Futboll

LIVE:

Liverpool deklason në derbi Manchester Unitedin, Interi në finale të Kupës së Italisë

Liverpool 4:0 Manchester United (Diaz 5', Mo Salah 22', 85', Mane 68') 
Inter 2:0 Milan (Martinez 4', 40', Gosens 82')

Përditësuar 3 muaj më parë

<b></b>Liverpool deklason në derbi Manchester Unitedin, Interi në finale të Kupës së Italisë
<b>Rangnick: </b> Është turpëruese, zhgënjyese dhe poshtëruese - Liverpooli gjashtë vite para nesh

Rangnick: Është turpëruese, zhgënjyese dhe poshtëruese - Liverpooli gjashtë vite para nesh

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

00:02

3 muaj më parë

00:02

Trajneri i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick ka reflektuar në humbjen poshtëruese, 4-0, nga Liverpooli.

"Nuk mendoj se një formacion ndryshe do të ndryshonte gjërat. Goli i parë që pranuam, nuk ishte pjesë e planit të lojës të ishim aq lartë për të pranuar nga kundërsulmi pas pesë minutave. Kjo e ndryshoi lojën. Pjesa e parë, thjesht nuk ishim të mirë sa duhet. Nuk fituam topa të parë ose të dytë. Ishim të dytit në të gjitha zonat relevante.

"Është turpëruese, është zhgënjyese, madje edhe poshtëruese. Duhet të pranojmë se janë gjashtë vite para nesh. Kur erdhi Jurgen Klopp, ndryshoi klubi dhe u ngrit jo vetëm skuadra, por klubi dhe qyteti gjithashtu në një nivel tjetër. Kjo duhet të ndodhë me ne në afatet e ardhshme kalimtare". 

Lautaro Martinez: Jap gjithçka për këtë fanellë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

00:00

3 muaj më parë

00:00


Lautaro Martinez ishte në formë të shkëlqyer në ndeshjen derbi ndaj Milam, që zikaltërtit e fituan dhe siguruan finalen e Kupës së Italisë. Në fund të ndeshjes ai u prononcua për mediat italane.

"Ka disa zëra që nuk më pëlqejnë, por unë jap gjithçka për këtë fanellë. Sa i përket kampionatit dhe luftës për titull, jemi të qetë. Kemi humbur pikë të rëndësishme dhe duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje. Na mungojnë gjashtë ndeshje dhe duhet t'u qasemi të gjithave sikurse kësaj të sontmes.

"U jam falënderues të gjithë bashkëlojtarëve dhe veçanërisht Darmianit dhe Correa, të cilët më kanë shërbyer me dy pasime të mrekullueshme. Ky derbi do të na japë vetëbesim dhe shumë lumturi. Derbi gjithmonë duhet vetëm të fitohet. Sot, ishte një gjysmëfinale dhe nuk mjaftonte barazimi pas ndeshjes së parë që veçse e kishim luajtur. 

"Përballjen e sontme e kemi përgatitur mirë dhe paraqitjen pastaj e përkthyem me një paraqitje të madhe. Falënderoj të gjithë tifozët për shtyesën qenjësore që na dhanë", përfundoi sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez.

Stefano Pioli: Rezultati i ndeshjes nuk është tregues i asaj çfarë u pa në fushë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:52

3 muaj më parë

23:52

Trajneri i Milan, Stefano Pioli, u tregua shumë i indinjuar rreth vendimit të trupës së gjyqtarëve të sotme, të cilët vendosen që ta anulonin golin e Bennacer, që do ta rihapte ndeshjen, kur rezultati shënonte 2 me 0 në të mirë të Inter. Pioli për Mediaset u deklarua në përfundim të derbit të Madonnina.


"Dëshironim ta fitonim këtë derbi dhe nuk ia dolëm. Rezultati ishte i rëndë dhe bindës, por në fushë nuk është parë e gjithë kjo diferencë. Inter ka shënuar në momentin e duhur. Ngushtimi i rezultatit prej 1 me 2 do të na kishte dhënë një mundësi, por pas atij episodi ndeshja u bë akoma më e vështirë", shtoi trajneri i Milan, Pioli.

