<b></b> “Ndeshje jetike për ne, Drenica nuk do jetë në barazh” – Lushtaku shprehet optimist para përballjes ndaj Ballkanit

“Ndeshje jetike për ne, Drenica nuk do jetë në barazh” – Lushtaku shprehet optimist para përballjes ndaj Ballkanit

13.05.2022 18:41

Trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku është shumë optimist që do arkëtojnë pikët e plota në vikend kundër Ballkanit.

“Kuq e Zinjtë” vazhdojnë të garojnë për një pozitë jashtë zonës së barazhit, me dy xhiro të mbetura deri në fundin e sezonit.

Në vikend, Drenica do ketë punë të vështirë në shtëpi ndaj Ballkanit, skuadër që ka siguruar titullin kampion për këtë sezon, me Lushtakun që është optimist në fitore.

Në një bisedë për Gazetën Nacionale, Lushtaku e vlerësoi si ndeshjen më të rëndësishme të sezonit dhe beson në fitore pasi lojtarët kanë punuar shumë gjatë tërë javës.

Po, për neve është ndeshja e kampionatit pasi mbesim në garë për mbijetesë derisa Ballkani nuk ka ndonjë objektiv, po them kushtimisht ngase e kanë fituar titullin kampion. Këtë javë kemi punuar shumë me djemtë dhe jam shumë optimist që mund të fitojmë dhe të arkëtojmë pikët e plota. Kam besim të plotë te lojtarët e mi”.

I pyetur nëse Ballkani e vlerëson vetëm fitoren si rezultat pozitiv, Lushtaku thotë se po, ngase është e domosdoshme që të arkëtojnë pikët e plota.

Po, në fakt nëse shohim të gjitha mundësitë, rezultati i vetëm pozitiv për neve është fitorja. Do jetë një ndeshje shumë e vështirë, por që jam optimist se do arkëtojmë pikët e plota. Kjo ndeshje është jetike, më e rëndësishme edhe se ajo e fundit ndaj Malishevës, që gjithashtu ishte shumë e rëndësishme”.

Në fund, Lushtaku u shpreh se Drenica nuk do jetë në zonën e barazhit dhe beson se nëse nuk do ishin disa probleme, Drenica do luftonte për objektiva tjera.

Kjo nuk do ishte as pyetje në rast që gjërat do shkonin siç duhet që nga fillimi, pa treguar mosrespekt me skuadrat e tjera, mirëpo Drenica e ka merituar qëndrimin në Superligën e Kosovës, por nëse shohim këtë situatë, jam i sigurt që Drenica nuk do të ndodhet në zonën e barazhit”.

Këtë të diele, Drenica me fillim nga ora 15:00 në Skenderaj do t'i mirëpres "Xhebrailat", derisa në xhiron e fundit do përballet me Feronikelin në Drenas.

Momentalisht, "Kuq e Zinjtë" zënë pozitën e tetë në tabelë me 44 pikë, aq sa ka Malisheva në pozitën e shtatë, derisa në garë për mbijetesë mbesin edhe Dukagjini me 46 pikë në pozitën e gjashtë dhe Prishtina në të pestin me 48 sosh.

Tjera nga autori:
1