Përballja ndaj Irlandës Veriore, Giresse dhe Kastrati shfaqen optimistë edhe pse i dinë vështirësitë - NACIONALE

Përballja ndaj Irlandës Veriore, Giresse dhe Kastrati shfaqen optimistë edhe pse i dinë vështirësitë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës ditën e enjte do të zhvillojë sfidën e tretë në kuadër të Ligës së Kombeve, edicioni i tretë – si vendas i Irlandës Veriore.

“Dardanët” pasi nisën për mrekulli këtë ‘aventurë’ me një fitore ndaj Qipros, të dielën e kaluar pësuan humbje ndaj Greqisë, e tani synojnë këndelljen ndaj irlandezëve.

Fillimisht, Alain Giresse u shpreh se Kosova është në një situatë të vështirë shkaku i kartonëve të kuq që morën në ndeshjen ndaj Greqisë.

"Ndodhemi në një situatë të veçantë, si rrjedhojë e ndeshjes së kaluar, mungesa e dy lojtarëve si pasojë e kartonëve të kuq. Këta të dy lojtarë i shtohen listat e mungesave, me që rast jemi në vështirësi sa i përket pozicioneve të caktuara, duke marrë se lojtarët që mungojnë janë të rëndësishëm për pozitën e tyre".

Por, ai beson se do t’i përshtaten situatës në mënyrën më të mirë dhe të arrijnë rezultat pozitiv ndaj Irlandës.

"Mirëpo, padyshim do tentojmë t'i përshtatemi situatës që ndodhemi, të përgatitemi dhe të bëjmë paraqitje sa më të mirë ndaj Irlandës Veriore".

I pyetur për Vedat Muriqin, tekniku francez bëri me ditur se shumë shpejtë do vendoset përfundimisht nëse do të jetë gati të luajë.

“Mungesat që kemi do sjellin ndryshime sidomos në krahun e majtë që ishte pjesa problematike që nga fillimi i lojës. Sa i përket Muriqit do shohim situatën dhe shpresoj që të jetë gati për lojën e radhës”.

Giresse gjithashtu deklaroi se Kosova ka një ekip të rinj dhe ndoshta ky është problemi kryesor që po marrin rezultate jo të mira.

Mendoj që para se të gjithash është mosha, ekipi jonë ka lojtarë të rinj dhe eksperienca mungon, prandaj ndoshta është mosha dhe shkakton si rrjedhojë rezultate jo të kënaqshme".

"Unë thjeshtë e sqarove çfarë duhet të kemi që të jemi ekip i madh dhe kjo është përvoja dhe padyshim kjo pjesë e Ligës së Kombeve, e të gjitha këto ndikojnë që lojtarët të pjekën. Duhet të luajmë edhe lojëra tjera, që të luajmë edhe me larg se Liga e Kombeve, kurse nga ekipet që përballemi ndoshta kanë arritur më larg në të kaluarën dhe kjo e bën diferencën".

Ai gjithashtu tregoi se ka kryer ‘detyrat e shtëpisë’ duke nënvizuar se lojtarët e Irlandës vrapojnë shumë dhe do të ketë shumë duele fizike.

"Përgatitje fizike është shumë e rëndësishme siç e përmendet që vrapojnë shumë, duket e ditur që do kemi shumë duele fizike do përgatitemi sa më mirë".

"Çka është më rëndësi që jemi përgatitur maksimalisht dhe sa i përket presionit, nuk e di çfarë është, ndoshta ju e shihni ndryshe. Me rëndësi që ne jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme".

Në fund, një gazetar nga Irlanda e vendosi Giressen në një pozitë jo të favorshme, duke e pyetur për të ardhmen e mesfushorit Paul Pogba, mirëpo ai nuk tregoi asgjë duke thënë se nuk është në dijeni për të ardhmen e ish yllit të Man United.

"Nuk e di çfarë të them për Paul Pogban dhe Man United. Ai është një lojtar shumë i mirë, por që nuk e di se cili do të jetë vendimi i tij".

Përpos Giresse, në konferencë për shtyp pak fjalë foli edhe mbrojtësi i krahut, Lirim Kastrati që deklaroi se ndaj Greqisë zhvilluan lojë të bukur, por që nuk arritën rezultat pozitiv.

"Kemi pas lojë të mirë, nuk kemi arrit rezultatin që kemi dashur, por nuk kemi të humbasim kohë dhe duhet të fokusohemi ndaj Irlandës. Jemi përgatitur mirë dhe shpresojmë të arrijmë në rezultat pozitiv".

Ylli i Upjest nënvizoi se morali në skuadër është mirë dhe duhet të vazhdojnë të përgatiten që të marrin rezultat pozitiv.

Morali është i mirë pavarësisht humbjes që pësuam. Tani duhet të vazhdojmë të përgatitemi dhe besoj që do marrim rezultat pozitiv”.

Për fund, kujtojmë se përballja mes Kosovës dhe Irlandës Veriore do të nis në ora 20:45.

Kosova momentalisht në ligën C, grupi 2 – zë pozitën e dytë me tre pikë, tre më pak se lideri Greqia, kurse Irlanda dhe Qipro kanë mbledhur nga një sosh.

Lajme të ngjashme