Tyson Fury e ka pranuar mëngjesin e sotëm se kishte pirë shumë, pas publikimit të një videoje ku ai shihet duke e shkelmuar një taksi dhe duke pasur vështirësi të qëndrojë në këmbët e veta gjatë pushimit në Cannes.
Kampioni i botës në kategorinë e rëndë në WBC është në pushim në Cannes, ku një video e publikuar sot e shfaq atë në gjendje aspak të mirë.
Ai shihet duke u mbajtur nga babai i vet, John, derisa vrapon drejt një taksie të bardhë në pikë të ditës.
Boksieri 33-vjeçar pastaj shihet duke u mbështetur në veturën Renault në përpjekje për ta hapur derën e pasme të saj.
Ndërkohë, taksisti shihet duke ua shpjeguar miqve të tij se Fury ishte shumë i dehur për ta lejuar brenda veturës së tij.
Miqtë e Furyn tentuan ta bindnin taksistin se ai duhej ta pranonte kampionin në veturën e tij prapëseprapë, por pa sukses, pasi ai ia mbathi.
Në atë çast Fury përpiqet ta shkelmojë veturën Renault derisa ajo po largohej, me babanë e tij Johni që po përpiqej ta frenonte.
Fury ka qenë aktiv në rrjetet sociale nga Cannes, ku ka shfaqur shumë hollësi nga pushimi i tij.
Në një postim në Instagram, Fury tregoi për shëtitjen që kishte pasur me babanë e vet nëpër qytet dhe dëgjohet duke thënë: “Shëtitje e mirë nëpër qytet këtë mëngjes, baba”.
Johni ia kthen pastaj: “Pimë shumë mbrëmë. Tyson e pyet babanë e vet: “Ishte birrë e fortë, apo jo?”
“Më e forta që e kam pirë kohëve të fundit”, i përgjigjet ai.
Muajin e kaluar, Fury e mbrojti titullin e botës në kategorinë e rëndë në WBC duke e mposhtur me nokaut bashkatdhetarin e vet Dillian Whyte në Wembley.
Kështu ai mbetet i pamposhtur me 32 fitore dhe një barazim në karrierën e vet si profesionist.
Ai ka thënë se nuk do të boksojë më dhe pensionimin e ka nisur menjëherë me pushime luksoze me familje dhe miq.