Kur në emisionin e pasndeshjes në rrjetin televiziv italian, Mediaset, eksperti i referimit, Cesari, shpjegoi situatën e krijuar rreth episodit të kontestueshëm në fjalë, Stefano Pioli largoi kufjet në shenjë irritimi.

"Më thoni një portier që nuk ka asnjë reagim pas një goli të pësuar, nëse mendon që pamja e tij ishte e mbyllur nga një kundërshtar. Handanovic as që protestoi", deklaroi ai para se të largohej nga intervista pas ndeshjes.

Simone Inzaghi: Në fushë kemi treguar që e meritojmë finalen

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:45

3 muaj më parë

23:45

 

Trajneri i Inter, Simone Inzaghi, deklaroi në fund të ndeshjes se skuadra e tij me meritë ka siguruar finalen e Kupës së Italisë.


"Djelmoshat kanë qenë fantastikë. Kemi goditur drejt portës kundërshtare në momentet më të duhura, me mençuri dhe freski. Dëshironim ta fitonim këtë derbi dhe në bazë të asaj që kemi dëshmuar në fushë e kemi merituar finalen. 

"Ky sukses shpresoj ta sjellë shkëndijën vendimtare në betejën për titull. Jemi duke punuar për këto suksese nga korriku i vitit të kaluar. Kemi fituar Superkuën në janar dhe kemi edhe një finale tjetër që na mungon ta luajmë. Kemi para vetes një finale që ta luajmë në mënyrën më të mirë të mundshme", deklaroi Simone Inzaghi.

<b>Mo Salah:</b> Mesfusha na bën jetën më të lehtë

Mo Salah: Mesfusha na bën jetën më të lehtë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:45

3 muaj më parë

23:45

Realizatori i dy golave sonte, Mohamed Salah ka reflektuar në një tjetër natë magjike në 'Anfield', kundër rivalit të përbetuar.

"Mesfusha na bën jetën më të lehtë. Ruajmë portën pa pranuar aty-këtu. Sapo të shënojmë golin e parë, duam të dytin dhe të tretin. Ishte top paraqitje nga ne dhe shpresoj të vazhdojmë.

"Shënoj shumë gola për këtë klub. Nganjëherë ke fat të keq. Gjëja më e rëndësishme është fitorja e skuadrës. Ne thjesht duhet të fokusohemi në veten tonë dhe pjesa tjetër nuk është në dorën tonë". 

<b>Thiago:</b> Ishte një prej paraqitjeve më të forta në 'Anfield'

Thiago: Ishte një prej paraqitjeve më të forta në 'Anfield'

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:40

3 muaj më parë

23:40

Thiago është prej atyre që kanë reflektuar pas fitores 4-0 të Liverpoolit kundër Manchester Unitedit, në kuadër të javës së 30, të martën mbrëma.

"Kur kemi këta sulmues përpara, ata jo vetëm që shënojnë, por duan të përfshihen edhe në situata defanzive. Na bën të performojmë.

"Nuk mund të gjykoj paraqitjen time. Ishte një prej më të mirave në 'Anfield'. Nuk jemi të shqetësuar prej nga vijnë golat. Jemi të lumtur me gjithë sulmuesit dhe mënyrën si luajmë".

Eksperti i referimit i 'Mediaset': Vendimi për pozitë jashtë loje ishte subjektiv

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:36

3 muaj më parë

23:36

Eksperti i referimit i Mediaset, Graziano Cesari, ka komentuar episodin që po ngjall shumë diskutim rreth golit të anuluar të Milan me realizator mesfushorin Bennacer.

