<b></b> UEFA po mendon ta revolucionarizojë Superkupën e Evropës, këto janë arsyet

UEFA po mendon ta revolucionarizojë Superkupën e Evropës, këto janë arsyet

15.06.2022 20:05

UEFA po mendon që ta ndryshojë dhe revolucionarizojë Superkupën e Evropës në nivel klubesh. Nga viti 2024 do t'i thuhet lamtumirë versionit aktual. Kanë qenë disa arsye që kanë shtyrë deri te ky ribrendim.

Shtëpia më e madhe evropiane e futbollit, UEFA, po shqyrton mundësinë që Superkupa e Evropës të pësojë ndryshime rrënjësore pas dy vitesh. Nga njëra anë do të jetë njëri version ku do të garojnë katër skuadra, në mesin e tyre edhe fituesja e Ligës së Kampionëve, kurse në anën tjetër do të jetë një ndeshje finale klasike mes fitueseve të Conference League dhe Ligës së Evropës.


Një kompeticion i ri që i përgjigjet kërkesës për të rritur të ardhurat financiare. Pra, ky është thelbi i gjithçkaje që ka shtyrë në këtë drejtim. Formati i "final four" për Superkupat gjen pëlqim dhe duket funksional edhe në pikëpamjen ekonomike, siç e ka treguar një gjë të tillë organizimi i ndërmarrë nga federata spanjolle për Superkupën vendore dhe së voni edhe në Itali po diskutohet për të shkuar drejt asaj  rruge.


Nuk mund të thuhet që e gjitha ndërlidhet me aspektin ekonomik. Mbrapa këtij vendimi për ta ndryshuar Superkupën ka edhe një botëkuptim sportiv. Po flasim për një nevojë për të ofruar një produkt sa më tërheqës, me skuadra të nivelit sa më të lartë dhe të ketë ekuilbër mes tyre. 

Bilanci i fitimit të Superkupës Evropiane në vitet e fundit ka shkuar në të mirë të fitueses së Ligës sé Kampionëve, ku në 8 nga 10 edicionet e fundit ka dalë triumfuese, me dy përjashtimet e vetme kur Atletico Madrid në 2012 dhe Chelsea në 2018 kanë ngadhënjyer.

Prania sa më e madhe e klubeve të mëdha në Ligën e Kampionëve dhe niveli jo i krahasueshëm me ato të garojnë në dy kompeticionet tjera evropiane, ka bërë që sfidat e Superkupës në edicionet e fundit të mos jenë shumë të kënaqshme për nga atraksioni. 
Qëllimi është që të krijohet një kompeticion sa më konkurues dhe formati i një mini-turneu në versionin "final four" është parë ai më i duhuri nga zyrtarët e UEFA-s, siç bëjnë të ditur gazetat e besueshme evropiane, me në krye L'Equipe në Francë. Ndërkaq, një tjetër synim është të krijohet një ekuilibër sa më i madh në Superkupën e Evropës mes skuadrave, me pjesëmarrjen e atyre që triumfojnë në Conference League dhe Ligën e Evropës. 

Ajo çfarë mund të gjejë kundërshtimin më të madh në qarqet e klubeve dhe veçanërisht te trajnerët, ka të bëjë me ngjeshjen e mëtejm të kalendarit të ndeshjeve, e cila do të vihet në spikamë nga viti 2024.

 

 

Tjera nga autori:
1