<b>Për pak…</b> Man City rikthehet dhe nxjerr një barazim 2-2 kundër West Hamit

Për pak… Man City rikthehet dhe nxjerr një barazim 2-2 kundër West Hamit

15.05.2022 17:03

Manchester City ka arritur që ta evitojë disfatën kundër West Hamit, në atë që do të ishte një humbje jashtëzakonisht me peshë dhe që do t’i jepte shpresë të madhe Liverpoolit në luftën për titull.

Ishte një gjatë të cilës Pep Guardiola ishte në ankth për 90 minuta, e drejt të themi.

Rasti i parë serioz erdhi në minutën e 16 në formën e një penalltie të kërkuar, kur Gabriel Jesus u ndërhy në zonë, por gjyqtari sinjalizoi për vazhdim loje.

Shtatë minuta më vonë, Fernandinho rrezikoi seriozisht portën e ‘Çekanëve’ me një goditje të fuqishme, e cila fluturoi pak mbi portë.

Vetëm një minutë më vonë, West Hami shënoi për t’i futur ankthin në palcë Pep Guardiolas dhe skuadrës së tij, në përballjen e parafundit të sezonit.

Jarrod Bowen zuri për mrekulli një pasim të mençur nga Pablo Fornals dhe gjeti veten një kundër një me portierin, të cilin e kaloi dhe qëlloi në cak nga një kënd i vështirë.

Në vazhdim, City u mundua të marrë iniciativën dhe rrezikoi në minutën e 30-të përmes një tentative të Aymeric Laportes nga afërsia e zonës, por përpjekja e tij përfundoi mbi transversale.

‘Qytetarët’ vazhduan sulmet, teksa rrezikuan përsëri me anë të Gabriel Jesusit, por braziliani nuk arriti ta kontrollojë si duhet goditjen e cila përfundoi jashtë.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, West Hami shënoi edhe golin e dytë, me anë të realizatorit të njejtë, Bowen, i cili mposhti portierin me një goditje në qoshen e djathtë.

Skuadra e Guardiolas pjesën e dytë e nisi fuqishëm, derisa shënoi për të ngushtuar disavantazhin në 2-1 në minutën e 49, me anë të një goli nga Jack Grealisht, i cili shënoi me një goditje të bukur përdhe nga afërsia e zonës.

Dëshpërimin londinezëve dhe fansave të Liverpoolit që po e shikonin në ankth përballjen, ia konfirmoi autogoli i Vladimir Coufal, i cili shënoi në portën e tij me kokë për t[i mohuar fitoren skuadrës së tij dhe për t’ia lënë fatin Cityt në duart e veta.

Krejt në fund, në minutën e 86, City pati mundësi ta fitonte ndeshjen kur fitoi në penallti, por gjuajtjen e Riyad Mahrez e priti portierin londinez, Fabianski.

Man City tash krejt çka duhet të bëjë është ta fitojë edhe ndeshjen e fundit kundër Aston Villas dhe të konfirmohet si kampion i Premier Ligës për sezonin 2021/22.

Skuadra nga Mançesteri aktualisht ka 90 pikë dhe zë vendin e parë në tabelë, ndërsa Liverpooli i ka 86 pikë një vend më poshtë, por ‘Të Kuqtë’ kanë një ndeshje më pak të luajtur.

Tjera nga autori:
1