"Protestat e Inter vijnë pas një prezumimi që ka pasur kontakt me dorë të Tomori, gjë e cila nuk qëndron. Pastaj ka një tjetër situatë të krijuar në lojë, me vrapimin e Kalulu që shkon horizontalisht, por nuk ia mohon Handanovicit që ta sheh topin, edhe pse ai lëviz. Topi kalon në mesin e lojtarëve të Inter, e jo në mesin e tyre të Milan. Sigurisht që ishte një vendim [ai për pozitë jashtë loje] subjektiv dhe i cili lë vend shumë për interpretim", ka theksuar eksperti i referimit, Cesari.

<b>Bruno Fernandes</b> i zhgënjyer: Fansat meritojnë më shumë nga ne

Bruno Fernandes i zhgënjyer: Fansat meritojnë më shumë nga ne

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:36

3 muaj më parë

23:36

Liverpooli ka shkatërruar Manchester Unitedin, të cilën e mposhti 4-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30 në Premier Ligë, të martën mbrëma.

Pas ndeshjes, mesfushori i Unitedit, Bruno Fernandes e kishte të qartë se ai dhe bashkëlojtarët e tij e kishin katandisur keq punën, duke thënë:

"Fansat nuk meritojnë që ne të luajmë kështu. Meritojnë më shumë nga ne. Mënyra si na duartrokasin, meritojnë më shumë. Duhet ta rrisim nivelin.

"Mendoj se të gjithë vrapojnë. Mendoj se ka përpjekje nga të gjithë. Nuk mendoj se dikush nuk po e jep 100%. Duhet ta bëjmë për veten tonë, klubet, fansat dhe të gjithë.

"Duhet të themi gjëra por këto ruhen në zhveshtore. Tash ka marrë fund, duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës. Liverpooli është i gatshëm për titull, ne nuk jemi". 

Mo Salah: Sadio Mane po bën paraqitje të jashtëzakonshme momentalisht

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:22

3 muaj më parë

23:22



Mo Salah është deklaruar në përfundim të ndeshjes, ku Liverpool fitoi me rezultat të thellë  4 me 0.

Përveç kësaj, në këtë ndeshje rikonfirmoi formën e mirë edhe Sadio Mane, për të cilin Mo Salah shprehi vetëm fjalë të mira.

"Sadio Mane po bën paraqitje të jashtëzakonshme momentalisht", deklaroi shkurtimisht ai.

<b>Reagimi</b> i Adrianos pas golit të tretë të Interit sonte, të ngroh zemrën

Reagimi i Adrianos pas golit të tretë të Interit sonte, të ngroh zemrën

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

23:22

3 muaj më parë

23:22

Siç thotë populli, "veç shpirti i Adrianos e di çka ka hequr" përgjatë karrierës së tij si futbollist dhe përtej saj.

Nëse nuk jeni të familjarizuar ma të bëmat në jetën e tij, atëherë ju këshillojmë të bëni ca hulumtime sepse vërtetë është diçka që të ngelet në kokë për një kohë të gjatë.

Depresioni pas humbjes së babait, humbja e vullnetit për të luajtur, largimi nga Interi, rikthimi në Brazil, lidhja me banda kriminale të drogës, e deri te rikthimi në 'San Siro'.

Sonte ishte zemërngrohëse ta shihnim "perandorin" në ish-shtëpinë e tij, teksa Interi mposhti 3-0 Milanin, për të kaluar në finale të Kupës së Italisë.

Nëse reagimi i tij më poshtë pas golit të tretë të 'Nerazzurrëve' nuk ua ngrohë zemrën, atëherë duhet ta konsideroni seriozisht të reflektoni mbi veten dhe ftohtësinë që keni në shpirt.

Jo, sinqerisht, ishte fantastike për të gjithë futbolldashësit të shihnin pak buzëqeshje në fytyrën e Adrianos. 

<b>Interi</b> demolon Milanin dhe siguron finalen e Kupës së Italisë 

Interi demolon Milanin dhe siguron finalen e Kupës së Italisë 

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:59

3 muaj më parë

22:59

Interi ka mposhtur Milanin me rezultat bindës, 3-0, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, në 'San Siro'.

Ishte një paraqitje vërtetë brilante e 'Nerazzurrëve', të cilët startuan ndeshjen fuqishëm duke kaluar në epërsi qysh në minutën e katërt.

