<b></b> NBA: Finalet e konferencave në përfundim, në pritje të finales së madhe

NBA: Finalet e konferencave në përfundim, në pritje të finales së madhe

24.05.2022 14:07

Në mëngjesin e hershëm është zhvilluar ndeshja e katërt finale në konferencën lindore ndërmjet Boston Celtics e Miami Heat, ku fituan Celtics me një epërsi të pastër prej 20 pikëve, pra 102:82.

Teksa në konferencën perëndimore seria është gati ne përfundim, me Golden State Warriors që po e shkatërron në çdo ndeshje Dallas Mavericks e ku rezultati i përgjithshëm atje është 3:0, e njëjta nuk mund të thuhet për konferencën lindore ku tani gjithçka është e barabartë sa i përket rezultatit te përgjithshëm, pra 2:2 me ndeshje.

Fillimi i ndeshjes Boston : Miami ishte i qartë, Celtics kishte hyrë me të vetmin qëllim, fitoren. Qysh në çerekun e parë të gjelbërit treguan dhëmbët duke krijuar një epërsi të hershme +18 pike, me rezultat 29:11.

Edhe çereku i dytë po dominohej lehtësisht nga Jayson Tatum me shoke. E në këtë çerek epërsia u rrit e për të shkuar në pushim të pjesës së parë me +24 pikë epërsi apo rezultat 57:33.

I disponuar për loje ishte Tatum ku vetëm në dy çerekë shënoi plotë 24 pike apo 42% të pikëve të skuadrës së tij.

Çereku i tretë ishte krejtësisht i barabartë, me Bostonin që tashmë kishte epërsinë e 24 pikëve, e u tregonin të kujdesshëm, duke mos pësuar shumë kosha, por që edhe në fazën sulmuese nuk ishin të njëjtit e dy çerekëve të parë. Të dy skuadrat shënuan nga 19 pikë në këtë çerek, duke mos ndryshuar asgjë nga epërsia e pjesës së parë.

12-minutëshi i fundit i takimit apo çereku i katërt ishte pak më i mirë për mysafirët, ku e fituan me rezultat 30:26 por që në epilog nuk ndryshoi asgjë vetëm se shkriu epërsinë e humbjes në 20 pikë, për rezultatin final 102:82 në të mirë të Boston Celtics.

Në këtë fitore të Bostonit kontribuuan të gjithë lojtarët nga pak, ku pesë lojtarë shënuan pikë dyshifrore prej të cilëve katër nga ta ishin pjesë e pesëshes së fillimit. Por padyshim që më i mirë si gjithnjë ishte Jayson Tatum ku shënoi 31 pikë e 24 nga to në pjesën e parë. Ai përveç pikëve pati edhe tetë rebounds, pesë asistime e dy bllokada. Diçka që la shije të keqe tek ky lojtarë sot ishin gjuajtjet nga distancën për tre pikë ku nuk ishte fare i saktë duke shënuar vetëm një nga shtatë tentime, e këtë e ndreqi nga distanca për dy pikë me një efikasitet të lartë, ku nga nëntë gjuajtje i shënoi shtatë prej tyre.

Në anën tjetër tek Miami Heats, dukej se asgjë nuk po ecte siç duhej. As Jimmy Butler e as Bam Adebayo nuk ishin në element e nga të cilët pritej më së shumti. I vetmi që tentonte të bënte diçka ishte lojtari i 6-të(Sixth Man- njihet ndryshe në NBA), Victor Oladipo i cili pati këto statistika: 23 pikë, gjashtë asistime e katër rebounds.

Ndeshja e pestë ndërmjet këtyre dy skuadrave zhvillohet në mëngjesin e së enjtes, dhe luhet në AmericanAirlines Arena Miami Heats.

Ndërkaq në konferencën perëndimore gjithçka mund të mbarojë në mëngjesin e së mërkurës, ku me një fitore të Golden State Warriors do ta siguronin finalen e madhe, e për një rikthim të mundshëm të Dallas Mavericks gjasat janë minimale, sepse dihet se edhe nëse fiton këtë ndeshje, ndeshja e pestë do të luhej në arenën e Warriorsave e atje kjo skuadër është vështirë e mposhtur.

Finalja e madhe në NBA po afron, e atje si gjithmonë emocionet janë në kulm.

Tjera nga autori:
1