<b></b> FFK-ja e konfirmon lëndimin e Edon Zhegrovës – situatë jo e mirë te Kosova para ndeshjes ndaj Irlandës Veriore

FFK-ja e konfirmon lëndimin e Edon Zhegrovës – situatë jo e mirë te Kosova para ndeshjes ndaj Irlandës Veriore

08.06.2022 20:59

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është lënduar në stërvitjen e fundit dhe mbetet në dyshime për ndeshjen ndaj Irlandës Veriore, këtë e ka konfirmuar drejtori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti për Gazetën Nacionale.

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Irlandën Veriore, mirëpo ekziston mundësia që Zhegrova të jetë mungesa e radhës te “Dardanët”.

Sulmuesi i krahut që ka mahnitur në dy ndeshjet e para të këtij muaji ka pësuar lëndim në seancën e fundit. Lëndimin e këtij të fundit e ka konfirmuar drejtori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti në një prononcim të shkurtër për Gazetën Nacionale, mirëpo hezitoi të jep detaje.

Është ende duke u marrë stafi mjekësorë, ende nuk dihet shkalla e lëndimit”, ishte përgjigja e Sahitit.

Ndërkohë, përpos Edon Zhegrovës edhe qendërsulmuesi Vedat Muriqi është në dyshime për ndeshjen e nesërme, gjë që është konfirmuar nga përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse në konferencën për shtyp.

Sa i përket Muriqit do shohim situatën dhe shpresoj që të jetë gati për lojën e radhës”, ishte përgjigja e teknikut francez kur u pyet për gjendjen e yllit të Mallorcas, që vazhdoi të stërvitet i vetëm.

Kështu duke marrë parasysh gjendjen momentale te Kombëtarja e Kosovës, atëherë kemi probleme të mëdha sa i përket mungesave.

Fillimisht, Arijanet Muric dhe Fidan Aliti mungojnë shkaku që u ndëshkuan me karton të kuq në sfidën e fundit ndaj Greqisë.

Mërgim Vojvoda ishte i ftuar, por nuk ishte në gjendje të luante shkaku i lëndimit, derisa 'dezertori' Edvin Kurtulus la Kombëtaren që të qëndrojë në stolin e suedezëve.

Tani, Vedat Muriqi dhe Edon Zhegrova janë në dyshime për takimin e nesërme, e kjo situatë mund të bëhet edhe më e rëndë nëse lojtarët si Mirlind Kryeziu, Lirim Kastrati, Florian Loshaj, Ibrahim Dreseviq, Amir Rrahmani ose Betim Fazjili ndëshkohen me karton të verdhë, pasi kanë nga një - prandaj do mungonin të dielën kundër grekëve në Athinë.

Tjera nga autori:
1