<b></b> Messi: Sezonin e ri do të jem më i mirë, Covid-19 m'i dëmtoi shumë mushkëritë

Messi: Sezonin e ri do të jem më i mirë, Covid-19 m'i dëmtoi shumë mushkëritë

30.05.2022 17:37

Ylli i PSG-së, Lionel Messi ka dhënë një intervistë të gjatë për “TyC Sports”, ku ka folur për këtë edicion, largimin nga Barcelona, ndeshja kundër Real Madrid dhe vështirësitë që kishte pas COVID-19.

Messi iu bashkua PSG-së si agjent i lirë verën që lamë pas, meqenëse Barcelona nuk arriti ta regjistrojë në La Liga.

Por, jo gjithçka doli siç ishte planifikuar, me Messin që nuk kaloi sezonin më të mirë, e u kritikua edhe nga tifozët.

Messi ka folur për largimin nga Barcelona, por thotë se viti tjetër në Paris do jetë shumë më ndryshe.

"Në Barcelonë kisha gjithçka. U largova nga Argjentina kur isha shumë i ri. E vërteta është që nuk kisha plane për të ndryshuar asgjë. Fatmirësisht adaptimi i fëmijëve ishte spektakularë. Për Antonela dhe për mua ishte shumë më vështirë".

"Ditën e parë që dërguam fëmijët në shkollë ishte ditë e tmerrshme. Antontela dhe unë u larguam duke qarë".

"Sezoni tjetër do jetë shumë më i mirë për mua te PSG, jam i sigurt. Nuk ishte e lehtë pas një vere të çmendur".

Ai pastaj tregoi edhe problemet që i shkaktoi COVID-19, duke theksuar se ia dëmtoi shumë mushkëritë.

E vërteta është se më goditi shumë fort. Simptoma shumë të ngjashme me ato të shumicës supozoj. Shumë kollë, dhimbje fyti, temperaturë. Por më la me pasoja. Më la me shumë pasoja në mushkëri. Unë nuk mund të stërvitesha. U ktheva dhe isha një muaj e gjysmë pa mundur të vrapoja sepse më kishte prekur mushkëritë”.

Nuk u tremba, por hej, të thonë aq shumë sa nuk më linin të filloja. Madje kam filluar më herët se sa duhej të kisha filluar dhe kjo ishte më keq. Për të përshpejtuar më vonë përfundoi duke më lënduar, por nuk munda të duroja më. Më vonë, kur isha në gjysmë të rrugës, ndodhi gjëja e Real Madridit dhe kjo na vrau”, vazhdoi ai.

I pyetur për fishkëllimet, Messi u shpreh se ishte diçka që i kishte ndodhur për herë të parë, prandaj ka mbetur i befasuar.

"Ishte e re për mua gjithashtu. Është situatë më ndryshe. Asnjëherë nuk më ka ndodhur në Barcelonë, në fakt e kundërta".

Tutje, Messi theksoi se ylli i Real Madridit, Karim Benzema e meriton Topin e Artë pas një suksesi të madh në Ligën e Kampionëve.

"Mendoj se nuk ka dyshime, është shumë e qartë se Benzema kishte një vet spektakolar dhe përfundoi duke fituar Ligën e Kampionëve, duke qenë thelbësor që nga 16-ta e tutje në të gjitha ndeshjet. Mendoj që nuk ka dyshime se e meriton këtë vit".

Nuk munguan as pyetjet për fjalët e Robert Lewandowskit, me Messin që deklaroi se nuk i intereson se çfarë mendon polaku dhe që fjalët e tij që ai e meriton Topin e Artë ishin për vitin 2020, jo 2021.

"Secili thotë çfarë të dojë dhe padyshim që mund të shprehet dhe të thotë çfarë të dojë. Sinqerisht nuk e ndaj atë që ka thënë por as nuk i kam dhënë shumë rëndësi. Kaq, ka mbetur aty dhe ai mund të thotë çfarë ka dëshiron dhe nuk jam i interesuar. Por fjalët që thashë në atë moment ishin nga zemra dhe sepse ndihesha vërtet kështu. Thashë se ai e meritonte Topin e Artë më parë, sepse një vit më parë mendova se ishte më i miri, por viti që fitova nuk ishte më i miri. Unë thjesht thashë këtë. Por le ta marrë si të dojë".

Messi në fund foli edhe për Real Madridin, për të cilët veçse e dinte që mund të bënin përmbysje pasi pësuan golin e parë.

"Ne kishim një iluzion barbar në atë kompeticion, dhe aq më tepër, siç ishte ndeshja, rezultati ishte një goditje. Unë e kam jetuar atë për shumë vite, gjithë jetën time, nga afër, dhe e di se çfarë është Real Madridi. Dhe e dija që kjo mund të ndodhte në lojë, sepse ata shënojnë gol nga hiçi dhe ndryshojnë lojën automatikisht. E dija gjithashtu që në atë fushë të vijnë 15, 20 minutat e para. Dhe nëse ndodh më vonë, loja ndryshon. Por nëse ndodh një lojë e çuditshme ose një gol, ai ndryshon përsëri dhe unë tashmë e dija se mund të ndodhte dhe mirë, na ndodhi ne dhe të gjitha skuadrat që përmendët (Chelsea, City dhe Liverpool) dhe nuk është hera e parë që ndodh”, nënvizoi ai.

Në përgjithësi, Lionel Messi zhvilloi 34 paraqitje për PSG-në, duke regjistruar 11 gola dhe 14 asistime në të gjitha garat.

Tjera nga autori:
1