Fillojnë Lojërat Mesdhetare, Kosova synon t'i fitojë disa medalje - NACIONALE

Fillojnë Lojërat Mesdhetare, Kosova synon t'i fitojë disa medalje

1 vit më parë

nga NACIONALE

(E përditësuar) Sonte është bërë hapja e ceremonisë së Lojërave Mesdhetare. Në Algjeri, në shtetin që s'e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, garuesit kosovarë parakaluan në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare, duke bartur flamurin shtetëror.

Në fakt, sonte, për shkak të mungesës së xhudistëve kosovarë, u vendos që Egzon Shala dhe Fortesa Orana ta kenë nderin që të parakalojnë si të parët duke bartur flamurin e shtetit të Kosovës.

Burimet e gazetës Nacionale të afërta me ekipin e Kosovës, kanë treguar se ka një rrëmujë të vërtetë në Algjeri sa i përket organizimit të kësaj ngjarjeje të madhe sportive. Për këtë arsye edhe orari i nisjes së parakalimit të ekipeve të ndryshme shtetërore, u shtye vazhdimisht. Një gjë e tillë ishte paraparë të ndodhte në ora 21:00.

Në tërësi në qytetin algjerian të Oranit kanë arritur 3390 atletë, të cilët do të garojnë në plot 24 disiplina sportive të ndryshme, nga futbolli deri te judo dhe nga tenisi deri te volejbolli. Lojërat Mesdhetare nisin sonte, kurse mbyllen më 6 korrik.

Numri i shteteve që do të garojnë do të jetë 18 nga Evropa, 5 nga Afrika dhe 3 nga Azia.
Shtetet që do të marrin pjesë përveç Kosovës, janë këto, si vijon: Shqipëria, Algjeria, Bosnja, Qipro, Kroacia, Egjipti, Greqia, Libani, Libia, Maqedonia e Veriut, Malta, Maroku, Monako, Mali i Zi, Portugalia, San Marino, Sllovenia, Siria, Spanja, Turqia dhe Serbia.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, si dhe zyrtarët tjerë të federatave që do të përfaqësohen nga një numër sportistësh në këtë ngjarje sportive, u kanë uruar fat sportistëve dhe kanë shprehur besimin se kësaj radhe do të fitohen akoma e më shumë medalje sesa që ishin fituar në edicionin paraprak.

Prapëseprapë, shpresat më të mëdha për të arritur medalje mbështeten tek ekipi i xhudos, i cili kaherë gjatë këtyre viteve ka dëshmuar se është i përgatitur aq sa duhet në mënyrë që të mos jetë vetëm pjesëmarrës nderi, por edhe garues i barabartë, i cili lufton për t'u futur në podium në mesin e më të mirëve.


Historiku i Lojërave Mesdhetare dhe Kosova

Lojërat mesdhetare kanë lindur pas luftës së dytë botërore. E gjitha ishte një ide e zëvendës-presidentit të atëhershëm të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Mohammed Taher Pacha. Propozimi i tij që u adresua në 1948, ndërsa u miratua më vonë. Pas tre vitesh u mbajt edhe edicioni i parë i Lojërave Mesdhetare.

Që atëherë, Lojërat Mesdhetare organizohen çdo katër vjet. Në linjë të përgjithshme, ato organizohen një vit para Lojërave Olimpike.

Kosova do të jetë pjesëmarrëse në këtë aktivitet, i cili për herë të dytë rresht zhvillohet në një shtet nikoqir që nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës. Para katër vitesh, Kosova merrte pjesë në Tarragona të Spanjës, atje ku dilte me katër medalje të fituara (tri të arta dhe një të argjendtë). Atëherë ishte treshja fantastike e xhudos - Nora Gjakova (-57 kg), Distria Krasniqi (-52 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg), ajo që Kosovës ia sillte plot tri medalje të arta, kurse medalja e argjendtë u fitua nga Loriana Kuka (-78 kg).

Përfaqësimi i Kosovës në këtë Lojëra Mesdhetare

Kosova do të përfaqësohet me një sportist më pak për dallim nga Lojërat Mesdhetare të edicionit të mëparshëm. Kësaj radhe, ekipi kosovar do të përbëhet prej 39 sportistëve, 16 trajnerëve dhe tre gjyqtarëve.

Ata në këto 10 ditë do të mundohen që Kosovës t'i sjellin sa më shumë rezultate dhe suksese nga garat që do të marrin pjesë.

Lista e Kosovës për Lojërat Mesdhetare e ndarë në disiplina sportive

Xhudo

Distria Krasniqi (-52 kg)

Akil Gjakova (-73 kg)

Loriana Kuka (-78 kg)

Laura Fazliu (-63 kg)

Flaka Loxha (-57 kg)

Erza Muminoviq (-48 kg)

Arbër Kullashi (-81 kg)

Shpati Zekaj (-100 kg)

Trajnerë: Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi

Boks

Bashkim Bajoku (-52 kg)

Shpetim Bajoku (-63 kg)

Patriot Behrami (-69 kg)

Lorent Murati (-57 kg)

Trajnerë: Besim Brahimi

Mundje

Egzon Shala (-125 kg)

Alban Sopa (-74 kg)

Trajner: Sylejman Shala

Karate

Elhami Shabani (-75 kg)

Fortesa Orana (+68 kg)

Melos Gashi (-84 kg)

Albulenë Gërvalla (-55 kg)

Adelina Rama (-61 kg)

Trajner: Ylber Syla dhe Nazmi Gashi

Atletikë

Muhamet Ramadani (hedhje e gjylës)

Astrit Kryeziu (800 m.)

Gresa Bakraqi (3000 m.)

Alaudin Suma (hedhje e diskut)

Trajnerë: Shaban Ramadani dhe Bajram Duja

Not

Alush Telaku (flutur: 100m., 200m., 50m)

Vanesa Beka (bretk. 50m. dhe 100m.)

Trajner: Kujtim Kito

Shigjetari

Hazir Asllani (70m. ind)

Edi Dvorani (70m. ind)

Valmir Gllareva (70m. ind)

Trajner: Fehmi Bylykbashi

Shenjëtari Sportive

Nexhat Sahiti (10 m. pist. ajër)

Drilon Ibrahimi (10 m. pushk. ajër)

Trajner: Fehmi Berisha

Taekwondo

Arbër Azemi (-68 kg)

Arbër Bajra (-80 kg)

Trajner: Nuhi Gashi

Tenis

Vesa Gjinaj

Vullnet Tashi

Trajner: Jeton Hadërgjonaj

Pingpong

Fatih Karabaxhak

Kreshnik Mahmuti

Trajner: Dardan Imami

Gjimnastikë

Elvis Çitaku

Valëza Rama

Trajner: Abeliana Bregu dhe Shkumbin Maqastena

Badminton

Rinor Gllareva

Trajner: Lulëzim Haziri

Gjyqtarë:

Latif Demolli (boks)

Fatmir Salhija (xhudo)

Besart Vitia (karate)

Lajme të ngjashme