EPL
EPL
LIVE:
Arsenal 5:1 Everton (Martinelli 27', Nkeitah 31', Cedric 57', Gabriel 61', Odegaard 81'; Van de Beek 45+3')
Liverpool 2:1 Wolves (Mane 24', Salah 81; Neto 3')
Man City 3:2 Aston Villa (Gundogan 76', 81', Rodri 79'; Cash 37', Coutinho 69')
Norwich 0:5 Tottenham (Kulusevski 16', 64', Kane 32', Son 70', 76')
Përditësuar 2 muaj më parë
2 muaj më parë
19:42
2 muaj më parë
19:42
Përpos Këpucës së Artë, dy lojtarë e kanë ndarë edhe çmimin tjetër të rëndësishëm "Doreza e Artë".
Bëhet fjalë për dy brazilianët, Alisson Becker i Liverpoolit dhe Ederson i Manchester Cityt.
Të dy portierët kanë qenë në formë të jashtëzakonshme këtë edicion, shpesh herë duke shpëtuar skuadrën e tyre nga humbjet.
Në 38 ndeshje të zhvilluara në Premierligë, dy brazilianët kanë mbajtur plotë 20 herë portën e paprekur.
2 muaj më parë
19:30
2 muaj më parë
19:30
Dy yjet Mohamed Salah i Liverpoolit dhe Heung-min Son i Tottenhamit kanë ndarë Këpucën e Artë për sezonin 2021/22.
Të dy lojtarët kanë shënuar nga 23 gola këtë edicion, andaj me plotë meritë edhe morën Këpucën e Artë.
Për dallim nga Son, Salah mori edhe një tjetër trofe individual, që ishte për më së shumti asistime në Premierligë.
Me 13 të tillë, mund të thuhet se ky sezon i takoi egjiptianit edhe pse Liverpool nuk arriti ta fitojë titullin.
Sidoqoftë, Salah mbetet ende në garë edhe për një trofe, që është Liga e Kampionëve, ku në finale do përballen me Real Madridin.
2 muaj më parë
19:08
2 muaj më parë
19:08
Leeds United ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Brentford, që të sigurojë qëndrimin në Premierligë.
Leeds triumfoi me rezultat të ngushtë 1:2, në një ndeshje mjaftë të tensionuar.
Gelhardt fillimisht kaloi mysafirët në epërsi pas 19 minutave lojë, por që goli pastaj u anulua për pozitë jashtë loje.
Raphinha u tregua i saktë nga pika e bardhë që t'i jep avantazhin Leeds.
Brentford pastaj u këndell duke barazuar përmes Canos, që u asistua nga Wissa (78').
Sidoqoftë, në minutën e fundit, Harrison gëzojë të gjithë tifozët e Leeds duke vulosur fitoren dhe njëkohësisht qëndrimin në Premierligë.
2 muaj më parë
18:56
2 muaj më parë
18:56
Liverpool ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Wolves, por të pamjaftueshme për të fituar titullin me Manchester Cityn që fitoi ndaj Aston Villas.
"Reds" fituan në shtëpi me rezultat komod 3:1.
Wolves kaluan fillimisht në epërsi përmes Netos që realizoi pas vetëm tre minutave (3').
Ndërsa, ishte Sadio Mane që barazoi rezultatin pas një asistimi të Thiagos (24').
I inkuadruari, Mohamed Salah vonë riktheu avantazhin e Liverpool (84'), derisa fitoren e vulosi Roberto Firmino (59').
Kështu, Liverpool përfundon si pozitën e dytë me 92 pikë, derisa Wolves si pozitë e 10-të me 51 sosh.
2 muaj më parë
18:56
2 muaj më parë
18:56
Manchester City ka fituar titullin e Premierligës, me një përmbysje të madhe ndaj Aston Villas.
Edhe pse ishin në disavantazh prej 0:2, "Qytetarët" rikthyen rezultatin në 3:2 që të fitojnë titullin për këtë edicion.
