<b></b> Të gjithë e dimë se Fury s’po pensionohet, e pret Joshuan apo Usykun – thotë promotori i njohur

Të gjithë e dimë se Fury s’po pensionohet, e pret Joshuan apo Usykun – thotë promotori i njohur

19.05.2022 11:42

Promotori i njohur Eddie Hearn thotë se Tyson Fury do ta tërheqë vendimin për t’u pensionuar nga boksi dhe do të rikthehet në ring për t’u përballur me Anthony Joshuan apo Oleksandr Usykun në dhjetor.

Fury njoftoi pensionimin nga boksi pasi e mbrojti titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në WBC kundër Dillian Whyte muaj më parë.

33-vjeçari e fitoi atë luftë me shumë lehtësi, duke e nokautuar brutalisht bashkatdhetarin e vet para 94 mijë shikuesve në Wembley.

Megjithatë, Fury nuk e ka dorëzuar ende titullin e botës, duke iu dhënë shpresë tifozëve të vet se nuk e ka ndër mend t’i varë dorëzat në gozhdë akoma dhe se është duke e pritur rimeçin mes Joshuas dhe Usykut.

Promotori i Joshuas, Hearn, beson se pensionimi i Furyt ishte vetëm zhurmë fjalësh dhe se mundësia për një luftë për kampionin e padiskutueshëm të botës në fund të këtij viti është tepër e mirë për t’u hedhur poshtë.

“Është shumë e lehtë për Tysonin të rikthehet dhe të thotë, ‘Shikoni, më duhet kohë tani. Më lejoni të mendoj për atë që dua ta bëj. E di që e kam thënë atë pas luftës, por më lejoni pak kohë të mendoj’. Dhe ata nuk duhet t’ia marrin titullin atij, natyrisht që jo. Ai nuk ka nevojë të pensionohet, ai nuk ka nevojë të vendos ende se kur do të jetë lufta e tij e radhës, sepse sapo ka luftuar”, tha Hearn për iFL TV.

“Çdo gjë është bërë siç duhet, por, natyrisht, të gjithë ne e dimë se ai nuk po pensionohet”, këmbënguli Hearn.

Ai shtoi: “Pra, pres që ai të luftojë me fituesin e meçit Joshua-Usyk në dhjetor”.

Në fillim të kësaj jave, presidenti i WBC-së, Mauricio Sulaiman, këmbënguli se organi qeverisës nuk do t’i bëjë presion Furyt për të marrë vendim përfundimtar për të ardhmen.

Usyk dhe Joshua u takuan në shtator dhe ukrainasi fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, duke u bërë kampion i botës në kategorinë e rëndë.

Ata do të përballët në një rimeç në korrik për titujt e botës WBO, WBA dhe IBF.

Tjera nga autori:
1