Pamje nga meçi i fituar nga Donjeta Sadiku, që i siguroi Kosovës medalje në Botërorin e boksit - NACIONALE

Pamje nga meçi i fituar nga Donjeta Sadiku, që i siguroi Kosovës medalje në Botërorin e boksit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sot, Donjeta Sadiku arriti të ngadhënjejë në çerekfinale, duke ia siguruar që tani një medalje, atë të bronztë. Dhe, kjo jo më pak se në kampionatin Botëror të boksit i cili po zhvillohet në qytetin turk të Stambollit.

Boksi i Kosovës kishte kohë që po kalonte në një terr të pafund, ku mungonin të arriturat dhe rezultatet. Andaj, një lajm i tillë, si ai i sotmi, me suksesin e boksieres kosovare Donjeta Sadiku, gëzoi të gjithë komunitetin sportiv kosovar.

Mirëpo, Donjeta Sadiku u përkujdes që t'ia rikthejë shkëlqimin me triumfin e sotëm, duke ia garantuar Kosovës një medalje të kësaj pesheje, e cila i mungonte nga viti i largët 1978.

Në vazhdim mund t'i shihni disa sekuenca nga meçi i fituar përballë kundërshtaret nga Taipei në çerekfinale të Botërorit.

Edhe Klubi i Boksit Uniteti ka reaguar pas fitores në çerekfinale të Botërorit të Donjeta Sadikut.

"Me fitoren e sotme Donjeta shënoi histori në boksin kosovar, duke i siguruar Kosovës medaljen e bronztë dhe kualifikimin në gjysmëfinale të kampionatit Botëror. Më në fund e gjithë pina dhe përkushtimi i Donjetës dhe trajnerës Marjola - u shpërblyen në mënyrën më të mirë, duke treguar kanë bërë një punë të madhe për të arritur edhe medalje tjera deri në Paris 2024.

"Ky është vetëm fillimi dhe shpresojmë që Donjeta do ta bëjë të shkëlqejë edhe më shumë këtë medalje, duke u kualifikuar në finale dhe të fitojë edhe titullin kampione bote".

Lajme të ngjashme