<b>Ulje pagash</b> për lojtarët e Man Unitedit pas poshtërimit nga Brightoni

Ulje pagash për lojtarët e Man Unitedit pas poshtërimit nga Brightoni

08.05.2022 15:45

Dështimi i Manchester Unitedit për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve do të ndikojë në xhepat e lojtarëve - me pagat e disa lojtarëve që do të ulen për një çerek.

Klubi nga "Old Trafford" më nuk mund të përfundojë brenda top katërshes së Premier Ligës këtë sezon, pas humbjes 4-0 nga Brightoni, të shtunën mbrëma.

Dhe një tjetër fushatë zhgënjyese do të ketë pasoja financiare për shkak të mënyrës si United strukturon kontratat e futbollistëve.

Deri në një çerek mund të shkurtohen pagat nëse United nuk siguron një vend në kompeticionin elitar të klubeve, një modifikim ky i dizajnuar për ta ruajtur klubin nga rënia në përfitime si rezultat i mos kualifikimit.

United do të fitojë shumë më pak nëse luan në Ligën e Evropës ose Ligën e Konferencës sezonin e ardhshëm.

Kështu që paga e superyllit të skuadrës, Cristiano Ronaldo, nga 450 mijë euro në 336 mijë euro, nëse qëndron përtej këtij sezoni - paga më e ulët që 37-vjeçari ka fituar në vitet e fundit.

Ronaldo kishte pranuar tashmë një ulje të konsiderueshme të pagës nga 584 mijë eurove në javë që bënte në Juventus, në mënyrë që të përfundonte një rikthim romantik në Old Trafford në fillim të sezonit.

Futbollisti i dytë me pagën më të lartë, portieri David de Gea me 438 mijë euro pritet që nga sezoni i ardhshëm të marrë një pagë prej 'vetëm' 328 mijë eurove.

Lojtarët janë në pozitë të negociojnë për një reduktim page më të vogël, por United nuk e ka lënë këtë sekret, teksa shkurtesat në paga janë përmendur në rezultatet e përvitshme.

Paratë maksimale që mund të fitohen në Ligën e Kampionëve për sezonin 2021-22 janë 83.8 milionë euro, me shpërblimin për të fituar kompeticionin prej 20 milionë eurove, megjithëse shifrat e sakta varen nga vlera e tregut të transmetimeve.

Në të kundërt, maksimumi që fituesi i Europa League mund të pretendojë është 20 milionë euro, me fituesit që marrin 10 milionë euro.

Një situatë e ngjashme u ngrit në fund të sezonit 2018-19, kur United përfundoi vetëm në vendin e gjashtë në Premier Ligë nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaerit dhe arriti vetëm Ligën e Evropës.

Në sezonin pasues, United u ngjit në vendin e tretë në tabelë dhe kështu iu rikthye futbollit në Ligën e Kampionëve, duke i hapur rrugë ringritjes së pagave, të cilat qëndruan ashtu pas sezonin të kaluar kur përfundoi në vendin e dytë.

Mirëpo, fushata aktuale ka qenë e tmerrshme. Pavarësisht rikthimit të Ronaldos dhe transferimit të Jadon Sanchos dhe Raphael Varanes, United ka kaluar nga një debakël në tjetrin.

Solskjaer u shkarkua në nëntor pas një serie të rezultateve të tmerrshme, përfshirë një humbje 5-0 nga Liverpooli, një humbje 2-0 nga Manchester City dhe një humbje turpëruese 4-1 nga ëatfordi.

Ralf Rangnick u soll si trajner i përkohshëm por forma e Unitedit thjesht nuk është përmirësuar dhe një zbrazëti e madhe është krijuar mes tyre, Cityt dhe Liverpoolit. 

Tjera nga autori:
1