<b></b> “Për Ozilin i paguan 80 mln euro” - Higuaini i pakënaqur që Arsenali refuzoi dy herë të shpenzojë në të

“Për Ozilin i paguan 80 mln euro” - Higuaini i pakënaqur që Arsenali refuzoi dy herë të shpenzojë në të

24.06.2022 15:04

Gonzalo Higuain akoma nuk është në gjendje të shpjegojë pse kalimi i tij në Arsenal nuk ndodhi asnjëherë. Sulmuesi argjentinas e mbeti hatëri pse Arsenali i pagoi 80 milionë euro për ta blerë Mesut Ozilin pak ditë pasi e kishte cilësuar atë si tepër të shtrenjtë.

Arsene Wenger njihej si trajner dorështrënguar kur vinte puna për të shpenzuar në futbollistë gjatë kohës së tij të lavdishme në veri të Londrës, por ai ishte i gatshëm të thyente rekorde botërore për lojtarët e duhur.

Një sulmues pjellor si Higuain natyrisht se kishte rënë në radarin e tij vazhdimisht, por francezi i kishte lëshuar dy mundësi për ta blerë argjentinasin vrastar para portës.

Pse nuk nënshkroi Higuaini me Arsenalin?

Wengeri kishte thënë për Higuainin në verën e vitit 2013: “Ne po punonim për dy apo tri blerje dhe ai ishte njëra nga to. Nuk ndodhi në fund, por kjo nuk mund t’ia mohojë atij asnjë cilësi”.

“Napoli e shfrytëzoi këtë në çastin e duhur, pra kishe të bënte me kohën”.

Higuain, i cili i kishte shënuar 91 gola për Napolin gjatë tri sezoneve, ka thënë për Arsenali nuk e kishte blerë për shkak se e cilësonte si shumë të shtrenjtë.

“E mbaj në mend isha buzë kalimit në Arsenal kur iu bashkova Napolit, por ata thanë se isha shumë i shtrenjtë”, tha Higuain për TyC Sports.

“Dhe vetëm pak ditë më vonë ata i paguan 80 milionë euro për Ozilin”.

A e kërkoi Arsenali Higuainin përsëri?

Pasi vendosi të mos nënshkruante me të në vitin 2013, edhe pse ai i kishte shënuar mbi 100 gola për Real Madridin, Arsenali vazhdoi ta vëzhgonte përparimin e tij në Itali.

Një mundësi tjetër për ta joshur atë në Angli erdhi në vitin 2016, pasi argjentinasi kishte shkëlqyer në Napoli, por përsëri Arsenali nuk qe në gjendje ta mbyllë marrëveshjen dhe ai iu bashkua Juventusit.

Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis kishte thënë atë kohë: “Mendoj se i pranuam disa oferta nga Arsenali. Personalisht, ofertë pranova edhe nga Atletico Madridi”.

“Por ata nuk qitën mjaft para në tavolinë. Ne nuk ishim të gatshëm ta shisnim, për mua Higuaini nuk ishte në shitje”.

Tjera nga autori:
1