Cash fillimisht vendosi Aston Villan në epërsi pas një asistim të Digne (37').
Ndërsa, ishte Philippe Coutinho që realizoi një gol jashtëzakonisht të bukur që të dyfishojë rezultatin dhe të nis festa te Liverpool (69').
Sidoqoftë, pastaj nisi këndellja e Man Cityt, me Ilkay Gundogan që ngushtoi rezultatin pas harkimit të Sterling (76').
Vetëm dy minuta më vonë, Rodri shënoi nga distanca për të barazuar rezultatin (78').
Ndërsa, fitoren e madhe e siguroi gjermani Gundogan, duke vulosur fitoren pas asistimit të De Bruyne (81').
Me këtë fitore, Man City shpallet kampion në Angli me 93 pikë, derisa Aston Villa e përfundon si pozitë e 14-të me 45 sosh.
2 muaj më parë
18:52
2 muaj më parë
18:52
Arsenal ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e fundit të këtij sezoni ndaj Evertonit.
"Topçinjtë" fituan me rezultat 5:1 në "Emirates Stadium".
Fillimisht, Gabriel Martinelli kaloi Arsenalin në epërsi pas 27 minutave lojë, duke shënuar nga pika e bardhë.
Ndërsa, pas katër minutave, Eddie Nkeitah realizoi nga afërsia pas një pasimi të Martinellit me kokë (31').
Everton pastaj ngushtoi rezultatin në fundin e takimit përmes Van de Beek, që u asistua nga Calvert-Lewin (45+3').
Sidoqoftë, Arsenal vazhdoi me lojën e bukur edhe në pjesën e dytë, me Cedriz që realizoi të tretin pas harkimit të Sakas (56').
Vetëm tre minuta më vonë, Cedric bëri asistuesin duke harkuar te Gabriel që shënoi me kokë (59').
Fitoren e vendasve e vulosi Martin Odegaard duke shënuar pas asistimit të Pepes (82').
Kështu, Arsenal e mbyll sezonin në pozitën e pestë me 69 pikë dhe edicionin tjetër do marrë pjesë në Ligën e Evropës.
2 muaj më parë
18:51
2 muaj më parë
18:49
2 muaj më parë
18:49
Tottenham është skuadra që do marr pjesë edicionin tjetër në Ligën e Kampionëve, pas fitores së madhe ndaj Norwich Cityt.
Spurs triumfuan me rezultat të thellë 0:5.
Dejan Kuluevski pas 16 minutave lojë kaloi Tottenhamin në epërsi pas një harkimi të Bentacur.
Bentacur asistoi sërish, këtë herë te Harry Kane që dyfishoi rezultatin (32').
Tottenham vazhdoi bindshëm edhe në pjesën e dytë, me Kulusevskin që realizoi gol të bukur (64').
Ndërsa, fitoren e vulosi Heung-Min Son me dy gola të shpejtë (70', 75').
Kështu, Tottenham e mbyll këtë edicion si pozitë e katërt me 71 pikë, derisa Norwich ka 22 pikë në fund.
2 muaj më parë
18:46
2 muaj më parë
18:45
2 muaj më parë
18:42
2 muaj më parë
18:42
79’ Manchester City për tre minuta barazon rezultatin.
Dy gola tepër të shpejtë nga Manchester City për të barazuar rezultatin në Etihad.
Së pari ishte Sterling me një harkim të lartë, ku e gjeti Gundogan i cili nga afërsia shënoi me kokë, e pastaj Rodri për të barazuar.
Rezultati 2:2.
2 muaj më parë
18:35
2 muaj më parë
18:35
2 muaj më parë
18:32
2 muaj më parë
18:32
2 muaj më parë
18:31
2 muaj më parë
18:26
2 muaj më parë
18:24
2 muaj më parë
18:22
2 muaj më parë
18:20