<b></b> Tenistja ruse e ndërron kombësinë për të luajtur në Wimbledon

Tenistja ruse e ndërron kombësinë për të luajtur në Wimbledon

20.06.2022 14:23

Tenistja e lindur në Rusi, Natela Dzalamidze, do të jetë në gjendje të garojë në Wimbledon, pasi e ndërroi kombësinë dhe tani do ta përfaqësojë Gjeorgjinë.

Wimbledoni ua ka ndaluar pjesëmarrjen tenistëve rusë dhe bjellorusë këtë vit, për shkak të pushtimit rus në Ukrainë.

Dzalamidze, 29 vjeçe, është në listën e pjesëmarrëseve në Wimbledon si gjeorgjiane. Në French Open ajo garoi nën flamur neutral, siç u detyruan të bënin të gjithë tenistët rusë.

Ajo do të luajë në garën e çifteve me partneren e vet serbe Aleksandra Krunic.

Grand slami me bar do të fillojë të hënën më 27 qershor, ku pjesëmarrjen e ka të ndaluar tenisti numër një në botë, rusi Daniil Medvedev.

Organizatori i Wimbledonit, All Englad Club, nuk përfshihet në ndryshimin e kombësisë së lojtarëve, pasi tha në një komunikatë: “Kombësia e lojtarëve, i përcaktuar si flamuri nën të cilin ata luajnë në garat profesionale, është një proces që qeveriset nga turnamentet dhe Federata Ndërkombëtare e Tenisit”.

Dzalamidze, e cila u mposht në rrethin e parë në garën e çifteve dhe atë të çiftëve të përziera në Roland Garros, zë vendin e 43-të në botë në renditjen e çifteve.

Tjera nga autori:
1