<b></b> Ylli shkatërron Trepçën në

Ylli shkatërron Trepçën në "Minatori", tashmë është një fitore larg titullit

26.05.2022 22:54

 

Ylli ka fituar pa shumë probleme në Mitrovicë, ndryshe nga pritshmëritë që ishin krijuar në fillim të ndeshjes. Që nga minuta e parë therandasit ishin më dominues. Ata nuk e lanë për asnjë çast në dilemë fatin e ndeshjes, e cila përfundoi me rezultat 46:60.

Hendeku i lartë në pikë u krijua në çerek të parë, aty ku kampioni në fuqi i Kosovës, Ylli, aplikoi një lojë me sulme të shpejta dhe gjuajtje të sakta. Çereku i parë përfundoi me rezultat 6:22 në të mirë të therandasve. 
Trepça kishte një përqindje të tmerrshme të efikasitetit në çerek të parë, prej 11,1%. Një shifër e frikshme për nivele të tilla të garave. 

Në fillim të çerekut të dytë ndeshja nuk është se pësoi ndonjë ndryshim të madh. Ylli vazhdonte që ta mbante qetësinë dhe sigurinë në lojë, ndryshe nga Trepça, e cila nuk ishte në mbrëmjen e saj më të mirë. Përpjekjet e mitrovicasve për ta ngushtuar rezultatin ishin të kota. Ylli me meritë arrinta që ta vendoste diktatin e lojës, duke shkuar në pjesë të parë në epërsi me rezultat 18:39. 

Pavarësisht përkrahjes së madhe të publikut vendas, ekipi i Yllit ishte tejet i vëmendshëm që të aplikonte lojën e duhur për ta mbajtur kapitalin e lartë të epërsisë që kishte krijuar nga dy çerekët e parë. Ata aplikuan sulme me aksione të gjata dhe preferuan që të koncentrohen në mbrojtje, duke i kursyer edhe energjitë.

Kësisoj, çereku i tretë u mbyll me rezultat 15:11 në të mirë të Trepçës, por kjo epërsi ishte e pamjaftueshme që të rrezatohej ndoku shpresë për rikthim të rezultatit.

Çereku i katërt dhe i fundit i takimit ishte simotër i atij të parafundit. Një lojë e dobët nga të dy skuadrat, por që i shkonte përshtati therandasve, të cilët arriten t'i neutralizojnë sulmet e Trepçës, për ta mbrojtur në fund rezultatin, i cili u mbyll në shifrat 46:60.

Në këtë ndeshje Sirko dhe Tmusic ishte dy koshashënuesit më të mirë me nga 13 pikë, respektivisht 12 pikë. 

Ndërkaq, për Trepçën pavarësisht lojës së dobët si ekip, Gordon ishte më i miri me 15 pikë të shënuar. 

Ylli tashmë është vetëm një hap larg sigurimit të trofeut të radhës, që do të ishte i dyti në Superligën e Kosovës. 

Tjera nga autori:
1