Lautaro Martinez me një gol absolutisht brilant me gjysmë-volej, ngriti në ekstazë fansat interistë, pas një asistimi të Matteo Darmianit nga krahu i djathtë.

I njëjti lojtar shënoi edhe golin e dytë, duke qëlluar me një parabolë të lehtë prapa krahëve të Maignan, me Correan që futi në zjarr Martinezin me një pasim penetrues në mbrojtjen 'Rossonere' - po flasim për minutën e 40.

E goditjen përfundimtare Milanit ia dha Gosens, i cili mund të ketë shënuar një prej golave më të lehtë në karrierë, kur qëlloi në portën e hapur pasi u asistua nga Brozovic në minutën e 82-të.

Interi pret në finale fituesin e ndeshjes mes Juventusit dhe Fiorentinës, e cila luhet nesër me fillim nga ora 21:00.

Finalja e madhe zhvillohet më 11 maj. 

Liverpool fiton me debakël ndaj Manchester United

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:59

3 muaj më parë

22:59

Ka përfunduar ndeshja derbi mes Liverpool dhe Manchester United, ku nikoqirët fituan me rezultat të thellë 4 me 0, falë golave të treshës sulmuese Diaz 5', Salah 22', 85' dhe Mane 68'. 

Liverpool dominoi që nga minuta e parë dhe ishte një ndeshje ku nuk vuajti për asnjë moment.

Kësisoj, tani Liverpool ngjitet në pozitën e parë tabelare me 76 pikë, por Manchester City ka një ndeshje më pak të zhvilluar [të cilën do ta luajë nesër ndaj Brighton në 'Etihad'], duke qendruar në pozitën e dytë me 76 pikë. 

Ethet e titullit kampion vazhdojnë të jenë të mëdha, me dy skuadrat që pritet ta vazhdojnë dramën deri në javën e fundit, ku Manchester City është në përparësi të ndjeshme, pasi nëse i fiton të gjitha ndeshjet do ta ruajë kapitalin prej +1 pikë që e kishte para ndeshjes së sotme që u zhvillua në 'Anfield'.

Në vazhdim ju lëmë me pamjet nga përmbledhja e ndeshjes së sontme!

<b>Interi</b> ia bën natën 'ferr' Milanit, Gosens ngulitë topin në rrjetë

Interi ia bën natën 'ferr' Milanit, Gosens ngulitë topin në rrjetë

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:48

3 muaj më parë

22:48

Interi ka shënuar edhe golin e tretë dhe tash po avancon 3-0 kundër Milanit të dorëzuar, në kuadër të gjysmëfinales së dytë të Kupës së Italisë, të martën mbrëma.

Gosens realizoi pasi një vrapim dhe pasim i Brozovicit e zuri komplet mbrojtjen e 'Rossonerëve' në befasi.

E nga afërsia, nguliti topin në rrjetë Gosens, i cili realizoi një prej golave më të lehtë në karrierë.

Shikoni golin. 

Mo Salah shpartallon Manchester Unitedin

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:48

3 muaj më parë

22:48


85' GOOOOL!

Mo Salah ka shënuar golin e katërt të këtij takimi derbi dhe të dytin e tij personal. Ai me një parabolë mposhti De Gean, i ndihmuar paksa edhe nga një devijim i lehtë. 

Liverpool çon shifrat në 4 me 0 ndaj Manchester United.

<b>VAR</b> 'ia 'thyen zemrën' Milanit

VAR 'ia 'thyen zemrën' Milanit

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:36

3 muaj më parë

22:36

Milani mendoi se kishte ngushtuar disavantazhin në 2-1 kundër Interit, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë, por goli u anulua.

Bennacer me një goditje të bukur zhagas nga distanca, qëlloi aty ku duhet por goli u anulua pasi u rishikua nga VAR.

Në goditje e sipër Kalulu u duk në pozitë jashtë loje, në momentin kur goditi Bennacer, ani pse i pari nuk pati kontakt fare me topin.

