<b></b> Zyrtare: Kylian Mbappe edhe për tre vite te PSG

Zyrtare: Kylian Mbappe edhe për tre vite te PSG

21.05.2022 20:55

Paris Saint German ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës së sulmuesit Kylian Mbappe.

PSG ka arritur marrëveshje me Mbappen edhe për tre vitet e ardhshme, që do e mbajnë të 'blinduar' në "Parkun e Princave" për se paku deri në vitin 2025.

Përmes një video të bukur në stadiumin e tyre, PSG zyrtarizoi rinovimin e Mbappe.

"Historia po shkruhet. Ky është Parisi", dëgjohet Mbappe duke thënë në atë video.

Mbappe: Jam shumë i lumtur të vazhdoj aventurën te PSG

Sulmuesi Kylian Mbappe ka folur pak fjalë pas rinovimit të kontratës, që u bë në stadiumin "Parku i Princave" para mijërave tifozëve.

Ai u shpreh shumë i lumtur që po vazhdon aventurën te klubi francez, derisa dëshiron të fitojë trofe të shumtë.

"Jam shumë i lumtur që po vazhdoj aventurën këtu në Paris Saint-German. Të qëndroj në Paris, qytetin tim".

"Shpresoj që do vazhdoj të bëj atë që preferoj me ju të gjithë dhe të fitojmë trofe. Faleminderit shumë".

Përpos Mbappe, shumë i gëzuar u shfaq edhe presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi duke dhënë lajmin e madh para shumë tifozëve.

"Jam krenar t'iu jap lajmin e bukur: Kylian Mbappe ka nënshkruar kontratën e re deri në qershor të 2025 me PSG".

100 milionë euro për sezon, ja vlerat e çmendura në kontratën e Mbappes te PSG

Padyshim, tani mund të thuhet se sulmuesi Kylian Mbappe është lojtari më i paguar në histori të futbollit, pas kontratës së re që e mban në Paris deri në vitin 2025.

Në kontratën e re, francezi do fitojë vlera të çmendura financiare, kështu se paku raportojnë mediat më të mëdha në botë.

Fillimisht, gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano thotë se bonusi që Mbappe ka marrë nga PSG për rinovimin e kontratës është mbi 220 milionë euro.

Ai nënshkroi kontratë trevjeçare, ndërsa në secilin vit mund të fitojë rreth 100 milionë euro për vit, derisa edhe do ketë fjalë në vendimin për trajnerin e ri dhe drejtorin sportiv.

Përpos kësaj, pritet që Mbappe të ketë 'fjalën e fundit' edhe me lojtarët, se kush vjen apo largohet.

Tjera nga autori:
1