Serie A

LIVE:

AC Milan pas 11 vitesh fiton titullin, Inter e mbyll si nënkampion

Inter 3:0 Sampdoria (Perisic 49', Correa 55', 57')

Sassuolo 0:3 AC Milan (Giroud 17', 32'; Kessie 36')

Përditësuar 2 muaj më parë

<b></b> AC Milan pas 11 vitesh fiton titullin, Inter e mbyll si nënkampion

Sassuolo - Milan: Milan fiton ndeshjen dhe shpallet kampion i Italisë

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

19:57

2 muaj më parë

19:57

 

Milan ka arritur të fitojë pa ndonjë vështirësi përballë Sassuolo, me rezultat bindës 0:3, duke u falënderuar golave të Giroud 17', 32' dhe Kessie 36'. 

Me këtë fitore Milan e mbylli kampionatin në vendin e parë me 86 pikë, duke u shpallur kampion, pasi ekipi i udhëhequr nga Pioli ka grumbulluar dy pikë më shumë sesa rivali lokal Inter.

Kështu që, Milan pas 11 vitesh e rikthen titullin në vetrinën e klubit, e që është i 19-ti në historinë e tij. 

Milan në pjesën dërmuese të kampionatit ka qenë duke udhëhequr në vend të parë në Serie A dhe me plot meritë në fund e përfundoi sezonin si kampion. 

AC Milan fiton titullin pas 11 vitesh, triumfon ndaj Sassuolos

Edonis Bytyqi

2 muaj më parë

19:56

2 muaj më parë

19:56

AC Milan ka fituar titullin në Seria A pas plotë 11 viteve pritje, duke mposhtur në xhiron e fundit Sassuolon.

"Rossonerët" fituan me rezultat bindës 0:3.

Olivier Giroud ishte ylli i mbrëmjes, ku shënoi dy gola që t'i qetësojë tifozët mysafir qysh në pjesën e parë.

Pas një bashkëpunimi të mrekullueshëm me Rafael Leao, francezi realizoi dy herë në portën vendase (17', 32').

Ndërsa, fitoren e vulosi mesfushori Franck Kessie (36'), gol që është i fundit për të në fanellën "Rossonere", pasi sic dihet ka marrëveshje me Barcelonën dhe do t'iu bashkohet në verë.

Përpos tyre, rrugën drejtë rrjetës e gjeti edhe Zlatan Ibrahimovic, por goli iu anulua për pozitë jashtë loje.

Kështu, Milan e fiton titullin me 86 pikë të mbledhura në 38 ndeshje, dy më shumë se Inter që përfundon si pozitë e dytë.

Ndërkohë, Sassuolo e mbyll këtë edicion si pozitë e 11-të me 50 sosh.

Inter triumfon bindshëm ndaj Sampdorias, por humbet titullin e Seria A

Edonis Bytyqi

2 muaj më parë

19:55

2 muaj më parë

19:55

Fitorja bindëse e Interit ndaj Sampdoria, ishte e pamjaftueshme që t'ua sigurojnë titullin në Seria A, shkaku që Milan mposhti Sassuolon.

"Neurazzurët" triumfuan bindshëm ndaj Sampdoria me rezultat 3:0, por që e mbyllën këtë edicion si nënkampion.

Ivan Perisic hapi serinë e golave pas 49 minutave lojë, me një gol të bukur pas asistimit të Barellas.

Ishte Correa që pastaj shënoi dy gola të shpejtë për të vulosur fitoren (55', 57'), por që fatkeqësisht për "Neurazzurët" nuk ishte e mjaftueshme që të marrin titullin.

Inter e mbyll këtë edicion si nënkampion në Seria A me 84 pikë, dy më pak se Milan, derisa Sassuolo e mbyll si pozitë e 11-të me 50 sosh.

Inter - Sampdoria: Inter fiton, por titulli i takon Milanit

Vivianit Gërguri

2 muaj më parë

19:55

2 muaj më parë

19:55

Përfundon gjithçka në Meazza.

Edhe pse Interi ka arritur të shënojë fitore kundër Sampdorias me rezultat 3:0, ishte e pamjaftueshme për zikaltrit, pasi që skuadra nga qyteti i njëjtë, Milan ka arritur gjithashtu të fitojë e me ç’ rast ia ka shuar shpresat Interit për titullin kampion dy herë radhazi.

Sassuolo - Milan: Hyn në lojë edhe Ibrahimovic

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

19:41

2 muaj më parë

19:41

72' Ka hyrë në lojë edhe sulmuesi suedez, Ibrahimovic, për t'i shijuar në fushë minutat e fundit para fillimit të kremtës së titulit.

Inter - Sampdoria: Për 12 minuta, Inter realizon tre gola

Vivianit Gërguri

2 muaj më parë

19:25

2 muaj më parë

19:25

57’ Goooooooool!

Interi në epërsi të tre golave.

Ishte sërish Correa që shënoi golin e tij të dytë në ndeshje.

Zikaltrit për 12 minuta në pjesën e dytë arrijnë të shënojnë tre gola për rezultatin 3:0.

