Real Madridi kampion i Evropës për herë të 14-të, pas triumfit kundër Liverpoolit

Real Madridi kampion i Evropës për herë të 14-të, pas triumfit kundër Liverpoolit

28.05.2022 19:27

Real Madridi kampion i Evropës për sezonin 2021/22 dhe për herë të 14-të rekorde në historinë e kësaj gare, pasi e mposhti 1:0 Liverpoolin në Paris, falë një goli të Vinicius Junior.

Tjera nga autori:

Klopp: Sezonin e ardhshëm jemi në finale, rezervojeni hotelin në Stamboll

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

00:57

2 muaj më parë

00:57

Jurgen Klopp është munduar të tregohet pozitiv në përfundim të finales, ndonëse ishte e treta që e humb në Ligën e Kampionëve, duke shënuar një rekord personal të errët. Mirëpo, prapëseprapë ai u mundua t'u japë shpresë tifozëve të Liverpool, duke e luajtur edhe parashikuesin në një moment.

"Në zhveshtore momentalisht askush nuk e ndjen që ishte një sezon i mirë. Na duhen disa orë ndoshta për ta marrë veten.

"Kemi zhvilluar një paraqitje të mirë, por jo perfekte. Bëmë shumë goditje në drejtim të portës, por Courtois gjithashtu bëri dy pritje të mëdha. 

"Kam ndjesinë e fortë që do të rikthehemi. Lojtarët janë njëmend konkurues. Gjithë së bashku ky është një grup lojtarësh i mrekullueshëm. 

"Ku do të jemi në sezonin e ardhshëm? Në Stamboll? Rezervojeni hotelin!", u shpreh Jurgen Klopp.

Benzema: Shpresoj ta fitoj Topin e Artë

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

00:36

2 muaj më parë

00:36

Karim Benzema ishte lojtari me vazhdimësinë më të madhe në këtë edicion të sivjem. Ai me të drejtë po llogaritet si favoriti kryesor për ta fituar çmimin e Topit të Artë, i cili do të ishte i pari për të. Rreth kësaj çështje u deklarua vetë Benzema për mediumin Movistar në përfundim të finales.

"Topi i Artë? Ta shohim se çfarë do të ngjajë. Shpresoj ta fitoj. Mirëpo, gjëja më e rëndësishme është ta shijoj triumfin e sotëm", theksoi Benzema.

Ancelotti: Nëse e fitova Ligën e Kampionëve, do të thotë që kam qenë trajner i mirë

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

00:30

2 muaj më parë

00:30

Ancelotti është prononcuar në fund të ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve, duke u shprehur i lumtur për atë se çfarë ka dëshmuar skuadra e tij gjatë gjithë këtij edicioni të kompeticionit në fjalë.

"Jemi shumë të lumtur. Nuk kam fjalë për të shtuar. Edicioni i sivjem i Ligës së Kampionëve që kemi bërë ka qenë shumë i vështirë. Nëse kam fituar, do të thotë që kam qenë trajner i mirë dhe i ndihmuar nga një skuadër e madhe e përbërë nga lojtarë të mëdhenj. 

"Pasi kemi fituar ndaj Manchester Cityt, kemi filluar të besojmë se mund t'ia dalim ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Pas asaj ndeshje gjasat tona janë shtuar.

"Courtois sot ka bërë mrekullira me pritjet e tij, ndërsa për Benzeman të gjithë thonë që ka fat, por të gjithë ata që fitojnë u prinë fati", u shpreh Ancelotti.

Courtois: Treguam edhe një herë kush është mbreti i Evropës

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

00:24

2 muaj më parë

00:24

 

Courtoi ishte protagonisti i finales të edicionit të sivjem të Ligës së Kampionëve, duke bërë pritje të mrekullueshme në të dy pjesët e lojës, për t'ia lehtësuar Real Madridit triumfin e 14-të në këtë kompeticion. 

"Është e jashtëzakonshme. Kemi treguar edhe një herë kush është mbreti i Evropës. Sot askush nuk mund të na hiqte dëshirën për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve. Ka qenë sukses i çmendur. Akoma nuk më besohet", deklaroi Courtois.

