<b></b> Liga e Kombeve: Portugalia i jep leksion Zvicrës, Spanja ndahet në paqe me Republikën Çeke

Liga e Kombeve: Portugalia i jep leksion Zvicrës, Spanja ndahet në paqe me Republikën Çeke

05.06.2022 22:50

Portugalia ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Zvicrës, derisa Spanja nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Republikës Çeke.

Portugalia triumfoi me rezultat të thellë 4:0, ndeshje ku shkëlqeu Cristiano Ronaldo.

Fillimisht, portugezi asistoi për Carvalho, i cili shënoi nga afërsia pas një topi të kthyer (15').

20 minuta më vonë, Diogo Jota gjeti për mrekulli Ronaldon, që e kishte të lehtë të shënonte në portën e zbrazur (35').

Katër minuta më vonë, dyshja bashkëpunuan sërish me Ronaldon që realizoi prapë nga afërsia (39').

Ronaldo pastaj shënoi sërish edhe në pjesën e dytë, por që goli iu anulua për pozitë jashtë loje, duke ia mohuar het-trikun.

Ndërsa, golin e fitores për Portugalinë e realizoi Joao Cancelo pas një asistimi të Bernardo Silvas (68').

Kështu, Portugali mbledh katër pikë në grupin 2 të ligës A, deria Zvicra mbetet në fund pa pikë.

Në sfidën tjetër të këtij grupi, Spanja nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Republikës Çeke.

Vendasit kaluan në epërsi pas vetëm katër minutave lojë me anë të Pesek që shënoi pas një asistimi të Kuchta (4').

Spanjollët pastaj u këndellen përmes talentit Gavi, që u asistua nga Rodri (45+3').

Republika Çeke e nisi më mirë edhe pjesën e dytë, duke kaluar sërish në epërsi, këtë herë përmes Kuchta (66').

Mirëpo, në fundin e takimit, Martinez realizoi për Spanjën duke iu ndihmuar të arkëtojnë një pikë.

Kështu, Republika Çeke renditet e dyta me katër pikë, derisa Spanja qëndron në pozitën e tretë me dy sosh.

Në ndeshjen e radhës, Portugalia do të ketë punë ndaj Çekisë, derisa Spanja do të përballet me Zvicrën.

Tjera nga autori:
1