<b></b> Shefi i La Ligës: Futbolli evropian në rrezik të madh, nëse s’i kontrollojmë klubet shtetërore

Shefi i La Ligës: Futbolli evropian në rrezik të madh, nëse s’i kontrollojmë klubet shtetërore

16.06.2022 16:53

Futbolli evropian është në rrezik nëse klubet nën pronësi të shtetit, siç janë Manchester City dhe Paris Saint-Germain, nuk vihen nën kontroll, thotë presidenti i ligës elitare spanjolle, Javier Tebas.

La Liga bëri ankesë zyrtare në UEFA ndaj, siç beson, shkeljeve financiare të këtyre dy klubeve.

Liga spanjolle beson se këto klube udhëhiqen në mënyrë efektive nga vendet e pasura dhe i shkelin rregullat që kanë për qëllim frenimin e shpenzimeve të pakontrolluara.

Të dy klubet i kanë mohuar vazhdimisht akuzat.

Fituesi i Premierligës Manchester City është nën pronësi të sheikut Mansour të Mbretërisë së Bashkuar Arabe, ndërsa Emiri i Katarit e ka në pronësi kampionin e Francës, PSG-në.

“Ne po e bëjmë këtë për ta mbrojtur ekosistemin e futbollit në Evropë”, tha Javier Tebas.

“Ne mendojmë se futbolli evropian është në rrezik. Ne nuk kemi qenë në gjendje ta bëjmë një sistem për t’i kontrolluar klubet që janë në pronësi të shteteve”, shtoi ai.

Duke folur në takimin e ligave evropiane të enjten në Amsterdam, ai nënvizoi: “Ne kemi bërë ankesa zyrtare për dopingun financiar të PSG-së”.

Muajin e kaluar, Tebas tha se La Liga do të ndërmerrte veprime ligjore kundër PSG-së pasi Kylian Mbappe e refuzoi kalimin në Real Madrid.

Përfaqësuesi i Francës vendosi ta vazhdojë marrëveshjen me PSG-në deri në vitin 2025 dhe Tebas dhe La Liga thanë se vazhdimi i kontratës së tij ishte sulm ndaj qëndrueshmërisë ekonomike të futbollit evropian.

“UEFA lejoi humbjet sepse klubet e ulën qarkullimin, por PSG-ja e rriti faturën e pagave tejet shumë gjatë pandemisë Covid-19”.

“Pagat e tyre për sezonin 2021/22 ishin 600 milionë euro. Kjo është e pamundur. Kjo pa llogaritur Mbappen. Është e qartë se ata nuk po i përmbahen rregullave të Financial Fair Play. Kjo po e vë në rrezik tërë ekosistemin financiar në Evropë”.

Tjera nga autori:
1