Sassuolo - Milan: Bie ritmi i lojës, Milan ruan epërsinë

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

19:22

2 muaj më parë

19:22

 

60' Në pjesë të dytë ka rënë ritmi i lojës. Milan po e administron për mrekulli rezultatin bindës prej 0:3, pa rrezikuar aspak që të pësojë ndonjë aksion të rrezikshëm nga emiljanët.

Inter - Sampdoria: Zikaltrit në epërsi me dy gola të pjesës së dytë

Vivianit Gërguri

2 muaj më parë

19:21

2 muaj më parë

19:21

55’ Goooooooooool!

Inter ka arritur të shënojë edhe golin e dytë të saj në pjesën e dytë.

Goli mbartë emrin e Correas, i cili me një goditje të bukur shënon për rezultatin 2:0.

Inter - Sampdoria: Ka shënuar Interi, por tashmë shumë vonë

Vivianit Gërguri

2 muaj më parë

19:15

2 muaj më parë

19:15

49’ Goooooooool!

Shënon Interi me anë të Perisic.

Me një aksion të nisur nga Barella i cili hyri deri në zonë e pastaj për të asistuar për Perisicin, i cili me një goditje të saktë e të fortë e dërgoi topin prapa krahëve të Auderos.

Inter - Sampdoria: Fillon pjesa e dytë

Vivianit Gërguri

2 muaj më parë

19:11

2 muaj më parë

19:11

46’ Fillon pjesa e dytë e takimit në Meazza.

Rezultati nga pjesa e parë 0:0.

Sassuolo - Milan: Nis pjesa e dytë

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

19:09

2 muaj më parë

19:09

Ka filluar pjesa e dytë në 'Mapei'!

Në pjesën e parë Milan siguroi epërsi të trefishtë, ku golashënues ishin Giroud 17', 32' dhe Kessie 36'.

Sassuolo - Milan: Ka përfunduar pjesa e parë në 'Mapei', dominim i Milanit

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

18:53

2 muaj më parë

18:53

Milan shkon në pauzë në mes të dy pjesëve me rezultat të thellë prej 0:3, falë golave dygolëshit të Giroud dhe golit tjetër që realizoi Kessie.

Inter - Sampdoria: Pa gola në pjesën e parë në Guissepe Meazza

Vivianit Gërguri

2 muaj më parë

18:52

2 muaj më parë

18:52

Mbyllet pjesa e parë e takimit në Meazza, pa gola ende.

Një pjesë e parë e mirë nga Interi por pa gola të shënuar, dhe tashmë veçse ka humbur gjasat për titull duke parë takimin tjetër ku Milani po fiton 3:0 kundër Sassuolos.

Ishte minuta e 38-të e takimit kur Lautaro Martinez pati rastin më të mirë të ndeshjes, por goditja e tij me kokë u ndal nga portieri i Sampdorias, Emil Audero.

Pastaj deri në fund të pjesës së parë nuk pati më raste shënimi dhe pjesa e parë u mbyll pa gola.

Sassuolo - Milan: Kessie thellon epërsinë e Milan

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

18:40

2 muaj më parë

18:40

36' GOOOL!

Kessie ka thelluar epërsinë e Milanit, duke e çuar në 0:3 përballë Sassuolos. Titulli është shumë afër tani.

Sassuolo - Milan: Giroud dyfishon epërsinë - titulli një hap larg

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

18:37

2 muaj më parë

18:37

32' GOOOL!

Oliver Giroud ka shënuar golin e dytë në ndeshje, për ta dyfishuar epërsinë 0:2 në të mirë të Milanit në stadiumin 'Mapei'. Tashmë ekipi milanez është shumë afër të konfirmohet kampion i edicionit të sivjem në Serie A.

Sassuolo - Milan: Giroud kalon në epërsi Milanin

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

18:23

2 muaj më parë

18:23

17' GOOOOL!

Olivier Giroud ka kaluar në epërsi Milanin, duke shfrytëzuar siç është më së miri pasimin nga Leao.

Sassuolo - Milan: Milan e nis me dominim

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

18:21

2 muaj më parë

18:21

 

15' Janë zhvilluar një çerek lojë në 'Mapei', aty ku Milan po insiston menjëherë që ta diktojë tempon e lojës, duke krijuar edhe disa aksione të rrjedhshme sulmueve, por pa mundur ta ndëshkojë portën e emilianëve.

Inter - Sampdoria: Pas një çereku lojë në Meazza, ende pa gola

Vivianit Gërguri

2 muaj më parë

18:21

2 muaj më parë

18:21

15’ Ende pa gola në Meazza.

Një ndeshje e mirë kontrolluar nga të dy skuadrat, e me një dominim të lehtë të Interit por që ndeshja vijon të mbetet barazim pa gola.

Inter - Sampdoria: Fillon ndeshja në Meazza

Vivianit Gërguri

2 muaj më parë

18:04

2 muaj më parë

18:04

1’ Fillon takimi në Giuseppe Meazza, Interi në kërkim të tre pikëve dhe në pritje të dështimit të Milanit në ndeshjen tjetër.

Sassuolo - Milan: Nis ndeshja

Shpend Thaçi

2 muaj më parë

18:04

2 muaj më parë

18:04

1' Ka filluar ndeshja në stadiumin 'Mapei'.

1
1