Benzema: S'është çështje fati, kemi qenë më të mirët në Ligën e Kampionëve

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

00:20

2 muaj më parë

00:20

 

Karim Benzema ka folur për media pas finales së sotme, ku Real Madridi mposhti Liverpoolin dhe siguroin trofeun e 14-të të Ligës së Kampionëve.

"Jam i lumtur dhe krenar për këtë grup lojtarësh dhe këtë klub. Edhe një herë kemi fituar Ligën e Kampionëve dhe jemi mjaft të lumtur. Sa Liga të Kampionëve i kam fituar? Pesë. 

"Tani shkojmë në Madrid për të festuar me tifozët tanë. Ky ka qenë triumfi më i vështirë në Ligën e Kampionëve, por në fund e kemi merituar. S'ka asgjë të bëjë me fat, kemi qenë më të mirët dhe Ancelotti është trajneri më i mirë në botë", theksoi Benzema.

Klopp me bilanc të keq në finalet e Ligës së Kampionëve

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

00:07

2 muaj më parë

00:07

 

Për Jurgen Klopp kjo e sotmja ishte finalja e tretë e humbur në Ligën e Kampionëve. Kësisoj, trajneri gjerman ka barazuar edhe rekordin negativ të Marcello Lippit, i cili po ashtu kishte humbur tre finale të tilla.

Courtois me statistika mbresëlënëse

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

00:00

2 muaj më parë

00:00

 

Portieri Courtois ka zhvilluar një sezon fantastik, duke qenë njëri prej kryeprotagonistëve. 
Përfaqësuesi belg ka bërë më së shumti pritje gjatë këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, duke i bërë 9 sosh, më shumë sesa çdokush tjetër. 

Në vitet e kaluara më shumë sesa ai pritje në kompeticionin më të madh evvropian kishin bërë Alisson (2019) me 8 pritje dhe Edwin van der Sar (2011) me 8 pritje.

Benzema me një sezon fantastik

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

23:54

2 muaj më parë

23:54

 


Me 44 gola, 15 asiste, një kampionat dhe Ligë të Kampionëve të fituar në kuadër të sezonit të sivjem, Karim Benzema ka qenë lojtari më i dalluar i këtij edicioni futbollistik dhe me plot meritë llogaritet si më favoriti për ta fituar çmimin e radhës të Topit të Artë. 

<b>Thibaut Courtois,</b>  arsyeja e fitores

Thibaut Courtois, arsyeja e fitores

Vivianit Gërguri

2 muaj më parë

23:51

2 muaj më parë

23:51

Thibaut Courtois është portieri i parë në histori që arrin nëntë pritje brenda një ndeshje finale të Ligë së Kampionëve

Epiteti i lojtarit më të mirë të ndeshjes, padyshim se i takon portierit belg, i cili pati një mbrëmje për t’u mos u harruar kurrë.

Real Madridi kampion i Evropës për herë të 14-të, pas triumfit kundër Liverpoolit

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

23:47

2 muaj më parë

23:47

 

Real Madrid konfirmohet si skuadra me supremacinë absolute në arenë evropiane. Ancelotti ishte arkitekti i trofeut të 14-të që sot Reali siguroi, pasi mposhti Liverpoolin me rezultat 0:1 në finalen e Parisit.

Fillimi i lojës ishte i zbehtë. Pastaj, ishte Liverpool më dominues në fushë, por pa krijuar shumë raste shënimi. Real aplikoi një lojë të kujdesshme, duke mos i lejuar Liverpoolit shumë hapësira. 

Benzema shënoi në minutën e 44-të, por gjyqtarët në dhomën e VAR-it vendosen t'ia anulojnë, me pretekstin që sulmuesi francez ndodhej në pozitë jashtë loje.

Gjithsesi, pjesa e parë përfundoi me rezultat 0:0.

Në pjesë të dytë loja nisi me tempon e njëjtë, me Liverpoolin që mundohej të krijonte tryesni te porta kundërshtare, por pa treguar shumë rezultat, meqenëse mungonin rastet për shënim. 

