dini

Liga e Kombeve 2022-23: Gjithçka që duhet të dini

31.05.2022 13:01

Liga e Kombeve 2022-23 fillon të mërkurën, me Kosovën që do t’i zhvillojë katër ndeshje gjatë dy javëve në vazhdim.

Kjo garë e mbulon boshllëkun e lënë nga zhvendosja e Kupës së Botës në Katër në muajin nëntor.

Kosova dhe Shqipëria do të zhvillojë nga katër dhe tri ndeshje, përkatësisht, gjatë këtyre dy javëve.

Liga e Kombeve është garë që zhvillohet çdo dy vite dhe ky do të jetë edicioni i saj i tretë. Portugalia e fitoi garën inauguruese më 2019 dhe Franca është kampion në fuqi pasi e mundi Spanjën në finalen e vitit 2021.

Pra kush luan në këtë garë, cili është formati i saj dhe cili është qëllimi?

Ashtu si edicioni 2020-21, edhe ai 2022-23 përbëhet nga tri liga me nga 16 ekipe dhe me një ligë me shtatë ekipe.

Liga A – kategoria e parë – dhe Ligat B dhe C kanë nga katër grupe me nga katër ekipe, derisa Liga D përbëhet nga një grup me katër ekipe dhe një me tri ekipe.

Fituesit e çdo grupi në Ligën A kalojnë në gjysmëfinale në garë për titull, ndërsa fituesit e çdo grupit në Ligat B, C dhe D e sigurojnë promovimin në një ligë më lart.

Ekipet që përfundojnë në vendin e fundit në grupet e tyre në Ligat A dhe B bien një kategori më poshtë, ndërsa ato në Ligat C do të luajnë në play-off për të vendosur së kush bie në Ligën D.

Rusia, e cila është e pezulluar nga UEFA për shkak të pushtimit të Ukrainës, është vendosur e fundit në Grupin B2 tashmë.

Kur zhvillohen ndeshjet?

Do të zhvillohet katër xhiro nga 1 deri më 14 qershor dhe ndeshjet e fundit të këtij edicioni luhen më 22 deri më 27 shtator.

Gjysmëfinalet do të luhen më 14 dhe 15 qershor 2023, ndërsa finalja dhe ndeshja për vend të tretë më 18 qershor 2023.

E enjte, 2 qershor

Qipro – Kosova

E diele, 5 qershor

Kosova – Greqia

E enjte, 9 qershor

Kosova – Irlanda Veriore

E diele, 12 qershor

Greqia – Kosova

24 shtator

Irlanda Veriore – Kosova

27 shtator

Kosova – Qipro

Më kë përballen Kosova dhe Shqipëria

Kosova do të luajë në Ligën C – kategoria e tretë – ndërsa Shqipëria në Ligën B – kategoria e dytë.

Dardanët do të përballen me Qipron, Irlandën Veriore dhe Greqinë, ndërsa kuqezinjtë me Islandën dhe Izraelin.

Si ndikon Liga e Kombeve në kualifikime për Euro 2024?

Këtë nuk e dimë ende.

Në edicionin e parë të Ligës së Kombeve kishim katër vende play-off për Euro 2020 në të cilin mori pjesë Kosova dhe humbi, ndërsa edicioni i dytë kishte dy vende në play-off për Kupën e Botës 2022.

UEFA do të njoftojë në qershor rreth formatit të kualifikimeve për Euro 2024.

Tjera nga autori:
1