Sidoqoftë, gjyqtari u konsultua me VAR dhe anuloi atë, sigurisht për shkak se pozita e Kalulut pati ndikim në rastin e golit, pavarësisht se nuk pati kontakt - minuta 66'.

Sadio Mane çon shifrat në 3 me 0

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:30

3 muaj më parë

22:30

68' GOOOL!

Sadio Mane ka shënuar golin e radhës për Liverpool. Ishte Andrew Robertson ai që u nis furishëm me topin në pronësi drejt zonës kundërshtare. Ai më pas pasoi për Diaz, kur ky i fundit nuk u vonua dhe shërbeu shpejt Sadio Manen në zonë. Ky i fundit me një gjakftohtësi për lakmi, me këmbën e majtë dërgoi topin në rrjetë, sa për ta konfirmuar formën e mirë në të cilën po kalon.

Pra, Liverpool po fiton me rezultat 3 me 0 ndaj Manchester United.

Rashford humbet një rast të artë shënimi

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:27

3 muaj më parë

22:27

65' Rashford nuk u tregua aspak klinik kur Sancho pas një seri driblimesh, e shërbeu me një top filtrues në brendi të zonës. Gjuajtjen e sulmuesit anglez e ndali Alisson.

Gjyqtari anësor ngriti flamurin lart, duke sinjalizuar pozitë jashtë loje, por nga repriza televizive u pa që pozita ishte më se e rregullt.

Kështu që, në rast se Rashford do të shënonte, do të rihapej ndeshja në 'Anfield', pasi goli do të vlerësohej i rregullt.

 

Ulet intensiteti i lojës

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:22

3 muaj më parë

22:22

60' Një çerek lojë është zhvilluar që prej fillimit të pjesë së dytë. Liverpool e ka ulur intensitetin e lojës, marrë parasysh kapitalin prej dy golave që ka krijuar në pjesë të parë. Tani Liverpool po e kontrollon lojën me anë të qarkullimit të topit horizontalisht, por pa vertikalizuar shumë. 

Manchester United po has prapë në vështirësi të ndërtojë ndonjë aksion që vërtet do të mund ta vendoste në një pozitë jo të favorshme ekipin vendas.

Kësisoj, rezultati vijon të jetë 2 me 0 në të mirë të Liverpool.

Nis pjesa e dytë në 'Anfield'

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

22:05

3 muaj më parë

22:05

46' Ka nisur pjesa e dytë mes Liverpool dhe Manchester United.

Deri më tani ekipi i Jurgen Klopp po udhëheq me rezultat 2 me 0, falë golave të Diaz 5' dhe Mo Salah 22'.

<b>Mbyllet pjesa e parë:</b>  Interi dominon kokë e këmbë rivalin e përbetuar

Mbyllet pjesa e parë: Interi dominon kokë e këmbë rivalin e përbetuar

Gazeta Nacionale

3 muaj më parë

21:55

3 muaj më parë

21:55

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Interit dhe Milanit, e vlefshme për gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë.

"Nerazzurrët" po avancojnë 2-0, pas një intervali ku tregoi performancë impresive, teksa shpartalloi dy herë mbrojtjen e Milanit.

Lautaro Martinez ishte njeriu i momentit në të dy golat, teksa tregoi klasin në të dy shënimet.

Fillimisht, ai shënoi për epërsinë e parë të Interit në minutën e katërt, duke qëlluar në mënyrë brilante me gjysmë volej, pas asistimit të ulët nga Mateo Darmian nga krahu i djathtë.

Sulmuesi argjentinas realizoi edhë të dytin, pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë. Correa me një pasim zhagas shërbeu për mrekulli sulmuesin, i cili po bënte një vrapim të suksesshëm drejt zonës kundërshtare.

Me një parabolë të ulët, falë edhe zhagitjes së portierit të Milanit, u duk se shënoi me lehtësi prapa krahëve të Maignan.

Me këtë rezultat, natyrisht, Interi kalon në finale të garës, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 0-0. 

1
1