<b></b> Muriqi ia del të jetë gati, Kosova bën ndryshime në mesfushë dhe sulm

Muriqi ia del të jetë gati, Kosova bën ndryshime në mesfushë dhe sulm

09.06.2022 18:51

 

Sot, Kosova do ta luajë një ndeshje të radhës të rëndësishme, ku në stadiumin 'Fadil Vokrri' do të jetë nikoqire e Irlandës Veriore.

Gazeta Nacionale merr vesh që përzgjedhësi Giresse tashmë e ka ndarë mendjen rreth formacionit bazë. Nga të dhënat paraprake që janë siguruar, del që Ujkani do të jetë në portë,  Rrudhani do të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa në mesfushë do të bëhen edhe dy zëvendësime domethënëse, me Muslijën dhe Dresheviç që pritet të luajnë nga minuta e parë. Gjithashtu, Valon Berisha do të jetë pjesë e treshes së mesfushës.

Po ashtu, në sulm Vedat Muriqi ia ka dalë të jetë gati. Ai do të luajë përkundër një shqetësimi muskulor që ka ndjerë gjatë seancës stërvitore të djeshme.

Përveç Rrudhanit, ndryshime tjera në mbrojtje nuk pritet të ketë. Ndërkaq, në sulm Zeneli do të jetë në stol. Vendin e tij do ta zë Bytyqi. Pjesa tjetër nuk do të ndryshojë për dallim nga ndeshja përballë Greqisë, me Muriqin dhe Rashicën nga minuta e parë.

Gazeta Nacionale gjatë tërë mbrëmjes do të ju mbaj të informuar rreth më të rejave të fundit nga kjo ndeshje.


Tjera nga autori:
1