<b>'Shokues' </b> - organizimi i finales së LK ishte i tmerrshëm, familjarët e futbollistëve e pësuan

'Shokues' - organizimi i finales së LK ishte i tmerrshëm, familjarët e futbollistëve e pësuan

29.05.2022 11:06

Andrew Robertson e ka cilësuar organizimin e finales së Ligës së Kampionëve si "rrënojë", pasi miqtë dhe familjarët e skuadrës së Liverpoolit ishin në mesin e atyre që e pësuan nga gazi lojtsjellës jashtë "Stade de France", ku u luajt ndeshja.

Skuadra nga Premier Liga humbi mundësinë që ta fitojë për herë të shtatë në histori trofeun më prestigjioz të futbollit në Evropë, pasi u mposht 1-0 nga Real Madridi, të shtunën mbrëma.

Një natë mjeruese për skuadrën e Jurgen Kloppit në fushë gjithashtu u përcoll paraprakisht me skena të shëmtuara jashtë saj, me një numër të madh të fansave të 'Të Kuqve' që nuk arritën të futen në stadium, pavarësisht se kishin bileta.

Çka është thënë për finalen e Ligës së Kampionëve në Paris?

UEFA shtyu fillimin e ndeshjes për më shumë se 30 minuta, derisa mijëra fansa u munduan të futen në stadium pa bileta.

Kjo nënkuptoi se numër i madh i mbështetësve që kishin bileta, nuk arritën të futen, dhe ata po ashtu ishin subjekt i trajtimit të keq nga policia, e cila përdori gaz lotsjellës për t'i ndaluar njerëzit që të ngjiten në barriera.

Robertson tha për 'BBC Sport': "Njërit prej miqve të mi iu se ishte fallco, gjë që ju siguroj se nuk ishte.

"Ishte vërtetë rrënojë. Për të qenë i sinqertë, njerëzit po panikoheshin. Gazi lotsjellës i hedhur ndaj tyre është i papranueshëm.

"Ishte e tmerrshme për miqtë dhe familjarët tanë që kanë kaluar nëpër këtë. Nuk qe eksperiencë e mirë, jo finale e mirë për të ardhur ta shikosh. Liga e Kampionëve duhet të festohet, por nuk ishte kjo".

Legjendat e Liverpoolit kritikojnë skenat 'shokuese'

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher shfrytëzoi Twitterin për të shprehur zhgënjimin për mënyrën si u trajtuan fansat mbrëmë, derisa uroi Madridin për fitoren.

"Një e vështirë për t'u përballuar mbrëmë, por merita për Real Madridin, emri i saj ishte në kupë pas ecurisë që e kanë pasur në LK", tha Carragher.

"LFC ka humbur 4/63 këtë sezon, kështu që nuk mund të kërkosh më shumë se kaq. Miqtë dhe familjarët të sulmuar me gazlotsjellës duke dalë, shokuese nga UEFA".

Robbie Fowler ishte një tjetër legjendë e Liverpoolit i cili reagoi ndaj incidentit "tmerrues", derisa familja e tij u afektua direkt.

"Organizim absolut i çrregullt mbrëmë”, ka shkruar ai. “Dhe padyshim që eventet e shënuara këtu do të vazhdojnë, tifozët me gaz lotsjellës, të rinj e të vjetër qajnë, djali/familja ime e zënë në mes, e dëshmova të gjithën... vërtetë të tmerruar duke e parë atë duke u zhvilluar".

Si iu përgjigj incidenteve UEFA?

UEFA publikoi një komunikatë ku premtoi të rishikojë organizimin e finales, përkrah policisë franceze.

"Në rrjedhën para ndeshjes, hyrja në anën e Liverpoolit u bllokua nga mijëra fansa, të cilët kishin marrë bileta fallco, të cilat nuk funksionuan për të hyrë", shkruhet në komunikatën zyrtare të UEFA-s.

"Kjo krijoi një grumbull fansash që po mundoheshin të futeshin. Si rezultat, fillimi u shty për 35 minuta për të lejuar sa më shumë fansa që është e mundur me bileta origjinale që të futeshin.

"Derisa numri jashtë stadiumit po rritej vazhdimisht para ndeshjes, policia i shpërndau me gaz lotsjellës larg stadiumit.

"UEFA simpatizon me ata që u afektuan nga këto evente dhe tutje do të rishikojë të bëmat në mënyrë urgjente, së bashku me policinë franceze dhe Federatën Franceze të Futbollit".

Tjera nga autori:
1