Presioni ishte te mysafirët. Kjo pasi vendasit po luanin veç për histori. Gjithsesi, Liverpooli kreu detyrën. Fitoi minimalisht, për t'i mbajtur gjallë shpresat për titull.
Luiz hapi serinë e golave në minutën e tretë, para se po aq më vonë Matip t'i baraspeshojë shifrat, përcjell Gazeta Nacionale.
Me këtë rezultat përfunduan 45 minutat e parë. Në të dytët mjaftoi një gol i Manes në minutën e 65', për tre pikë tejet të rëndësishme në luftën për titull, ani pse fati nuk është më në dorën e "The Reds".
Në anën tjetër, ekipi nga "Villa Park" pas 35 javësh ka 43 pikë.