<b></b> Reagon Federata e Boksit të Kosovës: Na tronditi vdekja e Xhevdet Pecit, pa të sot sporti është më i varfër

Reagon Federata e Boksit të Kosovës: Na tronditi vdekja e Xhevdet Pecit, pa të sot sporti është më i varfër

09.05.2022 22:06

Xhevdet Peci, boksieri i njohur kosovar, vdiq sot në moshë 67-vjeçe. Ishin të shumtë ata që deri tani dërguan telegrame ngushëllime për familjen dhe dashamirët e të ndjerit. 

Së fundmi reagoi edhe Federata e Boksit të Kosovës, ku me anë të një deklarate publike, shfaqi mërzinë e saj për humbjen nga jeta të njërit prej figurave më shëmbullore të këtij sporti, siç ishte ajo e Xhevdet Pecit. 

"Lajmi i papritur na tronditi të gjithëve. Iku në amshim Xhevdet Peci, ish boksieri i gjeneratës së artë të Prishtinës, që la gjurmë kudo. Komuniteti i boksit jemi të  tronditur me lajmin e trishtë. 
"Federata e Boksit e Kosovës kryetari z.Enver Krasniqi,sekretari z.Latif Demolli dhe Bordi i FboxK i shpreh ngushellime familjes, komunitetit të boksit, sportit në përgjithësi dhe popullit shqiptar. 

"Boksi dhe sporti humbën një legjendë, një emër të madh. Sporti mbetet pa legjendën, sot është më i varfër. Jemi të tronditur thellë nga lajmi, për humbjen e një kampioni, të papërsëritshëm. 

"Xhevdet Peci ka qenë selektor i Kombëtares se Kosovës për disa vite, anëtar i Bordit të federatës dhe kontribues i madh. I njohur si nokautues në ligën më të fortë në botë, në ish Jugosllavi.

"Kampion i Ballkanit dhe vite me rradhe kampion i ish Jugosllavisë.Poashtu ka qenë reprezentues i ish Jugosllavisë. Personalitet i rrallë. Lamtumirë legjendë!", shkruhet ndër të tjera në shkresën publike të Federatës së Boksit.

Tjera nga autori:
1