<b></b> Xhaka me akuza të rënda ndaj bashkëlojtarëve: Disa prej tyre nuk kanë k*** për të luajtur

Xhaka me akuza të rënda ndaj bashkëlojtarëve: Disa prej tyre nuk kanë k*** për të luajtur

17.05.2022 10:10

Granit Xhaka e ka shfryer mllefin ndaj bashkëlojtarëve të vet, pas disfatës së tmerrshme të Arsenalit kundër Newcastle Unitedit të hënën, duke thënë se ata nuk kishin guxim për të luajtur.

Humbja e djeshme nënkupton se shpresat e Arsenalit për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm janë shuar pothuajse tërësisht.  

Arsenali duhet ta mposhtë patjetër Evertonin të dielën dhe të shpresojë se Tottenhami do të humbë kundër Norwich Cityt të rënë nga Premierliga tashmë, për ta mbyllur sezonin në top katërshe.

Newcastle e shkeli plotësisht skuadrën e Mikel Artetas në St James’ Park dhe fitoi falë një autogoli të Ben White dhe një goli të vonshëm të Bruno Guimaraes.

intervista e jashtëzakonshme e Xhakës me siguri lindi nga zemërimi i lëshimit të një mundësie të artë.

“Nga minuta e parë deri në minutën e 90-të ne nuk e merituam të ishim në fushë sot. Ajo që ndodhi ishte një paraqitje katastrofë dhe me të tilla ne nuk e meritojmë të luajmë në Ligën e Kampionëve, e madje as në Ligën e Evropës”, tha mesfushori shqiptar i Zvicrës.

“Është shumë e vështirë ta pranosh në këtë çast. Unë nuk e kuptoj pse nuk po e bëjmë atë që trajnerët na kërkojnë”.

Ai shtoi: “Nëse dikush nuk është i gatshëm për këtë ndeshje, lë të rrijë në shtëpi. Nuk ka rëndësi mosha. Nëse nuk je i gatshëm apo nervoz, rri në plazh, rri në shtëpi, mos eja këtu. Ne kemi nevojë për njerëz që kanë ko** për të ardhur për të luajtur këtu. Ne e dinim që kjo ndeshje ishte mbase më e rëndësishmja për ne por, me një paraqitje si kjo, është e papranueshme”.

Mesfushori 29-vjeçar, me prejardhje nga Podujeva, i ka bërë 26 paraqitje për Arsenalin këtë sezon, duke kontribuuar me një gol dhe dy asiste.

Ai ishte afër të largohej nga Emirates në verë, pas këmbënguljes së Jose Mourinhos për ta pasur te Roma, por ai u bind nga trajneri i vet Mikel Arteta për të qëndruar.

Marrëveshja e tij e tanishme me Arsenalin mbaron në verën e vitit 2024.

Tjera nga autori:
1