<b></b> “Plaku 60 vjeç tu rrejtë” – Eroll Salihu dërgon ankesë në “Komisionin për Ankesa”

“Plaku 60 vjeç tu rrejtë” – Eroll Salihu dërgon ankesë në “Komisionin për Ankesa”

12.05.2022 17:18

Ish sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu ka konfirmuar ankesën që ka dërguar në “Komisionin për Ankesa”, duke renditur mashtrimet që ka bërë presidenti Agim Ademi.

Muajin që lamë pas, Komisioni Disiplinor duke ‘ndjekur urdhrat’ e Agim Ademit ka shkarkuar Salihun, të cilin e kishte suspenduar më herët shkaku që ky i fundit kishte dal të flet në televizione, ku nuk kishte të drejtë.

Dje, Salihu u ankua në “Komisionin për Ankesa”, duke renditur disa nga mashtrimet e bëra nga kryetari i FFK-së.

Lidhur me këtë ankesë, për Gazetën Nacionale foli edhe Salihu, duke thënë se është larguar nga puna pa të drejtë dhe që fajtori kryesor është Ademi, i cili kishte bërë presion në Komisionin Disiplinor.

“Po, e kom dërgu ankesën në Komisionin për Ankesa është plotësisht e vërtet. Është absurde ajo që mu ka bërë mua. Fillimisht, më suspenduan edhe atë pa paralajmërim, pastaj ai (Agim Ademi) shtoi presionin te Komisioni dhe me suspenduan për gjashtë muaj, thuajse unë jam futbollist mem suspendu ata. Ai e ka humb rrugën, e ka shkatërruar FFK-në, tani shtoi presionin te Komisioni duke thënë ja unë ja ai dhe me larguan nga puna”.

I pyetur se çfarë pret nga kjo ankesë e bërë, Salihu shpjegoi se nuk beson që do të ndodh asgjë, duke zbuluar se Govori, një person që punon në FFK që ishte akuzuar në të kaluarën se është sulmuar nga Ademi, nuk është duke u paguar.

“Jo, nuk jam tu prit hiq kurgjo prej Komisionit të Ankesave sepse ai e ka blloku dhe iu bën presion të gjithëve. Paramendo Artan Govori është punëtor në FFK dhe nuk merr pagë shkaku që ka biseduar me një koleg”.

Në fund, Salihu nënvizoi se nuk është në dijeni pse nuk është hapur asnjë Komision Disiplinor për Ademin, të cilin e quajti “plak 60 vjeç”.

“Unë nuk e di pse nuk është hapur asnjë komision disiplinor për të, duke marrë parasysh se ka rrejt. Plaku 60 vjeç me rrejtë, ku ka ma keq”, tha ai.

Ndërkohë, sa i përket Ademit, sot ishte paraparë që të jepet vendimi për gjykimin që e ka ky i fundit, mirëpo ka dështuar sërish, shkaku që i pranishëm nuk ka qenë i sulmuari Dritëro Kadolli.

Tjera nga autori:
1