<b>Verstappen</b> i pari, Ferrari i gjashti - Hamilton, as mos pyesni

Verstappen i pari, Ferrari i gjashti - Hamilton, as mos pyesni

24.04.2022 16:55

Red Bulli ka dominuar garën e Imola Grand Prixit, duke rrëmbyer dy pozitat e para.

Max Verstappen doli i pari në garën e Italisë, duke triumfuar në luftën e fortë për Çmimin e Madh.

Holandezi e përfundoi garën ashtu edhe siç e filloi, nga pozita e parë, në një terren jo fort komod, i cili ishte i vërshuar nga të reshurat e shiut. Nga ky mot, më së shumti u dëmtua Ferrari.

Ekipi italian mbeti pa Carlos Sainz, i cili u eleminua qysh në kthesën e parë, teksa në Charles Leclerc doli nga pista në xhiron e 54-t, për të humbur shumë pozita në renditje.

Perez përfundoi në pozitën e dytë, ndërsa Lando Norris i McLarenit zuri vendin e tretë.

Një ngritje impresive pati George Russell, i cili përfundoi i katërti, pasi nisi garën i 11-ti.

Lewis Hamilton zhgënjeu duke mos arritur të bëjë më shumë se pozita e 14.

Fituesi i garës, Verstappen tha pas ndeshjes: "Është gjithmonë e vështirë të arritet diçka e tillë, por dje dhe një ditë më herët, ne ishim në të dhe po dukej si fundjavë e fortë.

"Sot, kurrë nuk e dini me motin sa kompetitiv do të jeni, por mendoj se bëmë shumë mirë dhe kjo një-dy është shumë e merituar.

"Starti ishte shumë i rëndësishëm, por më vonë, duke gjykuar kushtet atmosferike dhe ndërrimin e gomave të rrëshqitshme, sepse në garë duhet që gjithmonë të diktoni shpejtësinë, dhe është gjithmonë paksa më e vështirë fillimisht, por gjithçka u menaxhua si duhet".

Perez, i cili përfundoi i dyti, potencoi: "Ishte jashtëzakonisht intensive! Lufta që prej gjysmës së garës, ne po luftonim, pastaj e morëm kontrollin por ata filluan të na ndiqnin përsëri dhe ishte luftë prapë.

"Gjëja më e rëndësishme sot ishte që të mos bënim gabime, sepse me këto kushte ishte shumë e vështirë të arrije dy pozitat e para. Mendoj se është rezultat madhështor për skuadrën. Kemi qenë aq të pafatë në start, ka qenë shumë e vështirë për ne.

"Jam i lumtur që shoh të gjithë në skuadrën time duke qeshur sot". 

 

Tjera nga autori:
1