<b></b> Vushtrria fiton ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë ndaj Lirisë, tani e pret pozitën e tetë të Superligës

Vushtrria fiton ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë ndaj Lirisë, tani e pret pozitën e tetë të Superligës

21.05.2022 18:02

Vushtrria më shumë vështirësi ka fituar ndeshjen e rëndësishme ndaj Lirisë, në kuadër të ndeshjes së barazhit për Ligën e Parë.

Vushtrria fitoi në 11-metërsha me rezultat 3:5, pasi nuk kishte fitues pas plotë 120 minutave lojë, me rezultatin që doli të jetë 1:1.

Takimi ka qenë shumë interesant me dy skuadrat që zhvilluan lojë të hapur me aksione të njëpasnjëshme,

Liria kaloi në epërsi pas vetëm dy minutave pas një goli të shpejtë të Altin Aliut, por që pas rishikimit të VAR-it, goli u anulua.

Dy skuadrat pastaj kishin edhe disa mundësi të mira shënimi, por që gjithashtu nuk u finalizuan, së paku jo deri në fundin e pjesës së parë.

Pas një kundëraksioni të shpejtë, mbrojtja mysafire shkaktuan penallti brenda zonës dhe pas rishikimit të VAR-it, arbitri akordoi 11-metërsh për vendasit.

Nga pika e bardhë u tregua shumë i saktë, Liridon Fetahaj që kaloi Lirinë në epërsi, rezultat me të cilin edhe përfundoi kjo pjesë.

Në pjesën e dytë, Vushtrria e nisi më mirë duke rrezikuar nga fillimi dhe arriti të gjejë golin e barazimit përmes Labinot Osmanit.

Nga një aksion i shpejtë, mbrojtësi vendas preku topin me dorë dhe pas rishikimit të VAR-it u akordua sërish penallti, veçse këtë herë për Vushtrrinë nga e cila, Osmani e konkretizoi në rrjetë.

Tutje, të dy skuadrat kishin raste të mira shënimi, por që gjithashtu u mungoi finalizimi, andaj ndeshja shkoi në vazhdime me dy pjesë nga 15 minuta.

Vushtrria në kohën shtesë e gjeti golin përmes Leart Eminit që realizoi nga afërsia (115’), por pas rishikimit të VAR-it, goli u anulua për faull në sulm.

Kësisoj, fituesi i kësaj ndeshje të rëndësishme u vendos nga penalltia, ku më të saktë u treguan skuadra mysafire që fitoi me rezultat 3:5.

Fytyra tragjike për Lirinë e Prizrenit ishte Viktor Kuka që dështoi nga pika e bardhë, derisa te mysafirët të gjithë u treguan të saktë.

Kështu, tani më Vushtrrisë i mbetet vetëm që të fitojë edhe një ndeshje për të siguruar pjesëmarrjen në Superligën e Kosovës për edicionin tjetër.

Vushtrria do të përballet me pozitën e tetë që përfundon këtë edicion në Superligë, gjë që ende nuk dihet me katër klube që mbesin matematikisht në garë.

Prishtina, Dukagjini, Malisheva dhe Drenica janë klubet që nesër do ‘luftojnë’ për mbijetesë dhe kush përfundon në pozitën e tetë, pastaj do ketë punë ndaj Vushtrrisë pas vetëm një jave.

Tjera nga autori:
1