Djelmoshat kosovarë nga ekipi Bad News Eagles kanë arritur ta mposhtin skuadrën çeke, Sinners, duke u kualifikuar kësisoji për herë të parë në një kompeticion të madh siç është ai që do të zhvillohet ne Antwerp të Belgjikës gjatë datave 9-22 maj, PGL.
Skuadra e BNE-së përbëhet nga lojtarët Flatron Halimi, Dionis Budeci, Genc Kolgeci, Sener Mahmuti dhe Rigon Gashi, si dhe të udhëhequr nga trajneri Klesti Kola. BNE zhvilloi sot lojën e pestë dhe vendimtare, duke arritur ta sigurojë kualifikimin në rundin e fundit për rezultatin përfundimtar 2:1.
PGL është kompeticioni më i rëndësishëm në botë për CSGO dhe që këtë vit mbahet në Antwerp të Belgjikës.
Për të ardhur deri këtu, ekipi kosovar mposhti ekipin nga Rusia, Entropiq në në ndeshjen e parë më 21 prill.
Mirëpo, kosovarët u mposhtën në dy ndeshjet e radhës, fillimisht nga ekipi NIP nga Suedia dhe G2, para se të triumfonin në dy përballjet e radhës.
Ndërkaq, nërundin e parë të zhvilluar në 'Mirage', BNE e filloi keq duke humbur me rezultat 16-10, pastaj filloi këndellja që pasoi me një debakël në 'De_Nuke', ku i mposhtën me epërsi të thellë 16:6.
Në rundin e fundit ishte lojë shumë e nxehtë dhe taktike. Sinners po avanconte në fillim, por një rikthim në çastet e fundit të ndeshjes nga djelomshat tonë, bëri që takimi të fitohet me rezultat të ngushtë 16:14
Kujtojmë se fituesi i garës në Antwerp fiton plot 500 mijë euro, por shuma totale që ndahet për ekipet është një milionë euro.
Partner sponsorisues i BNE-së është kompania Gjirafa, e cila ka qenë përkrahësja kryesore e ekipit kosovar në rrugëtimin drejt këtij suksesi të jashtëzakonshëm.