Në minutën e 59-të ndryshoi traseja e ndeshjes. Një goditje që nuk premtonte shumë mori formën e një asisti, ku përfundoi në shtyllën e dytë, aty ku më së miri u gjend Vinicius, i cili shënoi golin e epërsisë për 0:1.

Në minutat e mbetura, Real Madridi me mjaft sukses e administroi epërsinë e krijuar. Përveç Salah që pati një rast të mirë shënimi në fund, Real Madridi nuk është se u vu ndonjëherë tjetër në rrezik të madh.

Kështu përfundoi edhe ndeshja. Real Madridi fitoi edhe finalen e dytë brenda katër vitesh përballë Liverpoolit dhe të 14-tën në historinë e saj.

 

Carlo Ancelotti në histori të Ligës së Kampionëve

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

23:45

2 muaj më parë

23:45

Pas triumfit të Real Madridit, trajneri Carlo Ancelotti ka vendosur një rekord të ri.

Tekniku italian është bërë trajneri i parë që e fiton katër herë Ligën e Kampionëve.

Ai e ka fituar dy herë me AC Milanin (2002/03, 2006/07) dhe dy me Real Madridin (2013/14, 2021/22).

Përfundon ndeshja, Real Madrid fiton trofeun e 14-të në Ligën e Kampionëve

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

23:35

2 muaj më parë

23:35

96' Ka përfunduar finalja e sezonit të sivjem të Ligës së Kampionëve.

Real Madrid ka mposhtur Liverpoolin falë golit që shënoi Vinicius në minutën e 59-të të takimit. 

Madrilenët kësisoj i gëzohen trofeut të 14-të në Ligën e Kampionëve, për ta shënuar një mbizotërim të pashoq në arenën evropiane. 

Pesë minuta shtesë

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

23:28

2 muaj më parë

23:28

 

90' Gjyqtari i ndeshjes ka akorduar pesë minuta shtesë. 

Real bën edhe zëvendësimin e dytë

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

23:27

2 muaj më parë

23:27

 

90' Modric ka dalur nga loja për t'i lënë vendas Ceballos. Real Madrid është shumë afër të konfirmohet për herë të 14-të fitues i Ligës së Kampionëve.

Ancelotti bën zëvendësimin e parë

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

23:22

2 muaj më parë

23:22

 

85' Trajneri italian, Carlo Ancelotti, ka bërë zëvendësimin e parë. Valderde doli nga loja për t'i dhënë hapësirë mesfushori Camavinga.

Courtois me pritje të mahnitshme

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

23:20

2 muaj më parë

23:20

 

82' Salah u fut shpejt në zonë të Realit dhe shkoi në drejtim të portës, por goditjen e tij e ndali portieri fantastik Courtois.

Klopp bën zëvendësim të dyfishtë 

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

23:14

2 muaj më parë

23:14

 

77' Jurgen Klopp ka vendosur që t'i inkuadrojë në lojë në minutat e mbetura Firmino dhe Keita, në vend të Henderson dhe Alcantara.

Salah i afrohet golit

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

23:07

2 muaj më parë

23:07

 

69' Liverpool po provon të kundërpërgjigjet pas golit të epërsisë që shënoi Vinicius. Ishte Jota ai që devijoi topin me kokë drejt shtyllës së dytë, ku aty ndodhej Salah, por ky i fundit nuk ia arriti që ta fusë topin në rrjetë, ngaqë këndi i vdekur në të cilin ishte i pozicionuar ia pamundësoi një gjë të tillë.

Liverpool bën zëvendësimin e parë

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

23:04

2 muaj më parë

23:04

 

65' Liverpool ka bërë zëvendësimin e parë në ndeshje. ga loja doli Diaz, kurse në vend të tij u inkuadrua Jota.

Fabinho ndëshkohet me karton të verdhë

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

23:03

2 muaj më parë

23:03

 

62' Fabinho është lojtari i parë që është ndëshkuar me karton të verdhë në këtë finale. 

1
1