<b></b> Si reagoi Leo Messi ndaj fishkëllimave nga tifozët e vet

Si reagoi Leo Messi ndaj fishkëllimave nga tifozët e vet

11.05.2022 12:06

Angel Di Maria ka këmbëngulur se Lionel Messi nuk iu kushton vëmendje fishkëllimave që i mori nga përkrahësit e Paris Saint-Germainit në javët e fundit.

Messi është përballur me një sezon të parë sprove në Paris, pasi iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë pasi u largua nga Barcelona verën e kaluar, duke i shënuar vetëm nëntë gola në 32 ndeshje në të gjitha garat.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë është fishkëllyer shpesh qëkur skuadra e tij ra nga Liga e Kampionëve pas disfatës kundër Real Madridit në rrethin e 16 më të mirëve.

Bashkëvendësi i tij nuk mund ta besojë se dikush mund t’i fishkëllejë një futbollisti si Messi.

Di Maria thotë se e kupton pse tifozët e PSG-së u zemëruan shumë nga një dështim tjetër në garën më prestigjioze evropiane, por këmbëngul se Messi s’e meriton të sulmohet për këtë.

Anësori argjentinas ka treguar se si kishte reaguar Messi pas fishkëllimave ndaj tij, duke thënë për Todo Pasa: “Lojtari më i mirë në botë fishkëllehet... e vështirë ta besosh”.

“Por këtu në klub, njerëzit, tifozët ultras, kërkojnë shumë. Ata janë shumë të pasionuar dhe kur e shohin se klubi i merr lojtarët më të mirë dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve në 1/8 e finales, është e natyrshme që të jenë të zhgënjyer. Ndodhi në çdo vend.”

“Këtu, po ndodh me më të mirin e botës. Leo nuk i kushton vëmendje kësaj, është një hollësi. Është futboll. Ne e dimë se është kështu, duhet të jetë kështu”.

Ai shtoi: “Ne duhet të jemi të fortë. Është futboll, gjëra të tilla ndodhin”.

Derisa nuk ka arritur të shënojë shumë gola, Messi ka bërë 13 asiste në Ligue 1 për t’i ndihmuar PSG-së ta fitojë titullin.

Tjera nga autori:
1