<b></b> Real Madrid e mbyll sezonin 2021/22 me barazim në La Liga ndaj Real Betisit

Real Madrid e mbyll sezonin 2021/22 me barazim në La Liga ndaj Real Betisit

20.05.2022 22:55

Real Madrid ka marrë një barazim në shtëpi në ndeshjen e fundit për këtë edicion në La Liga, kundër Real Betisit.

Takimi mes dy skuadrave ishte interesant, që u dominua nga vendasit, por nuk kishte asnjë gol.

Fillimisht, Real Betis i bëri korridorin e nderit Realit për trofeun e La Liga-s, ndërsa pastaj "Los Blancos" e bënë të njëjtën gjë, pasi Betisi ka fituar Kupën e Mbretit.

Pas kësaj miqësie, dy klubet spanjolle zhvilluan lojë të shpejtë në kërkim të golit, që assesi nuk ndodhi.

Normalisht, Real Madrid ishte skuadër më kërkuese duke pasur rastet më të mira, por u mungoi finalizimi.

Ndërkohë, Betis provoi disa herë përmes kundërzbritjeve që gjithashtu rezultuan të pasuksesshme.

Vlen të ceket, se minuta për herë të fundit në "Santiago Bernabeu" më shumë gjasë zhvilluan dy futbollistët, Marcelo dhe Isco, që u inkuadruan në fushë në minutën e 70-të dhe u duartrokitën më të madhe nga tifozët vendas.

Dy lojtarët në fjalë, do jenë agjentë të lirë në verë dhe nuk do t'iu rinovohet kontrata, njësoi si Gareth Bale, që ishte ftuar, por që mungoi sërish, duke mos qenë as në bankë rezervë.

Uellsiani nuk qëndroi as pranë David Alaba, tek lojtarët e pranishëm në stadium që nuk ishin në gjendje të luanin, prandaj nuk kishte mundësi përshëndetje me tifozët, të cilët e kanë kritikuar dhe fishkëllyer shumë këto dy vitet e fundit.

Sa i përket La Liga-s, Real Madrid e mbyll këtë edicion me 86 pikë të tubuara në 38 ndeshje, me 26 fitore, tetë barazime dhe vetëm katër humbje dhe duke pasur një golaverzh plus 51.

Ndërsa, Real Betis do luajë në Ligën e Evropës edicionin tjetër, pasi që renditët në pozitën e pestë me 65 pikë të mbledhura.

Për Real Madridin ky edicion ende nuk është i mbyllur pasi pas tetë ditëve në Paris do kërkojnë trofeun e tretë, atë të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Tjera nga autori:
1